Pa dashur me ja “gj…” askujt
Falë kalibrit dhe nivelit etik të këtyre politikanëve tanë aktual në pushtet, nëna ime e ndjerë, e cila më ka vdekur para shumë viteve, u deshtë “post mortum” të aktualizohet dy herë: herën e parë gjatë zgjedhjeve të fundit kur ishte zgjuar nga varri për të votuar; dhe, herën e dytë, kur u deshtë, së paku me fjalë, të jetë e “shkërdhyer” në këtë “pronto” aferë me përgjime.
T’i lëmë anash sarkazmat dhe shakatë, por detyrimisht duhet konstatuar se skandali i fundit me përgjimin e telefonave të disa udhëheqësve më të lartë shtetëror nga ana e EULEX-it dhe shfaqja e tyre në publik, seriozisht ka shqetësuar dhe indinjuar opinionin tonë të gjerë. Mbase, shumicën po, por jo të gjithëve. Konkretisht, me këtë rast, sigurisht jo edhe ata që një pjesë të këtyre politikanëve i njohin më për së afërmi. Fundja, a nuk ishte edhe ai përfaqësues “xhoker” i partisë në pushtet, i cili para disa dite, në një emision televiziv, këtë diskurs komunikues të “shokëve“ të tij pushtetar publikisht edhe vetë e vlerësoj si diçka “shumë normale”. Thjeshtë, kjo po i bie se kemi të bëjmë me një mentalitet të tyre të natyrshëm nga i cili ata nuk mund të dalin aq lehtë, e posaçërisht kur bëhet fjalë për një bisedë të zakonshme “relaksuese mes dy veshëve”.
Mendoj se në këtë kontest po ashtu është interesant si kuriozitet të ceki se në rrjetin social Facebook , e kisha lexuar edhe një koment si arsyetim shumë absurd në këtë temë. Njëri, sigurisht militant i verbër i asaj partie në pushtet, fjalorin banal të adhuruesve të vetë politik e kishte arsyetuar kështu: “Ata na çliruan… Çka ka të keçe këtu? Është normale që trimat edhe shajnë”!
Ajme, ajme, ajme… deri më sot nuk e kisha ditur se sharja dhe vulgariteti verbal si shprehi, na qenka edhe karakteristikë dhe virtyt i trimave?!
Menjëherë pas publikimit të përmbajtjes skandaloze të këtyre përgjimeve në “YouTube”, si reagim më i arsyeshëm pasues i “viktimave” ndaj këtij veprimi, unë në vete parashikoja dy alternativa: e para – shpallja e tyre si të pasakta dhe fabrikime të bëra nga ndonjë konkurrent politik qëllimkeq; dhe e dyta – të pretendohet se me këtë veprim është bërë cenimi i paligjshëm i privatësisë së tyre.
Natyrisht se nëse mbështetemi në një logjike të shëndoshë, që të dyja këto motive assesi nuk duhet të shkojnë së bashku, por si “ose-ose”. Logjikisht, fabrikimi i incizimeve si arsyetim nënkupton bërjen publik të diçkaje që realisht nuk ekziston. Pra, kemi të bëjmë me trillim, ujdisje, montim, adaptim…. Ndërsa, “cenimi i privatësisë” si veprim, është një realitet faktik që ka ngjarë objektivisht, por me ndërhyrje të palejueshme dhe bërjen publike në çfarëdo forme të asaj rrethane njëkohësisht trajtohet edhe si veprim i paligjshëm.
Çuditërisht, arsyetimi i tyre në reagimin e menjëhershëm publik ndaj këtyre përgjimeve telefonike, i kishte që të dy këto elemente logjikisht paradoksale në mes vete: përmbante konstatimin edhe falsifikim, fabrikim apo montim… por, edhe cenim të paligjshëm të privatësisë. Që të eliminohet dyshimi për mundësinë e parë të reagimit zyrtar të qeveritarëve tanë, menjëherë u përkujdes EULEX-si, i cili publikisht pranoi se ato incizime nuk janë fabrikime dhe se janë të bëra nga ana e tyre si dëshmi materiale për një proces gjyqësor që është në vijim e sipër. Me heqjen e motivit të parë nga reagimi zyrtar i qeverisë, tashti këtyre po ju mbetet si arsyetim vetëm atakimi në kinse “cenim të privatësisë”.
Shumë gjatë mendova edhe për mundësinë që me publikimin e “paligjshëm” të këtyre përgjimeve të parashtruara në besim si fakte gjyqësore nga EULEX-si, edhe të dënohet ndokush për “cenim të privatësisë”.
Hajde, në vazhdim, edhe këtë herë ta marrim këtë motiv me metaforë: paramendoni sikur p.sh. dikush hyn pa leje në banesën tuaj dhe aty “përvetëson” (vjedh) një shumë të konsiderueshme të parave. Hyrja e paautorizuar në banesë, sigurisht se në këtë rast është edhe cenim i privatësisë. Më vonë, personi i dyshuar zihet dhe ai para gjyqit nuk përgjigjet dhe dënohet për përvetësim të paligjshëm të parave tuaja (vjedhje), por për “cenim të privatësisë”…
Sa do të ishte kjo e drejtë?!
Ngjashëm, sa do të ishte e drejtë që pas publikimit të këtyre incizimeve skandaloze, dikush, së paku si akt moral, të mos kërkoj falje për përmbajtjen e tyre, e në anën tjetër të përgjigjet ai i cili me publikimin e “paligjshëm” të përmbajtjes së tyre ka pas guxim ta shkeli privatësinë e dikujt? Dikujt të plotpushtetshëm… “Të atyre që” – sikur thoshte ai miku ynë virtual nga Facebooku – “…na kanë çliruar, prandaj është edhe normale të shajnë”?!
Krejt në fund, meqë ky artikull ishte i shkruar në një moment shpirtëror kotësie të dëshpërimit, sinqerisht shpresoj që me këto “mesele të shkarravitura” këtu, nuk ja kam “gj…” askujt…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin