Viti 2013, vit i vetëdijesimit popullor në Kosovë!
Gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një populli, por edhe individi, është heqja dorë nga vetvetja. Edhe pse, tashmë edhe formalisht, ne vërtetë e kemi një shtet (çfarëdo qoftë ai), përmes tij si arritje, në vend të përparimit dhe zhvillimit të duhur dhe të pritshëm shoqëror-ekonomik dhe politik, duket se Kosova e jonë si shoqëri vetëm po vendnumërojmë në vend. Sinqerisht ju them, se sot po më vjen të qaj me lot kur shoh shumë njerëz në pushtet që, në emër të lakmisë dhe pasurimit material, tërësisht janë zhveshur nga idealet për të cilat si synime dhe principe ky popull ka sakrifikua shumë në të kaluarën e vetë historike. Në fakt, me ta si pasqyre, ne gradualisht po heqim dorë tërësisht nga liria.
Sot, në mediet tona mund të shohësh dhe dëgjosh shumë lajme në formë reklamave për synimet tona të integrimeve evropiane. Politikanët tanë në pushtet (por edhe ata që lajkatojnë për pushtet në opozitë) reshtur na flasin se kjo rrugë nuk ka alternativë. Edhe pse, në fakt, dita ditës po varfërohemi dhe degradohemi moralisht dhe politikisht, “Evropa e bashkuar” si formulë hipnotike e mbajtjes tonë sa më të gjatë në këtë gjendje shprese të rrejshme, po funksionon mrekullueshëm. Kështu që, çfarëdo kritike eventuale (individuale apo grupore) që mund të na shfaqet publikisht si mendim ndryshe ndaj këtij synimi si fiksion, lehtë përmbyset përmes atij anatemimi tashmë të njohur politik: “Ja ku janë antievropianët!”; “Ja ku janë antiamerikanët!
Sa më thellësisht në përsiatje po tentoj që nga retrospektiva t’i analizoj rrjedhat e gjertanishme të trendeve shoqërore – politike në këtë hapësirë tonë të brishtë kosovare, gjithnjë e më tepër po bindem mbi saktësinë e atij postulati religjioz si urtësi, i cili thotë: “Çdo populli, Zoti do t’ua jep asi fati dhe udhëheqjeje të cilën ata vërtet e meritojnë!”.
A thua, ku qëndron faji kryesor për këtë gjendje të përgjithshme që ne e kemi sot?
Pse jemi ashtu si jemi dhe pse e kemi situatën ashtu sikur e kemi?
Për këtë dhe shumë shqetësime tjera të shtruara, mendoj se faji kryesor duhet të jetë te ne si popull dhe tek prirja e jonë e gabuar kolektive e përqafimit automatik si realitet të çdo situate e cila me mjeshtri na është imponuar nga të tjerët . Dhe, jo vetëm kaq! Edhe përpos paralajmërimit dhe vërejtjes me kohë të ndonjë cenimi flagrant të këtyre interesave, si popull, përherë na ka munguar ndjesia e frymës së përbashkët për reagim solidar kolektiv ndaj një padrejtësie çfarë do qoftë ajo.
Bota gradualisht po zgjohet! Edhe pse disa herë të shpallur si populli më i durueshëm dhe më optimist në botë, në vitin 2013, as NE nuk duhet të jemi më ashtu indiferent kundrejt këtyre lëvizjeve të shumta populliste që veç kanë filluar ta përfshinë gjithë botën. Pra, as ne gjatë vitit që po na vjen nuk do të kursehemi nga “bashkëveprimi popullor” si reagim.
Edhe pse, ndoshta i ndikuar nga një trend botëror në rritje, shprehja kolektive e pakënaqësisë përmes kësaj forme, për ne kosovarët do të vijë në një teren të gatshëm dhe të parapërgatitur mirë me kohë, sikurse është: papunësia e madhe, varfëria, korrupsioni, hajnia, nepotizmi, mediokriteti dhe servilizmi pushtetar, morali i degraduar tej mase të shoqërisë në përgjithësi…Të gjitha këto dukuri shoqërore negative në rritje, dita-ditës po e demaskojnë fytyrën e vërtetë të kësaj politike dhe të këtij koalicioni në pushtet.
E kjo rrënje graduale e kredibilitetit të saj, në vitin 2013, do të vazhdoj me një ritëm edhe më të shpejtuar. Andaj, përballë gjithë kësaj të keqeje që na ka kapluar si shoqëri, ndjenja e ardhjes së një stuhie të madhe të pakënaqësisë kaherë të akumuluar sociale, në Kosovë po rritet me një masë të madhe të progresioni matematikor. Tashmë po vërehet qartë se, tek shumica e qytetarëve, “barku i zbrazët” ka filluar të ndikoj në ndryshimin e mendimit dhe bindjeve të tyre për këtë elitë politike dhe për mënyrën e saj të gjertanishme të politikëbërjes në vend.
Koha është për zgjim!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin