Zotnillëku i Mujës dhe magjupia e Avni Kastratit
Kur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare u rindërtua Mëhalla e Romëve në Mitrovicë, Muja e gjeti vendin e punës përballë zyrës sime. Pastronte këpucët e qytetarëve për disa centë, duke i duruar edhe fyerjet qe ia bënin shqiptarët me zemër të zezë.
Çdo mëngjes mbarte mbi kurriz sandëkun e rëndë bashkë me bojërat dhe furçat, ndërsa në mbrëmje i kthente prapë në Mëhallën e Romëve. Dy kilometra në një drejtim dhe dy tjera në kthim, Muja nga mëhalla e romëve i bënte 4 kilometra rrugë me sandëkun e tij mbi kurriz çdo ditë.
Duke e parë vuajtjen e tij se me sa mundim e nxjerrke bukën e gojës, një ditë i thash: “Orari yt i punës po përputhet me orarin e kameramanëve të TV Mitrovicës. Lëri gjërat e tua në një qoshe të zyrave tona në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes vjen i merr, kështu që nuk i bartë gjithë atë rrugë”. Muja u gëzua shumë edhe pse ditëve të para kish frikë se mos kush nga stafi i radio televizionit ia merrte gjërat, mos ia harxhonte bojën apo ku ta dijë se çfarë dhe e linte pa bukë.
Kur pas disa ditësh Muja u sigurua se asgjë e keqe nuk po ndodhte me gjërat e tij, më tha në mirëbesim: ”Më shumë po i dua shqiptarët se magjuptë”. Kjo shenjë falënderimi ndaj meje mu duk e tepërt dhe për t’i dhënë kurajë i thash: “Çka ke me i dashtë shqiptarët ma shumë se magjuptë? Magjuptë e kanë lëkurën e zezë e zemrën e bardhë, kurse shqiptarët e kanë lëkurën e bardhë e zemrën e zezë”. Muja qeshi, por nuk u pajtua “balancimin” që bëra.
Pas disa kohe Muja e zgjeroi “biznesin” e vet. Mblidhte hekura të vjetra dhe plastikë që i shiste për skrap. Po ashtu mblidhte edhe shishe të qelqit që nuk e di se për çfarë i duheshin. Të gjitha këto i skajonte në qoshen tashmë të tij në lokalet e RTV Mitrovica dhe sapo i grumbullonte ca e ca i dërgonte në destinacionin e tij.
Por, ndodhi 17 korriku 2012, ku komunarët e Mitrovicës bashkë me policinë e Kosovës në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe normat elementare njerëzore, në mbrëmje pas orarit të punës, thyen dyert e Radio Televizionit të Mitrovicës dhe grabitën çdo gjë: pajisjet, arkivin, dokumentet, pikturat, skulpturat, inventarin dhe… gjërat e Mujës nga Mëhalla e Romëve në Mitrovicë.
Disa ditë pas kësaj ngjarjeje takova Mujën tek po shëtiste në qytet. U afrua për të më ngushëlluar. Më tha: “Zoti ka me ua thye qafën”. Ai ngushëllonte vetën që ishte bashkëviktimë me Radio Televizionin e Mitrovicës.
Por, dje takova Mujën dhe me atë që i tregova u pikëllua shumë. I tregova se Avni Kastrati dhe tipat e tij po ua demonstrojnë njerëzve dhe po shpërndajnë fotografitë e gjërave të tij e po thonë shih çfarë ka mbajtur në zyre Nexhmedin Spahiu. “Këqyri”, tha, “pisat e këqij. Po kështu as në Mahallë nuk bëjnë. Jo vetëm që m’i kanë vjedhë sendet e mia po edhe m’i ka qitë në syret”. “Mos lufto me ta Nexh, injoroi”, tha Muja, “se ata qenkan ma magjupë se do t’mahallës sime”.
Ky është krim që dënohet me ligj. Të shkelësh privatësinë e tjetrit vetëm se ti përmes votave të vjedhura ke marrë në dorë fondet publike dhe me to paguan kriminelë tjerë që natën thyejnë dyert e institucioneve tjera, është krim e shkuar krimit. Është magjupi e shkuar magjupisë. Përballë tij, Muja nga Mahalla e Romëve që fiton bukën me djersen e ballit, që duron ofendimet e poshtërimet që ia bëjnë, është një zotëri i vërtetë. Ai edhe më jep këshillën e duhur që të mos luftoj me ta. Këta tallen me biznesin e ndershëm të Mujës, përmes të cilit më përgojojnë edhe mua, dhe harrojnë se u mungon kultura elementare njerëzore. Ata mburren me banditizmin dhe hajninë e vet. Mburren se kanë shkelë mbi privatësinë e tjetrit.
Po t’kishte qenë Avni Kastrati një zotni ai nuk kish me u marrë fare, jo me Mujën e Mëhallës së Romëve, po as me Nexhmedin Spahiun. Nëse do të mendonte se prona e shfrytëzuar për 13 vite me radhë nga OJQ “Mitrovica” (Radio Mitrovica dhe TV Mitrovica) i përket komunës, ai do të drejtohej me letra normale dhe jo me letra kërcënuese me afat prej tre ditësh. Nëse kjo nuk do te jepte rezultate, thjesht do të angazhonte juristët e komunës që të bënin padi në gjykatë dhe punën do ta kryenin organet kompetente nëse e drejta do t’ishte në anën e tij. Por, atij më shumë i pëlqejnë magjupitë me u marrë me fotografitë e biznesit të Mujës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse
Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze