Kultura e lirisë përballë mizërisë morale
Kosova ka kaluar dy etapa të rëndësishme. Duke kaluar nga robëria në liri dhe nga liria deri te pavarësia, ajo ka realizuar kështu dy aspirata fondamentale që ja kanë mbajt gjallë shpirtin veprues dhe dinamikë ndër vite. Mirëpo, pas përmbylljes së këtyre dy etapave, ka munguar ideja mbi çfarë baze morale dhe intelektuale synohet te ndërtohet vendi sot dhe nesër. Kjo gjendje ka krijuar amulli dhe plogështi në vend.
Çdo shoqëri, në çdo kohë, ushqehet nga disa ideale të larta, që bahen parime të brendshme dhe që e mbajnë gjallë atë. Mbi këto parime e ideale krijohet kulturua e interesit të përbashkët.
Pas sendërtimit të aspiratës për liri dhe pavarësi, shqiptarët e Kosovës e kanë humbur busullën e orientimit. Nuk ka më ndonjë parim intelektual e moral mbi të cilin synohet të ndërtohet vendi ynë. Nuk ka më ndonjë ideal që e ushqen qytetarin tonë. Përkundrazi, qytetarët e këtij vendi ushqehen me të keqen dhe e keqja ka filluar të bëhet parim i përditshëm, që i ofrohet nëpërmjet politikës, arsimit, medias etj. Përballë kësaj gjendje degraduese, asnjë alternativë e shëndoshë dhe shpresëdhënëse, s’duket në horizont.
Mungesa e një alternative dhe e një ideje progresive e pozitive, ka bërë që një shoqëri e tanë të rrokulliset në mizëri morale. Në këtë situate, ku kapadaillëku i ka zënë vendin inteligjencës, është e vështirë me prit zhvillime pozitive. Shoqëria jone është lirua nga prangat e robërisë, por s’e ka kultivua kulturën e lirisë dhe demokracisë. Në mungesë të kësaj edukate dhe në mungesë të edukatorëve, mediokriteti ka lëshua rrënjë kudo, duke e shndërrua mosdijen në një normë të pashkruar, por të domosdoshme për “suksese”. Kjo ka sforcuar tej mase një klasë pseudopoltikanësh e psuedoanalistësh.
Kosovës tashmë një kohë të gjatë i mungon një klasë idealistësh e intelektualësh, që guxojnë, por edhe që dinë t’i dalin përballë të keqes, jo me një të keqe tjetër, por me një ide më të mirë. Kosovës i mungon një klasë intelektuale, që duhet të dalë dhe të jep alternativa të shëndosha e të motivuara nga idealet e mirëbërësisë (koncept i Branko Merxhanit). Kjo gjendj, ka bërë që ideali i njerëzve tanë të jetë fudullëku, pushteti pa meritë, dija pa kritere, arritja pa mund, karriera pa punë. Këto vese na kane çorientuar gjithë sistemin.
Një kastë mediokrish e rrahagjoksësh drejtojnë vendin, ndërkohë që partitë, mediat, institucionet akademike dhe arsimore, janë shndërrua në duzina që prodhojnë numër dhe jo cilësi. Në Kosovë është fashitur çdo ideal për të krijuar një shpirt unik e shtetformues. Në anën tjetër, sentimentet ndaj pushtuesve osmanë janë shtuar dhe rritur deri në dashuri, ndërkohë që adhurimi për vlerat tona të njëmendta bie çdo dite e me shumë.
Shqiptarët e Kosovës jetojnë pa ndonjë ideal të lartë, pa asnjë synim madhor, pa asnjë qellim afatgjatë dhe pa plane strategjike shtetërore. Këndej pari, këto parime i ka zëvendësuar improvizimi dhe alibia e arsyetuar banalisht: për ne kujdesen të huajt. Në gjithë këtë amulli, një rol tejet negativ kanë luajtur edhe mediat, të cilat nuk kanë bërë përpjekje minimale të jenë në shërbim të së drejtës, të së mirës dhe të përhapjes së kulturës së lirisë, që është porta e vetme drejt demokracisë së shëndoshë.
Çfarë i duhet shoqërisë sonë? Këtë pyetje e shtrojnë idealistët e paktë, që me ankth e shqetësim shestojnë rrokullisjen e shoqërisë sonë në mizëri morale, që zë fill me debatet absurde në tempullin e demokracisë (Parlament) dhe aneminë e opozitës për të dhanë një ide shtytëse më të shëndoshë e më progresive. Po këtë anemi e ndeshim edhe në sferën e përgjithshme publike, te shoqëria civile, mediat dhe intelektualët.
Andaj, Kosovës më shumë se kurrë, i duhet një ide e re shoqërore, që i del përballë të keqes që ka triumfuar kudo. Kjo s’është e lehtë, por s’është e pamundur. Duhet një ide e mire që pikësynim ka interesat e përgjithshëm dhe të mirat e përbashkëta. Kjo filozofi ndërton ideale të përbashkëta. E kjo bëhet nëpërmjet një klase të shkolluar mirë dhe me parime të shëndosha humane dhe kombëtare, nëpërmjet një inteligjencie që është e aftë dhe e guximshme m’i këput zinxhirët e mendjes, siç do të kërkonte Faik Konica.
Katandisja jonë në mizëri është bërë me vetëdëshirë. Ne vendin tonë ende nuk shihet një frymë e re, as ne media, as në kulturë, as në sferat tjera, qe do t’i thoshte me dije dhe alternativa stop të keqes dhe njëkohësisht do të shfaqte alternativa e ide të menduara mirë, në përkim me ambiciet e vendit.
Politika ka përgjumur edhe atë klasë intelektuale që kemi pas. Një pjesë e ka futë nën sqetullat e pushtetit dhe e ushqen me ndonjë kockë, sa për t’ia mbyll gojën. Një pjesë e ka katandisë në mjerim ekonomik. Mediat dhe analistët e shumtë janë ose mediokra, ose shfaqen me ide rrënues. Nuk mjafton vetëm të kritikohet ky sistem dhe ky pushtet. Duhet dhënë alternativa e ide të qarta si dilet nga kjo gjendje.
Opinioni publik është i uritur për ide kreative dhe ndërtuese. Ai nuk ka nevojë për kundër ide të këqija. Në këtë sens e shoh tejet shqetësues fakti se edhe ato pak ide të ndryshme që shfaqen në politikë e herë pas here edhe në media, s’kanë substancë, janë jashtë çdo realiteti kombëtar e ndërkombëtar dhe pak duken të jenë qëllimmira. Kjo ka bë që shoqërinë tonë ta kapë një ndjenjë e plogështisë, ndërsa inteligjencien e paktë, një ndjenjë e indiferentizmit, e arsyetuar me fjalët: asgjë s’bëhet më mirë. Populli po ashtu ushqehet nga një ndjenjë të përkohshmërisë. Kombet nuk ushqehen me ndjenjat e përkohshme, sikur çdo gjë ndodh për sot. Kosova ka nevojë për një rilindje të re shpirtërore, e kjo tashmë është bërë nevojë imediate.
E keqja më e madhe shoqërisë i ka ardhur nga degradimi i inteligjencies. Ky degradim i ka krijuar kushte te favorshme kësaj kaste politike, që gjendet ne deficit të gjithfarshme, mu sjell si të dojë me fatin e një vendi. Ky degradim ka shkërmoqur idealet dhe sot, politika është bërë ushqim dhe shujtë e përditshme për shqiptarët. Kultura, është marxhinalizuar, ndërkaq njerëzit e kulturës, trajtohen si "për gjynah". Nuk ka mundësi një komb me ec drejt përparimit, pa pas edukatorë, njerëz të kulturës, njerëz të dijës, që dinë ta ushqejnë me vlerave të njëmendta. Është tashmë fakt i pranuar se politika ka ngulfatur çdo gjë. Ne shohim sesi njerëzit e konjukturave të ndryshme, varin maska dhe atyre ju besohet verbërisht. Këtu bëjnë pjesë edhe disa pseudo akademikë, që të vetmen gjë që e bëjnë mirë për Kosovën është mjegullnaja dhe plogështimi i shoqërisë.
Kosova duhet ta flakë idenë se shteti jeton për vete dhe luksin e tij. Vendi ynë duhet të ushqehet me ide tjera, me ide kulturore e ideale kulturore, sepse vetëm këto ide e ideale, mund ta mbajnë gjallë fanarin e ndezur të një shpirti gjallërues kombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj