Mësime politike… nga Messi!
E kisha parashikuar që rekordi i Gerd Myler nga Lionel Messi do të thyhej në datën 9 dhjetor… dhe, u thye. Fitorja 2-1 ndaj Betis në ndeshjen e të dielës ka gëzuar Lionel Messin, i cili ka thyer rekordin 40 vjeçar të Gerd Myler, duke shënuar 86 gola në një vit kalendarik. Por, në këtë vit historik për të, argjentinasi mendon se është një futbollist tjetër që e meriton “Topin e Artë”, shoku i tij i skuadrës, Adres Iniesta.
“Nuk do të më vinte aspak keq sikur ‘Topin e Artë’ ta merrte Andres Iniesta. Ai e meriton plotësisht atë për gjërat që po bën ndeshje pas ndeshje. Një trofe i tillë do të ishte një çmim edhe për skuadrën”, tha Messi në përfundim të ndeshjes.
Sipas tij, rekordet e thyera janë shumë të bukur, por e rëndësishme është të sigurohen trofetë në fund të sezonit.
“Është shumë gjë e bukur të thyesh këtë rekord, për atë që nënkupton, por është më e rëndësishme fitorja që na mundëson të ruajmë distancën me pjesën tjetër të skuadrave, kjo është ajo që kërkonim nga kjo ndeshje. Objektivi im kur filloi sezoni ishte të arrija edhe një herë të fitoja gjithçka në nivel skuadre: Kampionatin, Ligën e Kampioneve dhe Kupën. Ky vazhdon të jetë objektivi kryesor”, konfirmoi sulmuesi argjentinas.
Sa kënaqësi është të dëgjosh mesazhe të tilla modestie e dashurie dhe respekti për shokun dhe punën e tij.
Një deklaratë e tillë s’ka si të mos të prekë zemrën e çdo njeriu, si dhe xhelozinë për këtë nivel të lartë të mirësisë e dashurisë njerëzore. Fituesi i ”Topit të Artë” dhe lojtari më i mirë në botë në këto katër vitet e fundit, ”jashtëtokësori” apo ”gjeniu i futbollit”, Lionel Messi, i cili meriton më shumë se kushdo tjetër çdo lëvdatë e nderim, jep shembuj të tilla modestie, respekti, për punën e shokut dhe frymën e ekipit, jo të unit.
Ai (Messi), një futbollist i thjeshtë, pa çka se më i miri në botë, u jep leksione edhe politikanëve dhe udhëheqësve kudo në botë, sidomos atyre në vendin tonë, që duan të vdesin në krye, për rotacionin njerëzor edhe në vlerësim dhe që vënë mbi të gjithë shpirtin e ekipit, frymën e kolektivitetit mbi atë të unit, të njëshit. Kishim edhe ne shqiptarët një thënie të madhe e të mençur popullore: “Trimi i mirë me shokë shumë”, pa çka se trima e djem të zotët si Messi i kanë shokët e rrallë.
Por, tek ne ajo shprehje e bukur është lënë në harresë nga praktika e sundimit dhe e kultit të individit! Dhe, për këtë quhet Lionel Messi, një lojtar i madh, se nuk është vetëm loja që ja rrit këtij njeriu, prestigjin, por është njerzillëku dhe respekti që ka për ata që e ndihmojnë atë që të jetë një lojtar i madh dhe një i tillë është dhe Iniesta, që me lojën e tij, bashkë me Xavin, i japin Messit atë shërbim që ai kërkon në çdo kohë.
Është i vetmi lojtar në botë që s’ka asnjë lloj tangarlliku dhe që respekton të tjerët. Prandaj, nuk ka asnjë dyshim që edhe për herë të katërt radhazi, lojtari më i mirë në botë në këto katër vitet e fundit, ”jashtëtokësori” apo ”gjeniu i futbollit”, Lionel Messi, do të fitojë ”Topin e Artë”, jo vetëm shkaku i thyerjes së rekordeve botërore të lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit, por se një gjë të tillë e meriton.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIncidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze