Folklorizëm akademik
Kur një person e ndërron emrin pas më shumë se dyzet vitesh, kjo mund të jetë tregues i krizës së thëllë të identitetit. Por, kur një institucion publik i arsimit të lartë e bënë këtë, atëhërë kjo ka të bëjë më shumë sesa vetëm me krizë të identitetit.
Vendimi i fundit i Senatit të Universitetit të Prishtinës për ndërrimin dhe emërtimin në Hasan Prishtina, është kundër parimeve dhe traditave universale të Universiteteve, të cilat kryesisht emërtohen sipas vendit ku veprojnë. Universiteti i Bolonjës me traditë mijëvjeçare, i themeluar më 1088, i Oksfordit (1163), Kembridxhit (1209) dhe mijëra Universitete tjera serioze i mbajnë emrat e tyre sipas vendit të themelimit e jo të personave të përveçëm. Në raste të rralla, kur kjo bëhet sipas figurave të shquara, zakonisht ndërlidhet me themeluesit e tyre.
Këtu nuk është çështja aspak e meritës apo kontestimit të figurës dhe veprimtarisë së shquar të patriotit Hasan Prishtina, por që vendime të tilla duhet të merren si rezultat i debateve të gjëra publike e akademike, argumentimeve të mirëfillta dhe jo vendimeve ad hoc dhe të pamenduara mirë. Universitetet, sipas vetë emërimit dhe arsyes së ekzistencës së tyre, nuk mund të përvetësohen nga askush dhe për asgjë tjetër, përveç dijes dhe shkencës, sepse janë për të mirën e përgjithshmë publike.
Ekzisojnë mendimtarë e shkencëtarë, nobelistë e figura të njohura angleze, amerikane, gjermane etj., por jo edhe Universitete me emra të tyre. Por, mund të ketë eventualisht fonde bursesh, biblioteka, salla apo çmime me emra të tyre. Përvec kesaj, ekziztojnë edhe një vargë arsyesh tjera, se përse një vendim i tillë është i gabuar.
Së pari, kjo mund të hap diskutime të panevojshme se cili do të ishte më meritor të mbaj emrin e këtij Universiteti. Së dyti, në botën e jashtme do të përçojë një imazh jo aq pozitiv për Universitetin, pasi që zakonisht Universitete të lindjes si ato të Bjellorusisë, Gjeorgjisë apo Indisë emërtohen kështu. Të mos flasim pastaj për telashet procedurale me njohjen e diplomave dhe dokumenteve nga institucionet simotra në botë. Pastaj, probleme tjera mund të shkaktohen rreth përfaqësimit dhe vazhdimësisë legale të Universitetit të Prishtinës nga ana e Universitetit që vepron në veri të Mitrovicës, i cili formalisht emërtohet si Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicë.
Me këtë emërtim nuk besoj se i bëhet nder as Hasan Prishtinës, as vet studentëve e qytetarëve te vendit, por me rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e kushteve për studim e hulumtim do të respektohej veprimtaria dhe sakrifica e secilit atdhedashës që kanë dhënë kontribut për këtë vend.
Vendime të tilla thuaja arbitrare janë më shumë në funksion të një folklorizmi për hir të pushtetit sesa kurorëzim i ndonjë suksesi të theksuar. Madje as në sisteme politike autoritare e totalitare, Universitetet janë kursyer nga ndërrimet e emërtimit. Arsimimi, siç thekson edhe Adorno te Teoria e Gjysmanalfabetizmit, nuk përvetësohet dot. Shkolla ime fillore, si adresat dhe shumëçka tjetër deri tani disa herë janë emërtuar e riemërtuar. Shpresoj shumë që një fat të tillë së paku Universiteti të mos e pësoj.
(Autori është Profesor dhe Shef i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-9-780x439.png)
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474199609_532609146465787_8850229421943599318_n-780x439.jpg)
"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"
![Kim Kardashian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KEM15.jpg)
Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"
![NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475763358_1024399606163998_2401900869585418119_n-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë 17 shkurt merr pamje të re, Ismaili thotë se punimet kanë nisur sot
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi