LAJMI I FUNDIT:

Mediat dhe politika

Shqipëria jonë po feston 100 vjetorin e pavarësisë. Në këtë përvjetor kreu i shtetit të Kosovës do të ulet e të dialogojë me Beogradin për copëtimin/faljen e territoreve të Kosovës së vogël.

A duhet të festojmë apo të mbledhim forcat e të organizohemi se çfarë më tutje?

Në këtë përvjetor do të ishte shumë më mirë që kreu politik në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup të ulet, të rezonojë e t’ju drejtohen kombit me strategji dalëse nga kjo dramë që po kalon Kosova e kombi shqiptar.


Përsëri këtu del në sipërfaqe roli i mediave të pushtetit në ndihmë të krimit politik e ekonomik

Mediat shqiptare, që janë duke "djegur" me qindra e qindra orë të programit televiziv për këtë ditë të madhe, kanë një udhëzim dhe duhet kryer detyrat që i ka caktuar politika në pushtet. Këto media të pushtetit, e jo të popullit, duan që përmes manipulimit me fjalën dhe fotografinë të shpërngulet vëmendja e opinionit të popullit nga problemet e mëdha e ekzistuese, në "festa e qejfe" ballkanike.

Këtë ditë të madhe, politikat, përmes mediave të tyre, janë duke e shfrytëzuar këtë përvjetor për fshehjen dhe maskimin e dështimeve të tyre.

Përvjetorin e pavarësisë politikat në pushtet, se bashku me mediat e tyre, janë duke e shfrytëzuar mirë për ta mashtruar këtë popull për kinse sukseset e mëdha që Kosova jonë ka arritur me këta njerëz.

Përvjetorin e pavarësisë politikat në pushtet janë duke e parë edhe si "shpëtim" nga dalja e situatës ku këta janë katandisur. E, këtu rol të madh po luan media dhe gazetarët servil.

U bëjë thirrje gazetarëve të pavarur e guximtar që të mos jenë "mikrofon" i qeverisë, por të jenë tjetër: zëdhënës të së drejtës dhe mbrojtjes së popullit nga gënjeshtra dhe propaganda.

Ftoj gazetarët dhe gazetaret e ndershme e me dije që mos të jenë mjet manipulimi në dorë të krimit politik dhe ekonomik.

Kosova po ligështohet, po e ndan e po e ligështon Qeveria jonë, po e destabilizon e po prodhon politika fshatare. Rezultati po dihet e po preket: Populli është i papunë dhe jo i shëndoshë. Pensionistët janë pa sigurime shëndetësore; po vdesin. Fëmijëẗ pa fëmijëri, me çrregullime psikosociale. Nënat të papuna e të manipuluara – pa jetë e respekt. Rinia e pa shpresë dhe e humbur… E qeveria po feston. Sukseset! Sukseset! Pambarimisht sukseset. Këtu e atje!

Shtrohet pyetja: A janë "sukseset" e qeverisë suksese që populli i ndien e i shef, apo janë këto realitete televizive dhe vetëm fiksion.

Shtrohet pyetja, përsëri: A ka arritur media e “Thaçit & Co.” që të fshijë kufirin në mes së reales dhe botës së endrrave? A është "suksesi" i Thaçit vetëm fotografi e bukur mediatike?

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori