Kushtetuesja politike
Gjykata Kushtetuese, në një shtet që ka demokraci të konsoliduar, është institucion i respektuar, ngase garanton zbatimin në përpikëri të aktit më të lartë juridik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimet e saj në çështjet e ndryshme ka dëshmuar që është përjashtim nga ky rregull. Kjo gjykatë gjithnjë e më shumë po tregohet jo profesionale e njëanshme dhe qesharake.
Kushtetuesja në vend që të bëjë interpretimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës, po bën interpretimin dhe mbrojtjen e interesave politike të partive në pushtet. Në vendimin e fundit të kësaj gjykate për mandatin e plotë të presidentes Atifete Jahjaga, ndër të tjera thuhet se: “ I Gjithë populli pret që Atifete Jahjaga të jetë presidente deri në fund të mandatit”. Ky konstatim i këtij lloji kur del nga një gjykatë kushtetuese është tepër skandaloz, sepse i ngjan shumë sondazheve që i bëjnë organizatat joqeveritare. Nëse Kushtetuesja ka bërë ndonjë hulumtim për përkrahjen e presidentes në përfundimin e mandatit të saj, atëherë nuk ka dyshim që respodentët e anketuar nuk janë qytetarët por pushtetarët.
Kushtetuesja ka raste që ka shkelë rëndë Kushtetutën, duke u thirrur ne mbrojtjen e saj. Kjo shkelje është bërë me aktgjykimin për përputhshmërinë e Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit me Kushtetutën. Nuk ka nevojë që të jemi juristë, për ta kuptuar që këto ligje janë në kundërshtim me kornizën juridike. Me këto ligje do të krijohen këshilla me kompetenca ekzekutive në fushën e trashigimisë kulturore, si dhe në fushën e planifikimit rural. Në këto këshille do të jetë e përfaqësuar me nga një anëtar edhe Kisha Ortodokse Serbe. Në ligjin për vetëqeverisjen lokale nuk parashihet krijimi i asnjë organi lokal jashtë kumunës, që i ndalon vendimet e kësaj të fundit.Veç kësaj, ky ligj nuk thotë që Kisha duhet të përzihet në punët e shtetit.
Me qytetin historik të Prizrenit, Kushtetuesja është marrë edhe më herët. Një ankesë që patën bërë përfaqësuesit e pakicës boshnjake dhe të asaj turke në Prizren, Kushtetuesja doli me qëndrimin se stema e Komunës së Prizrenit me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, ishte antikushtetuese. Ky vendim kundër simbolit të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme historike ka për qëllim shkombëtarizimin.
Ndërkombëtarët duan që vlerat dhe ngjarjet kombëtare historike të popullit tonë të mos kenë karakter institucional, prandaj edhe kanë bërë presion në Kushtetuese që t’i hiqet Prizrenit stema që e mbante me krenari prej shumë vitesh. Kushtetuesja në të ardhmen mund të merr vendime në favor të secilit minoritar që ankohet në simbole kombëtare të ndonjë komune.
Një vendim tjetër tërësisht jashtë praktikave demokratike i Kushtetueses, është bërë me sqarimin e çështjes se imunitetit të deputetëve. Vendimi lë të kuptohet se deputeti mund të arrestohet pa pasur një vendim të Kuvendit për heqjen e imunitetit. Ky vendim e ka cenuar rëndë statusin e deputetit si i deleguar i popullit. Qeveria dhe lideri i saj e ka shfrytëzuar këtë interpretim për eliminimin dhe shantazhimin e kundërshtarëve politik. Qeveria duke u thirrur në këtë interpretim ka përdorur policinë për të ushtruar dhunë brutale kundër deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në protestat kundër Serbisë që janë mbajtur në Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Kushtetuesja me rastin Kiçina është bërë hallkë e zinxhirit të padrejtësisë të ashtuquajturës “drejtësi ndërkombëtare” në Kosovë. Burim e Arsim Ramadani dhe Arben e Jeton Kiçina janë viktimat më të mëdha të fushatës së mekanizmave ndërkombëtare për t’i kriminalizuar dhe burgosur pjesëtarët e UÇK-së. Këta persona akuzohen për një vrasje të pesëfishtë pa asnjë fakt të vetëm. Filmi dokumentar ”Krimi në Drejtësi” i realizuar nga Milaim Zeka dhe i transmetuar në RTK, sjell argumente tronditëse për mbajtje në burg të personave të pafajshëm. Kushtetuesja e përligji padrejtësinë ndaj rastit Kiçina, duke e hedhë poshtë kërkesat për prishjen e dënimeve të Gjykatës së Qarkut.
Të gjitha këto dhe vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese kanë bërë që qytetarët ta humbin besimin tërësisht ndaj këtij institucioni. Sipas një ankete të bërë pak kohë më parë nga agjensia e lajmeve “Kosovapress”, ku morën pjesë afër njëmijë respodentë, pjesa dërrmuese e tyre u deklaruan se kjo gjykatë është e korruptuar politikisht.
Pa kushtetutë që buron nga vullneti i popullit tonë dhe pa kushtetuese të pavarur prej politikës ndërkombëtare dhe vendase, ne nuk mund të kemi shtet të së drejtës dhe drejtësi kushtetuese.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin