Motivimi në një kohë pa kohë
Kohërat e motiveve ikën, ndryshuan, megjithëse një luftë e vështirë përfundoi. Më intrigon fakti se vetëdija jonë për shumë gjëra, në vend të progresit e avancimit ka pësuar regres mu në kohën kur shteti i kërkuar e i ëndërruar me vite ka lindur. Sot më pak se kurrë e ndjejmë shtetin si vendin tonë, në çdo hap që bëjmë tregojmë sa pak ka avancuar vetëdija kolektive për atdhedashuri. Disa të verbuar nga përvetësimi personal, e disa të tjerë nga ironia e padrejtësive të jetës, dhe të gjithë të privuar për një kohë të stërzgjatur, të pavetëdijshëm për vlerat e mirëqenies shoqërore dhe pronësisë së përgjithshme, pjesë e së cilës është secili prej nesh .
Më kujtohen vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, kur shumë e dashura S.. kthehej në mbrëmje tejet e lodhur, pasi kishte kaluar kilometra deri në zonat e luftës. Asokohe, ajo me shumë emocion tregonte për njerëzit e dëbuar nga shtëpitë e tyre të cilët tërë natën do ta kalonin në male nën shiun që binte pandërprerë. Shqetësohej nëse do të mbijetonin fëmijët deri në mëngjes. Të nesërmen, me padurim, përkundër rreziqeve nga punktet e pozicionuara të policisë serbe, ajo nisej përsëri në atë udhëtim. Me të udhëtonin edhe pjesëtarë të tjerë të personelit. Disa nuk ishin shqiptarë . Kishte aty edhe gazetarë të huaj, prej nga mbërrinin raportimet deri në gazetat më të njohura.
Më kujtohet se ne e prisnim çdo mbrëmje me padurim që të kthehej me lajmet e fundit. Këmbëngulja e saj për të ndihmuar ata njerëz buronte nga shpirti, diçka që nuk ka nevojë të tregohet, por që vetvetiu ndihet, ishte shkaku pse ajo nuk mund të hiqte dorë nga ai udhëtim i rrezikshëm…
Pas luftës kam pasur fatin të takoj shumë nga ata që janë angazhuar në të njëjtat zona. P.sh. zonja E…, menaxhere e një shoqate për ndihmë familjeve të viktimave të luftës, në një takim të rastësishëm më thoshte se nga zonat ku u zhvillua lufta njerëzit nuk e pranonin lehtë mendimin e tjetrit dhe ishin me një karakter tepër të vështirë për të bashkëpunuar. Sipas saj, ata ndoshta me të drejtë mendonin se askush nuk i kuptonte përjetimet e tyre ende të freskëta .
“Në raste të tilla jam unë ajo që duhet të jap më tepër dhe të mos dorëzohem lehtë, sepse ata kanë humbur shumë dhe po ti’ pyesësh as të jetojnë nuk duan më. Kanë karakter shumë të vështirë, që vetëm dhimbjet e luftës dinë ta krijojnë”, vazhdonte ajo.
Përderisa i thoshte këto fjalë, vëreja se ajo insistonte me çdo kusht të ndihmonte, sepse e ndjente këtë si një borxh personal. Ajo ishte një grua e thjeshtë, por këmbëngulja e saj e bënte të madhërishme, edhe pse sot e asaj dite nuk është personalitet i njohur i shoqërisë tonë.
Dhjetë vite pas luftës po e jetojmë një kohë tjetër, krizën shoqërore ku nga kontradiktat e mëdha shoqërore, ende pa u formuar ky shtet aq i kërkuar nga secili prej nesh, ka humbur çdo motiv për atdhedashuri.
Ato motive që dikur ekzistonin, në kohën kur mësuesja e kishte për obligim të mbante edhe dorën e nxënësit më të dobët me shumë durim, derisa të ngulte në kokë shkronjë për shkronjë alfabetin, më nuk u shfaqën përkundër nevojës së madhe të shoqërisë dhe shtetit tonë. Ndonëse mësuesja e dikurshme krenohej për klasën dhe nxënësit e shkëlqyeshëm, në një mënyrë bëhej heroinë edhe pse ajo merrte vetëm një pagë, asgjë nga orë shtesë të matematikës, as të gjuhëve të huaja. Mjaftonin ato orë mësimi gjatë të cilave përpjekjet e saj ishin të mëdha – dhe nuk shkuan huq. Kujtesa jonë ende i rikthen në mendje.
Sot vetëm pak vite pas “New Bornit”, kontributi për shoqërinë nënkupton për ne diçka jo përfituese. Neglizhencën tonë shumë të kushtueshme ndaj interesit të përgjithshëm e hasim në sa e sa shembuj konkret, gati të gjithë e njohin si personale vetëm pak metra katrorë ku pronësia definohet me një emër personal . Dhe kështu, vetëdija jonë kolektive punon në disfavor tonin të përgjithshëm e njëkohësisht edhe atë personal.
Pajtohem se është e vështirë të kesh motiv për atdhedashuri sot . Pothuaj asgjë nga gjërat e përditshme nuk të bën të pasur, as me famë, e as të madhërishëm. Por, është tejet e nevojshme të dashurosh vendin tënd për hir të qasjes që kishim nga e kaluara jonë e përgjakur dhe e përvuajtur dhe të asaj që do të lëmë pas në shtetin tonë të aq shumë pritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çka e gjeti KQZ-në?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/564151-780x439.jpg)
Çka e gjeti KQZ-në?
![KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-4-780x439.jpg)
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/SINJOOOOO.jpg)
"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4
![Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-5-780x439.jpg)
Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi