Tjetërsimi i publikes
Publikja në vendin tonë është tjetërsuar pothuajse tërësisht nga pushtetarët. Me uzurpimin e institucioneve publike dhe me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, shteti jonë po mbetet pa demokraci dhe pa pasuri. Mungesa e publikes i ka përjashtuar qytetarët nga diskutimi, vendimmarrja dhe veprimi. Qytetarët, duke qenë të mbyllur vetëm në sferën private, janë të pa pushtetshëm dhe kësisoj nuk mund të ushtrojnë presion ndaj pushtetarëve. Në këto rrethana nuk mund të kemi sistem tjetër qeverisës, përveç oligarkisë politiko-ekonomike.
Institucionet publike janë zhytur në korrupsion dhe aktivitete tjera të jashtëligjshme, pikërisht sepse kontrollohen nga pushtetarët. Shumica e atyre që i udhëheqin këto institucione dhe një pjesë jo e vogël e punëtorëve të tyre janë militantë të partive në pushtet. Këto institucione, duke qenë të politizuara, po iu shërbejnë në masë të madhe interesave të padrejta dhe të jashtëligjshme të pushtetarëve, e jo nevojave reale të qytetarëve. Të gjitha këto fakte të hidhura kanë bërë që qytetarët të jenë thellësisht të pakënaqur me shërbimet e institucioneve publike.
Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore është projekti më i dëmshëm i qeverive të pasluftës në fushën ekonomike. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore ka filluar dhe po vazhdon pa ndonjë debat gjithëpërfshirës dhe pa konsensus të gjerë të strukturave shoqërore. Është absurd që për çështje kruciale publike nuk pyetet dhe nuk dëgjohet publiku. Pushtetarët e filluan këtë proces duke thënë se do të ndikojë pozitivisht në zbutjen e papunësisë dhe në rritjen e mirëqenies sociale. Mirëpo, ajo që ka ngjarë në të vërtetë është saktësisht e kundërta. Ndërmarrjet e privatizuar kanë reduktuar ndjeshëm numrin e vendeve të punës dhe si pasojë kanë mbetur shumë punëtorë në rrugë. Për më tepër, një pjesë e këtyre ndërmarrje e kanë ndërruar destinimin duke u shndërruar biznese tregtare dhe jo prodhuese siç ishin para privatizimit. Si rrjedhojë e këtij transformimi, kemi edhe rritjen e deficitit tregtar. Përfitues të vetëm nga privatizimi janë pushtetarët. Pasuria e tyre është shumëfishuar si rezultat i keqpërdorimeve dhe parregullsive të shumta.
Paralajmërimi i Qeverisë sonë se në të ardhmen e afërt do të bëj privatizimin e PTK-së, Distribucionit të KEK-ut, si dhe likuidimin e Trepçës, ka bashkuar shumë struktura shoqërore kundër këtyre planeve. Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, me përkrahjen e shumë organizatave, ka filluar një peticion kundër privatizimit të këtyre ndërmarrjeve të rëndësishme. Ky peticion, që është nënshkruar nga dhjetëra-mijëra qytetarë për një periudhë të shkurtër kohore, tregon më së miri se pushtetarët nuk kanë fare legjitimitet për shpronësimin e shtetit nga pasuritë strategjike kombëtare.
Qytetarët janë të bindur që me shitjen e PTK-së, Trepçës dhe KEK-ut, do të jemi të paaftë për të dal nga gjendja e vështirë socio-ekonomike. Me privatizimin e këtyre ndërmarrjeve do të krijohej monopol absolut. Dihet që suksesi thelbësor i një shteti, që mbështetet në sektorin privat, është konkurrenca.
Shumë shtete, që janë anëtare të BE-së, kanë ndërmarrje të pa privatizuara. Ndërmarrjet publike nuk e dëmtojnë as demokracinë dhe as rrugën e integrimeve evropiane, ashtu siç thuhet nga pushtetarët. Ajo që duhet të bëjmë ne është rivitalizimi i Trepçës dhe marrja e masave të nevojshme për një menaxhim më të mirë në PTK dhe KEK. Ky veprim, pashmangshëm do të sillte prosperitet ekonomik. Gjiganti metalurgjik Trepça përmban shumë resurse të çmuara minerale. Pasuria e saj vlerësohet të jetë afro dhjetë miliardë euro. Trepça ka qenë një ndër dhjetë kompanitë më të suksesshme në ish-Jugosllavi. Numri i punëtorëve në pikun e prodhimit ishte më i madh se njëzetmijë. Ndërsa, sot Trepça ka të punësuar më pak se dy mijë punëtorë. Mungesa e vullnetit dhe e vizionit të qeverive të pasluftës për të zgjidhur problemet e shumta që e kanë mbërthyer Trepçën, ka bërë që produktet e kësaj kompanie sot të shitën vetëm si mbeturina.
Pushtetarët me vullnet nuk do të heqin dorë kurrë nga uzurpimi dhe privatizimi i publikes. Qytetarët, për t’u bërë pjesë e publikes, duhet që t’i përdorin të gjitha format e qytetarisë aktive. Peticionet, grevat, aksionet simbolike, protestat dhe demonstratat të bëjnë subjekt politik. Politika është tepër e rëndësishme që t’i lihet vetëm pushtetarëve të bëjnë çfarë të duan me të. Politika na përcakton mënyrën e jetesës dhe cilësinë e saj, prandaj duhet të jemi sa më të politizuar. Kjo është rruga e vetme për te zëvendësuar oligarkinë me demokracinë përfaqësuese, pjesëmarrëse dhe direkte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTriumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean
Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë
Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut
“Gjysma ime më e mirë, sot kam shumë lot për ty” - Agron Llakaj i jep lamtumirën bashkëshortes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë