Referimi si detyrë shtëpie
Federata e Basketbollit të Kosovës me vite të tëra po kërkon anëtarësim në FIBA, sikurse edhe federatat e tjera të Kosovës. Mirëpo, shtrohet pyetja a jemi të gatshëm të anëtarësohemi në FIBA dhe federatat tjera në të cilat në kushte normale do të duhet të ishim? Mendoj se krahas kërkesës për anëtarësim në FIBA, i cili anëtarësim po zvarritet për shkaqe kryekëput politike, duhet që edhe ne t’i kryejmë detyrat tona që kanë të bëjnë më ngritjen e cilësisë së basketbollit kosovar. Cilësia nuk është dhe nuk do të thotë që në të ardhmen do të jetë vendimtare për pranimin ose jo të Kosovës në FIBA, por aleatëve tanë në arenën ndërkombëtare sportive, do t’ua shtonte edhe një argument të fuqishëm, që deri në pranimin në FIBA, të mund t’i gëzojmë disa të drejta, e të cilat do të ndikonin që mos të mbesim të izoluar edhe për vite të tëra.
Në cilësinë e basketbollit kosovar rol të rëndësishëm kanë disa faktorë, ku ndër ta mund të përmendim: Infrastruktura në ambientet sportive, investitorët, organizimi etj. Sa u përket këtyre dy faktorëve të parë, mund të themi se ata pak a shumë janë të ndërlidhur, por jo plotësisht, mes vete. Te infrastruktura në ambientet sportive rol vendimtar mund të luajë shteti me investime në ambiente sportive, që indirekt do të kishin edhe efekt social, pasi që të rinjtë do të kishin mundësi që shumë më shumë të merreshin me aktivitete sportive. Ndërkaq, investitorët është vështirë të gjendet, por edhe kur ata i kemi ndodh që largohem (kemi rastin e Mabetexit). Për shkak se në vendin tonë nuk është i rregulluar sponsorimi me ligj, e që në mënyrë direkte do t’i stimulonte investitorët potencialë të investonin në klubet e ndryshme sportive.
Sa i përket faktorit të tretë që e përmendëm më lartë, e që është organizimi, mund të themi që nuk jemi në nivelin e duhur. Kjo u pa sidomos në tri ndeshjet e fundit të ‘BKT Superliga’ në basketboll. Fillimisht në Prishtinë ndërpritet ndeshja për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarit (RTV21-DRITA), pastaj në Pejë për shkak të huliganizmit u deshtë të zbrazej palestra (PEJA-BASHKIMI), e në fund u vulos e gjitha në Prishtinë, ku për shkak të huliganizmit të tifozëve të të dyja palëve u zbraz palestra (PRISHTINA-TREPÇA).
Shpeshherë kur po flitet për problemet që po e karakterizojnë sportin kosovar në përgjithësi, e basketbollin në veçanti, po preket vetëm çështja e pasojave, por jo edhe e shkaqeve. Se sulmi ndaj referëve duhet të dënohet maksimalisht nuk do mend, se huliganizmi duhet të dënohet maksimalisht nuk do mend, por se a po kontribuojnë në këto fenomene negative edhe vendimet e referëve shpeshherë kontroverse, mendoj se po.
Në shumicën e ndeshjeve derbi që zhvillohen në ‘BKT Superliga’ kemi shumë vendime të dyshimta të referëve tanë, të cilat pastaj po i nxisin (edhe pse në rrethana normale nuk do te duhej) lojtarët, stafin teknik dhe tifozët të reagojnë. Mirëpo, në thelb reagimi është i lejuar, por si në shumë sfera edhe në sport nuk jemi të pjekur mjaftueshëm që të reagojmë kur duhet dhe si duhet. Reagimi pastaj po përcillet me veprime të dhunshme si të lojtarëve e tifozëve, po edhe me veprime aspak të denja të personave që përbëjnë stafin teknik të një ekipi.
Për fund dua të them që duke u përmirësuar organizimi i ndeshjeve basketbollistike në përgjithësi, e referimi në veçanti. do të kishte ndikim mjaft të madh që të mos përballemi në të ardhmen me situata si ato të javës së kaluar. Pra, t’i kryejmë fillimisht detyrat e shtëpisë, para se të pranohemi që të marrim pjesë në aktivitete të karakterit ndërkombëtar.
(Autori është në përfundim të studimeve Master për kulturë fizike, sport dhe rekreacion)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kqz2-780x439.jpg)
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave
![Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-7-780x439.png)
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?
![Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-82-780x439.jpg)
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi