LAJMI I FUNDIT:

LDK, Vetëvendosje – përafrim apo…

Sipas mënyrës së shpërndarjes së fjalëve alla “po të tregoj në besim, e ti mos i kallxo askujt”, nga kuloaret informative të “press qendrës së thashethemeve të çarshisë”, kaherë përfolët se në mes të LDK-së dhe VV ekziston një marrëveshje interne e përafrimit dhe veprimit të përbashkët. Këto dyshime nisin që nga koha e marrjes së vendimit nga ana e lëvizjes Vetëvendosje! që si subjekt politik të garoj në zgjedhjet nacionale të vitit 2010 dhe pas publikimit të listës me emrat e propozuara të kandidatëve të mundshëm për deputet të kësaj lëvizjeje në këto zgjedhje.

Shpërndarësit e këtyre thashethemeve, dyshimet e veta të pabaza i mbështetnin pikërisht në disa emra nga kjo listë, kinse ata na qenkëshin miq, të përafërt, kushëri, apo fëmijë të prindërve me bindje të dëshmuar LDK-iste dhe na paskëshin për detyrë që me kohë të përgatisin terrenin për një koalicion të heshtur në zgjedhje të ardhshme që, sipas tyre, do të jenë të parakohshme dhe do të mbahen kah fundi i vitit 2012. Me këto trillime të konspiracionit të lartë, shkohej aq larg saqë roli vendimtar i ndërmjetësuesit për këtë pakt të fshehtë, i vishej babës së këtij apo atij aktivisti të dëshmuar në këtë lëvizje.

Duke i përcjell përgjithësisht dhe me vëmendje rrjedhat politike në Kosovë, e veçanërisht ato që ngjanin në lëvizjen Vetëvendosje!, me plotë bindje mund të them se asgjë nuk ka të vërtetë nga këto broçkulla qëllimisht të kurdisura si thashetheme prej ndokujt në prapavijë. Përkundrazi! Bile-bile, unë mendoj se, si parti opozitare, këto dy subjekte politike, deri më sot kanë bërë shumë pak në drejtim të koordinimit dhe harmonizimit të mirëfilltë të strategjive të përbashkëta të veprimit për parandalimin e mundshëm të shumë vendimmarrjeve politike dhe ekonomike deri më sot të bëra nga pozita si tejet të dëmshme për interesin e përgjithshëm të Kosovës.


Lëvizja Vetëvendosje!, me mënyrën e deritashme institucionale dhe jashtë/institucionale origjinale të veprimit, ka dhënë prova të mjaftueshme se është një subjekt politik i organizuar mirë dhe tejet i vendosur, i guximshëm, principiel dhe i paluhatshëm drejtë realizimit të synimeve të veta politike, dhe, se, jotransparenca, konspiracioni, lojërat të ndyra kadrovike dhe financiare si metoda të pamoralshme të veprimit në prapaskena, për ta janë të huaja dhe të papranueshme. Pa asnjë hipotekë nga e kaluara e politikëbërjes institucionale në Kosovë, idealizmi i përsosur dhe dashuria e pakushtëzuar, në rend të parë, për vlera vetjake, kanë bërë që, deri më sot, tek ata, nuk është vërejtur kurrfarë shenje sado e vogël e luhatjes eventuale nga këto principe bazë, tanimë të përcaktuara dhe të formalizuara edhe si strategji programore doktrinare.

LDK-ja është ndryshe!

Atë çka në vijat e trasha konstatuam më sipër për Vetëvendosjen! si subjekt të ri në hapësirën e politikëbërjes kosovare, aspak nuk mund të thuhet për LDK-në. Krahasuar atë me të tjerat, në këtë parti më të vjetër të skenës tonë politike shumëpartiake, duhet pranuar se në radhët e saj ka politikan me përvojë më të gjatë të veprimit.

Pa marrë parasysh sa kanë qenë të suksesshme gjersa dikur ishin në pushtet, e pamohueshme është se kjo parti ka marrë pjesë të drejtpërdrejtë në shumë procese të gjertanishme politike të shtetndërtimit të Kosovës. Thjesht, është një subjekt politik i cili, edhe pse aktualisht është në opozitë, ka përvojë të madhe dhe shumë mirë i njeh të gjitha djallëzitë, kurdisjet dhe lojërat e brendshme dhe të jashtme që luhen në prapaskenat e realitetit tonë të imponuar si politikë ditore, e veçanërisht ato në raportet të vendorëve me ndërkombëtarët.

Edhe pse me veprimet e tij të gjertanishme, për shumë kë, lideri i tyre Isa Mustafa, po reflekton politikisht si “anemik” dhe njeri që e ka “humbur rrugën në oborr të vetë”, përkundrazi, unë mendoj se ai më tepër po sillet taktikë dhe me një strategji afatgjate të goditjes në intervale.

Isa Mustafa, bënë sulme të herëpashershme dhe të drejtpërdrejta por edhe tërheqje të gjata strategjike. Kurrë nuk ngutet! Politikisht gënjen në kohën e duhur, pa lënë pasoja të demaskimit të mëvonshëm për atë gënjeshtër. Në momentin kur ai është i tërhequr, gjithnjë llogarit drejtë se tjerët në prapavijë po punojnë indirekt në favor të tij.
E këta të tjerët, në këtë rast, janë Vetëvendosja!

Taktikë e përsosur, pa dyshim, apo! Pse, Isa Mustafa, duhet të konfrontohet drejtpërdrejt me bashkësinë ndërkombëtare, kur atë punë, për interesin e përgjithshëm të vendit, veç po e bënë me sukses VV? Pse, Isa Mustafa, për gjitha të bëme të padrejta si pozitë, drejtpërdrejtë duhet t’i “kryqëzoj dorëzat” me PDK-në, kur këtë punë veç po e kryen me sukses VV? A e kemi vërejtur rastësisht se si LDK-ja kurrë nuk e sulmon VV publikisht! As në medie, as në Parlament, por, në anën tjetër, as nuk ia bënë kurrë qefin nëse ndonjë kërkesë e tyre, sado i interesit të përgjithshëm shtetëror, nuk përputhet me planet të saja afatgjata të veprimit strategjik për ardhje në pushtet?
Të gjithëve po na doket se LDK-ja po hesht. E, në të vërtetë, LDK-ja po pret!

Aktualisht si partia e dytë për nga madhësia, me një elektorat gjithnjë standarde dhe jo aq të luhatshëm, ajo po ndjehet e sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do të del fituese.

Një kontribut të madh në këtë drejtim, në mënyrë indirekte, asaj po i jep edhe Vetëvendosja!, e cila, PDK-në e fortë si konkurrente më të madhe në pushtet, në vazhdimësi po e demaskon, deklason, dezorienton, duke ja dobësuar kështu besimin dhe autoritetin e saj tek zgjedhësit e vetë potencial.

Ndoshta, pikërisht një realitet i tillë i parandier që po reflekton si raport spontan të nevojës së veprimit opozitar në mes të këtyre dy partive, me dashje apo nga naiviteti, shumë ithtarë të teorive konspirative po i shpie të mendojnë kot për mundësinë e ekzistimi eventual të ndonjë pakti të fshehtë në mes të këtyre dy partive opozitare?!

Ta zëmë, edhe po të ekzistonte vërtetë ky pakt i paragjykuar konspirativ, LDK-VV, atëherë, sigurisht ai do të ishte si një marrëveshje në mes të LUANIT dhe HIENËS, ku, kësaj të dytës, pa ndonjë mund të madh, në fund do t’i mbetej copa më e madhe e gjahut?!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori