Argumenti mbi autoritetin dhe jo e kundërta
Shkrimi im i fundit, “Mbrojtja e Novi Pazarit dhe standardet e patriotizmit”, pati 99 për qind të komenteve pozitive. Kjo zakonisht ndodh kur lexuesit e kuptojnë materien e një shkrimi, kanë njohuri për të, por askush nuk e ka thënë më parë dhe pushteti nuk e ka kundërshtuar paraprakisht. Shkrimi në fjalë ishte i tillë.
Por, nëse shkrimet e mia, kush më shumë e kush më pak, kanë komente negative (natyrisht edhe pozitive, por për ato negative e kam fjalën), cila është arsyeja? Është njëra nga këto dy apo që të dyja: 1. moskuptimi dhe 2. zagarizmi ndaj pushtetit. Fjala zagarizëm duhet të futet në fjalorin e gjuhës shqipe për të shprehur sjelljen e njerëzve që nuk i shërbejnë ligjit, por vetëm pushtetit.
Sa i përket të parës, mundohem që të shkruaj sa më thjeshtë e qartë. Por, e kuptueshme që hapësira nuk lejon që të zgjerohem aq shumë sa të më kuptojë çdo lexues. Në ndonjë shkrim këtë e arrij më pak, në ndonjë tjetër më shumë.
Sa i përket të dytës, këtu kam problem vërtetë. Përderisa nuk kemi një demokraci të konsoliduar, pushtetet si në Kosovë e si në Shqipëri, kanë shumë zagarë që ia turrin çdonjërit që thotë diçka që nuk është në vijë me pushtetin.
Ajo që na bënë të mos kemi një demokraci të konsoliduar nuk është se ne si popull kemi më shumë zagarë se popujt tjerë. Jo, problemi është te vlerat morale, te qasja e jonë ndaj argumentit.
Shqiptarët, si në Kosovë si në Shqipëri, si kudo që janë, respektojnë autoritetin e jo argumentin. Ky është mekanizmi që më së shumti frenon shkuarjen tonë përpara si komunitet dhe si shoqëri.
Këtë do ta vëreni më qartë nëse shkoni në kullat e Malësisë apo odat e Kosovës. Aty autoriteti më i lartë vihet në ballë të oxhakut, ndërsa të tjerët anash deri tek dera ku ulet ai që ka autoritetin më të vogël në atë ndejë.
Kur flitet në kullë apo në odë nuk peshohen fjalët nga cilësia e argumentit, por nga niveli i autoritetit të atij që i shqipton fjalët. Dikush nga fundi i odës mund të flas shumë më mençur se ai të oxhaku, por turma në odë ia vënë veshin vetëm fjalëve të atij që është në ballë të oxhakut. Dhe, nëse fjalët e atij që ulet tek dera janë në kundërshtim me atë në ballë të oxhakut, fillon persekutimi i atij qe është i ulur tek dera.
Kjo shihet qartë në kullat e Malësisë dhe odat e Kosovës, por mos mendoni që në thelb puna qëndron më mirë në klubet ku rrinë elitat e Prishtinës dhe Tiranës. Jo më larg se 50, 100 apo 200 vjet, këto elita kanë dalë nga brumi psikologjik që përmenda më lart. Sado që elitat në Prishtinë e Tiranë në trurin e tyre kanë informacionin për vlerat morale dhe mënyrën se si funksionon demokracia, nënvetëdija është ajo e odës.
Thjesht e trup, për shqiptarët nuk ka lindur akoma as Buda, as Jezu Krishti e as Muhamedi. Shqiptarët, tek e tuk, bëjnë kryq e bëjnë namaz, por kjo është më tepër një fizkulturë e tyre se sa një përkushtim ndaj Perëndisë. Është më tepër një aktrim dhe sjellje për tu dukur si të tjerët, sesa përkushtim ndaj Perëndisë. Nënvetëdijen tonë e drejton Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe jo Bibla e Kurani.
Prandaj, të gjithë rilindësit tanë kishin problem me opinionin. A nuk ankohej për këtë Faik Konica? Po Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, e shumë e shumë të tjerë? Sot ata respektohen ngaqë konsiderohen autoritete. Por, mendimet e tyre prapëseprapë kundërshtohen sapo t’u hiqet emri i autorit si autoritet.
Në një shkrim timin, gati dy vjet me parë, kisha bashkangjitur një shkrim të Gjergj Fishtës për të dëshmuar se si Gjergj Fishta e ka konceptuar kombin njësoj si unë. Meqë shkrimi i Gjergj Fishtës ishte i gjatë, gazeta shkrimin tim së bashku me shkrimin e atashuar të Gjergj Fishtës, e botoi në tri vazhdime. Në ditën e parë doli shkrimi im dhe një pjesë e shkrimit të atashuar të Gjergj Fishtës. Në ditën e nesërme e të pasnesërme doli vazhdimi i shkrimit të Gjergj Fishtës, me emrin tim si autor, ngaqë redaksia e gazetës kishte harruar të shtonte një shënim se ishte vazhdimi i shkrimit të Gjergj Fishtës të cilin po e citoja.
Çfarë ndodhi?
Komentet e lexuesve që shkrimin e Gjergj Fishtës e pandehnin për timin, ishin katastrofalisht negative. Për të qenë ironia në kulm, disa komentues në portalin e gazetës përdornin autoritetin e Gjergj Fishtës për të sharë mendimet e tija, ngaqë shkrimin e tij e pandehnin për timin.
Për të ecur përpara duhet që të ndryshojmë këtë qasje. Në kullat e Malësisë, në odat e Kosovës, në shkolla fillore dhe kudo duhet të shkruajmë parulla: këtu argumenti është mbi autoritetin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze