Pushteti i Gipës si maja e kripës!
Vera e nxehtë aziatike, në Komunën e Bujanocit, solli edhe temperaturat e larta politike, të cilat erdhën pas zgjedhjeve të reja për pushtet lokal, të mbajtura në maj të këtij viti. Pushteti i ri multietnik, me hapa maratonik, shkarkoi nga funksioni drejtorët e ndërmarrjeve publike, para skadimit të mandateve, duke vënë në krye të këtyre institucioneve kuadrot e partnerëve të koalicionit qeverisës.
Fshesa politike nuk u kursye as ndaj punëtorëve, të cilët i përkisnin partive politike opozitare, të cilët largohen nga puna me arsyetimin se kanë kontrata të përhershme pune.
Për ta arsyetuar këtë veprim amoral, pushteti i ri lokal akuzon qeverisjen e mëparshme, e cila duhet të jap llogari për keqmenaxhim, shpërdorim, abuzim e nepotizëm.
Përmes këtyre veprimeve autoritare, drejtuesit e pushtetit në Bujanoc provojnë të kenë nën kontroll të gjitha institucionet, sektorin joqeveritar, mediat, e madje edhe opozitën shqiptare. Qeveria lokale e formuar vetëm nga një parti shqiptare e disa të tjera serbe, fut sherre, ndasi dhe shantazhe te partitë e tjera opozitare, për t’i joshur disa nga këshilltarët komunalë në radhët e tyre, ose obstruksionet për të kaluar të pavarur.
Në krye të këtij misioni, pushteti ka caktuar disa emisarë për të kontrolluar jo vetëm institucionet që ka për themelues, por edhe opozitën. Opozitarët po mundohen t’i frenojnë “turret” e këtij pushteti, i cili nga ai i mëparshmi ka përkrahjen e Beogradit, me të gjitha mekanizmat që disponon.
Të kota ishin ankesat e opozitarëve për shkelje procedurash rreth konstituimit të parlamentit të ri lokal dhe shkarkimeve dhe emërimeve të reja. Të gjitha ranë në ujë. Ky pushtet nuk e qanë kokën për të gjitha këto, sepse ka kush e mbështet e kush e stimulon. Ky pushtet është në gjendje të veprojë si të dojë e çfarë të dojë.
Për ta alarmuar kinse luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të parasë publike, kreu i këtij pushteti vërsul vullnetshëm sajmenët e rinj kundër të vjetërve. Kjo është një sindromë klasike e këtij pushteti, i cili pa teklif largon nga puna dhe punëson të gjithë ata që i shkojnë për lale. Ky superpushtet ka zgjedhur satelitët e tij për të mbajtur nën kontroll edhe pozitën, edhe opozitën me gjithë vulgaritetin dhe primitivizmin e tij.
Pa u mbushur një muaj qeverisje lokale, pushteti i ri hodhi në dispozicion të gjitha mekanizmat për t’i nxjerr para opinionit të gjitha mangësitë e parregullsitë e ish pushtetit, duke mos i kursyer ata as nga masat revizioniste e as nga inspektorët republikanë për kriminalitet ekonomik. Qëllimi i kësaj nisme ishte që kuadrot e qeverisjes së mëhershme lokale të diskreditohen, të degradohen dhe popullata shqiptare mos të shikojë varfërinë ku është zhytur, e as të kërkojë përgjegjësi për premtimet e dhëna për vende të reja pune, por të merret me të kaluarën.
Ky revansh politik nuk mbahet mend as gjatë periudhës kur shqiptarët ishin larg pushtetit me kilometra.
Largohen kuadrot e mëparshme që i përkisnin subjekteve të tjera me arsyetimin se nuk i kanë të vazhduara kontratat e punës; shkarkohen nga funksionet drejtorët e ndërmarrjeve publike, pa u skaduar mandatet e kështu me radhë.
Këtij revanshi patologjik nuk i ikë as opozita e cila me forma të ndryshme manipulohet për të futur përçarje, ndasi dhe hasmëri, në mënyrë që më lehtë të kontrollohet dhe të sundohet.
Shembull konkret është presioni me këshilltarë komunalë, të cilët janë më të kërkuarit për të bërë shantazh dhe kalkulime politike; të cilët provohen të shkëputen nga baza për të vepruar si të pavarur, në mënyrë që nesër të mos kenë telashe me sigurimin e kuorumit në parlamentin lokal. Nga kamxhiku financiar i këtij revanshi politik nuk i ikin dot as mediat lokale, qoftë ato që kanë për themelues pushtetin lokal, qoftë ato që shtiren si të pavarura. Këto mediume elektronike, të shkruara, pa përjashtuar portalet informative, të gjitha vihen nën kontribut të pozitës dhe askush nuk guxon të luaj me këtë pushtet.
Nga ky revansh politik nuk shpëtojnë as drejtorët e shkollave, ndonëse thirren të depolitizuara; madje as fituesit e tenderëve, kontratat e të cilëve pezullohen për kinse shkelje të procedurave të prokurimit.
Shpatës së revanshizmit politik të Pushtetit të Gipës nuk i shpëtojnë as qytetarët e bindjes tjetër politike, të cilët nuk e votuan gjatë zgjedhjeve.
Pushteti i ri politik e kritikon atë të mëparshim, e vet bie pre e provokimeve, shantazheve dhe revanshizmit provincial.
Një tjetër akt vandal i pushtetit të Gipës është edhe uzurpimi i zyrës së të rinjve me gjitha pajisjet teknike dhe dokumentacionet. Përkundër arsyetimit të këtij pushteti se disa herë i është drejtuar kryetarit të të rinjve t’i dorëzoj çelësat e zyrës, nuk e justifikon aktin e thyerjes së derës me darë në dorë, si në filma horror. Komisioni komunal i përbërë nga tre zyrtarë të Partisë Demokratike në pushtet: Emërllah Lutfiu – sekretar i KK, Arbër Pajaziti – shef i kabinetit të kryetarit të komunës, dhe Nasip Rexhepi – administrator, i cili në pikë të ditës dhunshëm hynë në zyrat e të rinjve, pa praninë e njerëzve kompetentë të gjykatës dhe policisë, jep për të kuptuar se nuk ka lojë me këtë pushtet.
Largimi nga puna si pasojë e fushatës ideo-politike, thyerja e zyrave të të rinjve, pengimi i hyrjes së aktivistëve të opozitës nëpër lokalet ku pronare është komuna, bllokimi i projekteve me interes qytetarë dhe kombëtar, si dhe veprime të tjera të këtij pushteti skizofren, janë treguesit e qartë se kah po shkon Komuna e Bujanocit?!
Sa për sqarim: zyra e të rinjve në Bujanoc nuk ka qenë njëpartiake. Ajo ka përfaqësuar të rinjtë e kësaj komune pa dallime etnie, politike, kulturore, fetare e racore. Nëse ne rrahim gjoks duke folur se rinia është ardhmëria e një vendi, si do ta mbulojmë turpin e një pushteti i cili dhunshëm pengon veprimtarinë e të rinjve.
Nga një politikë e tillë revanshiste, lokaliste, nepotiste, më së shumti pësojnë qytetarët, të cilët nga ky pushtet i ri kanë pritur reforma dhe ndryshime. Përparimet nuk arrihen me metoda, tashmë të demoduara, si në kohën e një regjimi centralist. Nëse për një mandat ke kritikuar një pushtet për mangësi e marifetllëqe të ndryshme, e tani zhytesh vet më shumë, atëherë nuk janë këto ndryshimet.
Nëse komuna është shtëpi e përbashkët e të gjithët qytetarëve të saj, pse atëherë “gazdallarët” të zgjidhen vetëm nga një lokalitet, e të gjithë nga Tërnoci?! Është afër mendsh se ky pushtet politik është multietnik, i bazuar në një fitore të ngushte e të brishtë me një përbërje prej 12 këshilltarësh shqiptarë e nëntë serbë, kundrejt një opozite më 18 këshilltarë shqiptarë e 2 serbë.
Pushteti i Gipës është duke lobuar ta zgjeroj koalicionin qeverisës edhe me dy këshilltarë të Partisë Përparimtare Serbe të Nikoliqit. Nëse arrihet edhe një marrëveshje e tillë, atëherë në pushtetin e Gipës do të futen të gjithë këshilltarët serbë: 11 sish sa kanë fituar në zgjedhjet e majit të këtij viti. Pra, llogaria do të jetë kështu: 12 këshilltarë shqiptarë dhe 11 serbë.
Nuk është çudi pas kësaj marrëveshjeje që serbët të lypin më shumë pushtet, duke ia rrezikuar Gipës postin e kryetarit të Kuvendit Komunal, i cili u pat rezervuar për opozitën shqiptare. Prandaj, pushteti i ri duhet të mbledh mend dhe mos të ndërtojë kulla në erë, ngase ato do të shemben sikur të mos kishin ekzistuar fare. Pastaj, të gjitha këto revanshe e manovra politike nuk zgjasin shumë.
Askujt nuk i ka shkuar gjithmonë kungulli përmbi ujë! Për më tepër: “zullumi këputet duke u trashur”!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin