“Sokrat i vuajtur” apo “derr i lumtur”?!
Sokrati u lind në Athinë në vitin 470 p.e.s. dhe në historinë e filozofisë së lashtë greke konsiderohet si njëri ndër figurat më interesante dhe më atraktive të saj. Mendimtar rebel, përmes kritikës së hapur, në vazhdimësi i vente në dyshim (në lojë) vlerat shoqërore të kohës: politikën, të drejtën e shtetit, autoritetin, fenë etj. Kur me këto qëndrime u bë i famshëm dhe me ndikim tek masat e gjëra popullore, elita dominuese e Athinës, nga frika për mundësinë e rrezikimit të pozitës sunduese, e akuzoi se kinse ai me mësimet e veta dhe qëndrime intelektuale publike po e prishte (indoktrinonte) rininë. Andaj edhe e dënoi me vdekje. Në kohën sa ishte i dënuar me vdekje në burg, të pakënaqur me këtë dënim të padrejtë, nxënësit e tij besnikë ia organizojnë arratisjen. Por, ai, me këtë rast, assesi nuk pranoi të ikte nga burgu.
“Nëse tashti do arratisesha, atëherë para atyre që më dënuan padrejtë do të paraqitesha si mohues i gjithë asaj që më parë i kisha mësuar të tjerët.
Edhe para kësaj sfide të madhe vendimtare jetësore – në mes të vdekjes së lavdishme dhe ikjes poshtëruese nga burgu si shpëtim – ai me krenari zgjodhi rrugën e pësimit të dinjitetshëm përmes dënimit. Piu kupën me helm dhe vdiq në moshën 70 vjeçare.
Edhe pse që nga vdekja e Sokratit e deri më sot kanë kaluar afër 2500 vite, mësimet filozofike, e posaçërisht tragjedia e tij parimore sakrifikuese, gjithnjë ndër brezash kanë mbet si sinonim i intelektualizmit të mirëfilltë parimor, përherë rebelues. Si model i tipit të atyre njerëzve që për nga dija dhe virtytshmëria e lartë morale, kanë qenë shume e shumë më përpara se bashkëkohësit e shumtë injorantësh hipokritë dhe të dalldisur materialistë, të cilët me çdo kusht synonin poste dhe privilegje pushtetesh.
Janë pra ata të cilët përpos kanosjes së rrezikut përmes nënçmimit, përbuzjes, shantazhit, kërcënimit, mjerimit ekzistencial… fuqishëm kanë besuar në rrugën e zgjedhur drejt arritjes së qëllimit. Rrugë kjo e cila kryekëput mbështetet mbi të drejtën dhe arsyen e shëndosh si realitet.
Edhe pse me këto qëndrime zakonisht në fund kanë qenë të detyruar ta pinë helmin nga kupa e realitetit të hidhur të kohës së vet, ata më parë kanë pranuar të jetojnë dinjitoz dhe krenarë – si “Sokrat i vuajtur” – sesa si injorantë, servil, mediokër e të pasur – si “derr i lumtur”.
Kurrë me diçka tjetër materiale nuk mund të ndërrohet ai çast sublim emocional, si shembull metaforik, i “Sokratit të vuajtur”, kur vetëm me 50 centë në xhep, ulesh ta pish një “makiato” në ndonjë lokal të qytetit dhe posa në fund e fton kamerierin ta paguash faturën, ai me respekt të njofton se pagesën e ka bërë një i panjohur atje që rrinte përballë. Kështu ndodh shpesh dhe ata janë populli që me këtë akt të shpërblimit modest, të vlerësojnë nga zemra dhe të çmojnë pa kurrfarë interesi.
“Një intelektual i mirëfilltë, gjithnjë duhet të jetë kritikues ndaj pushtetit, edhe kur ai është i drejtë”, thoshte një kokë e mençur alla “Sokrat i vuajtur”. Por, para se të vendosësh të nisesh andej, duhet pranuar se kjo punë e bërjes së opozitarit të përhershëm individual, nuk është edhe aq e lehtë. Është rrugë sakrificash përplot gjemba, presionesh, poshtërimesh… izolimit të shpeshtë të vetvetes në vetmi. Ajo kërkon durim, sepse rezultati gjithnjë vjen në fund. Vonohet, por vjen – kësaj here me fuqinë e lavdisë së përhershme të një kohe të re që po lind në të cilën, çuditërisht, përsëri ti nuk do të jesh aty. Nuk do të jesh, sepse je rebel. Rebel i papërmirësueshëm në rrugën tënde të dritës si proces.
Sokrati ynë antik bazën e filozofisë së vetë e mbështeste në konstatimin se "unë di aq sa s’di asgjë". Përkundrazi, një "i mençur" i yni sot beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju bindë për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë…
Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij "të mençuri" provoni t’i kundërviheni. Menjëherë do të pasojë reagimi i ashpër, besa-besa edhe ofendimi i rëndë publik.
Sigurisht se asgjë nuk ka për tu befasuar në këtë drejtim. Të tillë njerëz ka çdo kund dhe ka pasur në çdo kohë. Por, brengosës është se ky i “mençuri” ynë universal që mendon se “di çdo gjë” është në pushtet – aty lartë ku vendoset fati dhe perspektiva e gjithë neve si qytetarë të kësaj shoqërie. Aq sa brengosës dhe shqetësuese është ky fakt i përshkruar si më lartë, edhe më tragjike është ana tjetër e realitetit të saj si shkas: për këta njerëz injorantësh në pushte fajet i kemi vetë!
Sikur ne sot si popull të kishim votuar në mes të atij të "mençuri" tonë finok dhe fodull me autoritet të rrejshëm në pushtet, i cili na bind se di çdo gjë (nga njëra anë) dhe atij të urti sokratian (jokonformist) që mendonte se di aq sa s’di asgjë (nga ana tjetër), sigurisht se do të fitonte ky i pari. Sepse, ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktik dhe më i kapshëm për ne… Sepse, ai kaherë është bërë pjesë e realitetit tonë…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin