Shqiptarët i mbrojmë të bashkuar
Shqiptarët duhet të flasin me “ne” e jo me “unë”. Përgjegjësinë për fatin e kombit dhe shtetit e kemi të gjithë. Politikanët duhet t’i ndajnë politikat e brendshme me ato të jashtmet.
Është fatkeqësi e elitës politike shqiptare dhe me gjerë, kur sa herë që kërkohet që të ketë ndonjë konsensus të përbashkët politik, në suaza të politikave kombëtare, vështirë është që të gjendet ndonjë bashkëpunim mes spektrit politik dhe shoqërisë në tërësi. Kurse, sa herë që kërkojnë koalicione me karakter ndërtimi të pushtetit, asnjë nuk ngurron të thotë: jo, s’do të jem në koalicion! Sepse, të gjithë bëjnë “hygjym” për të qenë partneri i parë i ndonjë koalicioni qeverisës.
Atëherë, nga këto qëndrime mund të nxjerrësh shumë pikëpyetje, si p.sh. sa ka vetëdije kombëtare kjo shoqëri? Çka nënkupton me nocionin e politikës kjo shoqëri? A janë partitë politike tek ne instrument i interesave personale, që kanë synim pushtetin, e kurrë njëherë shtetin…
Zhvillimet e tilla politike në mesin e elitës politike dhe shoqërisë tregojnë nivelin e kulturës politike tek shoqëria jonë – por, ma shumë tek politika ditore e jona – që janë shndërruar në uzurpatorë të mendimit të lirë shoqëror dhe po e shfrytëzojnë heshtjen, mos efektivitetin e shoqërisë sonë. Ndërsa, në anën tjetër, para “syrit politik” të botës japin një pasqyrë të “mirë” të ndërtimit si shoqëri, si shtet e si komb. Madje-madje, bërja e politikës shqiptare në tërësi, e Kosovës në veçanti, në këtë formë është një pasqyrë se si ne menaxhojmë politikën kombëtare.
Pra, sot bota demokratike fotografinë e zhvillimit të shoqërisë sonë e merr nga “dora e parë”. Prandaj, shoqëria shqiptare, që si pjesë e kësaj shoqërie është edhe elita politike, duhet të jetë e vetëdijshme se si po i zhvillon politikat e funksionimit shtetëror.
Në suaza të zhvillimeve politike në Kosovë, një zhvillim të tillë politik e gjejmë edhe këtu në Republikën e Kosovës. Në kohën kur krejt bota është duke u marr me modalitetet e funksionimit të Kosovës si shtet, elita jonë politike – bashkë me shoqërinë në tërësi – gjen kohë e “fle”. Madje, tash janë duke e marr me vlerësimin e qeverisjes efektive apo mos efektive në Kosovë, se sa po e ndërton standardin e ekonomik e kulturor etj. në kohën kur më shumë se kurrë elitës sonë politike i duhet një koordinim i politikave kombëtare për të gjetur modalitetet e funksionimit si shtet – në suaza të integrimeve evropiane. Nuk po them që tash nuk është koha për ta vlerësuar punën e qeverisë, mirëpo tash rrethanat politike thërrasin për të dhënë kontribut kombëtar.
Nuk ka ndonjë qëndrim kombëtar nëse ti si palë e problemit deklarohesh që unë nuk marr pjesë në ndarjen e fajësisë ose mos fajësisë. Të gjithë jemi përgjegjës të këtij shteti. Nuk është problemi se a je në pushtet apo në opozitë: sot më shumë se kurrë kombi thërret për t’u vënë në mbrojtje të tij. Nuk është kombëtarizëm, as patriotizëm, e as parimore në kohën kur e tërë bota merret me ty, e ti deklaron që unë nuk marr pjesë në këtë proces të zgjidhjes së këtij problemi. Pra, të problemit që ka të bëjë me vendin tënd.
Kombëtarizem dhe pjekuri politike e niveli të lartë është të jesh i gatshëm që sa herë që përballësh edhe me probleme të mëdha, duhet të jesh në ballë të problemit; të japësh alternativa dhe të mbrosh parime të drejta. E, nëse është nevoja për t’i thënë me një zë edhe Serbisë e edhe bashkësisë ndërkombëtare, se populli shqiptar e do partneritetin dhe paqen, po vetëm duke u identifikuar si i barabartë me gjithë popujt e tjerë fqinjë e duke e pas shtetin. Dhe, për t’ia bërë me dije Serbisë hegjemoniste se shqiptaria ka burra që i dalin zot vendit të tyre: si me politikë, e po qe nevoja edhe me pushkë – deri në flijim.
Diplomaci e fortë dhe efektive e një shteti apo kombi është kur ti di ta përfaqësosh vendin denjësisht; di ta mbrosh partneritetin pa e humbur shtetin. Një diplomaci e tillë i nevojitet Republikës së Kosovës dhe shoqërisë së saj.
Prandaj, elita jonë politike – pa dallim partie politike – dhe shoqëria jonë, duhet të ulet rreth një tryeze të përbashkët: t’i ndajë politikat e brendshme me ato të jashtme të shtetit e të marrë përgjegjësinë kombëtare e shtetërore mbi vete. Duke trajtuar problemin e shqiptarëve si një, kudo që jetojnë ata jashtë shtetit tonë, të lënë nga padrejtësitë historike; duke vënë vija të kuqe për të cilat nuk mund të ndërtojë partneritet me askënd nga shtetet fqinje; duke dhënë alternativa të zgjedhjes së problemit të funksionimit si shtet – sepse “loja luhet në fushën tonë” – i tregojmë botës demokratike se ne jemi aty, të gjithë me një zë, në mbrojtje të interesave shtetërore; se jemi për t’i dhënë rast paqes, ashtu siç kemi qenë në zhvillime tjera nëpër histori… Por, partneritetin dhe fqinjësinë e mirë si dhe integrimin nuk e pranojmë me ndërskamca politike, duke menduar në pretendimet territoriale të Serbisë. Vetëm kështu, të gjithë së bashku, në një qëndrim, e mbrojmë shtetin e kombin me përgjegjësi!
Për çdo veprim të kundërt duhet menduar shumë dhe arsyeshëm, në mënyrë që historia të flasë mirë për shqiptarët!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-780x439.png)
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet
![Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kemi.jpg)
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi