100 vjetori i çlirimit te Shkupit
Iku 12 gushti 2012, dita kur u mbushen 100 vjet qëkur Shkupin e çliruan luftëtarët shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina. Kjo ngjarje u shënua vetëm nga dy institucione në mbarë hapësirën shqiptare: Kryetari i Komunës së Çairit në Shkup me një iftar për nder të këtij përvjetori dhe TV Mitrovica me një debat dy orësh për këtë ngjarje. Kaq ishte, e tëra.
Nexhat Mitrovica (1912-2011), i biri i ish kryeministrit shqiptar Rexhep Mitrovica (1887-1967), në letrën dërguar nga Parisi autorit të këtyre rreshtave, kur numëronte meritat e babës së vet, shumë më shumë krenohej se babai i tij është ndodhur në Shkup në ditën e çlirimit të tij më 12 gusht 1912 se sa me faktin që babai i tij ishte njëri ndër nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor 1912.
Po parafrazoj se çfarë thotë Eqrem Bej Vlora (1885-1964) për këtë ngjarje madhore të historisë: “Nuk është evidentuar gjëkundi në historinë e përbotshme që ndonjë ushtri, sado e rregullt apo çrregullt të jetë, të çlirojë apo të pushtojë një qytet të madh dhe aty të mos ndodhë asnjë dhunim, grabitje apo çfarëdo gjëje e pahijshme”.
“Kur më 12 gusht 2012 luftëtarët shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina (1873-1933), Bajram Curri (1862-1925), Isa Boletini (1864-1916) etj. u futën në Shkup, nuk ndodhi asnjë grabitje, asnjë dhunim dhe asnjë gjë e pahijshme. Fshatarë e malësorë të sfilitur nga lodhja e uria, prisnin në radhë për të blerë në pazarin dhe dyqanet e Shkupit me ato pak para çfarë kishin”, shkruan Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.
Në kujtimet e veta, Hasan Prishtina përmend që është pyetur nga një gazetar i huaj për këtë shëmbëlltyrë fisnikërie të luftëtarëve shqiptarë dhe se përgjigjja e tij ka qenë: “Kjo tregon se këtij populli i mungon vetëm një udhëheqje e duhur për të qenë në një rang me popujt e civilizuar”.
Natyrisht, nën Hasan Prishtinën shqiptarët e kishin një udhëheqës të tillë që nuk e patën kurrë më në histori. Urtinë e Hasan Prishtinës do ta ketë disa dekada më vonë Ibrahim Rugova, por jo edhe dellin e tij komandues e luftarak.
Projekti i Hasan Prishtinës për arritjen e një autonomie kulturore e territoriale për 4 vilajetet shqiptare, të bashkuara në një të vetëm, si hap drejt pavarësisë së Shqipërisë, nuk realizua. Arsyet jepen në vetë kujtimet e Hasan Prishtinës të botuara 10 vite më mbas. Por, dështimi i një projekti nuk e bënë të pavlerë atë në kuptimin historik. Jo çdo dështim i momentit është edhe huqje historike. Në politikë rrol të madh luan edhe fati dhe rastësia, i cili mund të jetë herë në një anë e herë në anën tjetër. Me rëndësi për historinë është impakti i asaj ngjarjeje në rrjedhat e mëvonshme.
Projekti i Hasan Prishtinës dështoi për shkakun se Bullgaria, Serbia, Greqia e Mali i Zi tashmë veç kishin të nënshkruar traktatin e fshehtë për sulm ndaj Perandorisë Osmane, ndërsa fuqitë evropiane – me përjashtim të Austro-Hungarisë e Gjermanisë – kush me më pak rezerva e kush me entuziazëm të madh e kishin përkrahur këtë aleancë.
Në anën tjetër, ajo çfarë ishte më kryesorja, politikanët e tjerë shqiptarë të kohës nuk e kishin largpamësinë e Hasan Prishtinës. Ata që u besatuan për kryengritje së bashku me Hasan Prishtinën në Kuvendin e Taksimit në Stamboll, për një kryengritje të përgjithshme shqiptare (Ismail-Qemajl bej Vlora, Mufit Libohova, Aziz Vrioni, Syrja bej Vlora) nuk e mbajtën besën, nuk filluan kryengritjen. Ndërsa, liderët tjerë shqiptarë që iu bashkëngjitën Hasan Prishtinës, nuk kishin nivelin e tij intelektual për ta përcjellë në gjithë hapat e tij.
Kryengritja e organizuar prej Hasan Prishtinës pati për rezultat të drejtpërdrejtë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Ky projekt përshpejtoi sulmin e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë e Malit të Zi ndaj Perandorisë Osmane, rrjedhimisht ndaj tokave shqiptare, por ngriti pazarin e Shqipërisë në kancelaritë evropiane. Dëshmoi se shqiptarët e egër i ndanë vetëm një hap i vogël nga qytetërimi modern. Çlirimi i Shkupit ishte dëshmia më e mirë për këtë (këtë strategji e përdori dekada më vonë Ibrahim Rugova kur me organizimin e institucioneve paralele të Kosovës i dëshmoi Perëndimit se Kosova mund të funksionojë si shtet nëse do të ndihmohet nga NATO).
Përshpejtimi i sulmit të aleatëve ballkanikë pati pasoja pozitive për Shqipërinë, ngase strategjia e tyre u detyrua të modifikohet. Kuptohet, pozitiviteti nuk qëndron në sulmin, por në përshpejtimin e tij, sepse ai do të ndodhte gjithsesi dhe plani final nuk parashihte kurrfarë shteti shqiptar. Sulmi i përshpejtuar nxiti Perandorinë Osmane që njohjen e rezultateve të luftës ta bëjë me kushtin që të krijohet një shtet shqiptar me kufijtë që do t’ia përcaktojnë Fuqitë e Mëdha siç na dëshmojnë kujtimet e princit Ëilhelm Ëied.
Kjo na dëshmon se sikur mos të ndodhte çlirimi i Shkupit më 12 gusht 1912, nuk do të ndodhte as 28 nëntori 1912 në Vlorë apo edhe nëse do të ndodhte nuk do të prodhonte efekt.
Prandaj, atë që Bekim Lumi e tha në TV Mitrovica, shqiptarët duhet ta mbajnë si vëth në vesh: Ashtu si George Bushi e shpalli pavarësinë e Kosovës më 10 qershor 2007 në Tiranë, Hasan Prishtina e shpalli pavarësinë e Shqipërisë në Parlamentin Osman në Stamboll, para se ajo të shpallej në Vlorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze