LAJMI I FUNDIT:

Politika alla kosovare!

"A mund ta paramendosh mediokrin si ministër? Para se të vijë në atë pozitë, ai është plotë me brenga për të arritur aty, e pasi që e merr, është plotë me brenga për të mos e humbur, e nëse fillon të brengoset për të mos e humbur, atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta ruajtur atë pozitë" – Konfuçi

Më kujtohet mirë kur diku në vitin 2004, nga një fondacion i huaj në Kosovë, isha i ftuar në një seminar të organizuar (Workshop), me temën: “Roli i partive politike në shoqëritë demokratike”. Atëbotë, ligjërues kryesor i këtij seminari ishte një kuadro i lartë partiak i CDU-së në Gjermani dhe njëkohësisht edhe deputet i kësaj partie në Bundestagun Gjerman. Tri ditë sa zgjati ky këshillim, dita e fundit ishte e rezervuar për biseda të lira në formë pyetje-përgjigje. Por, që të iniciojë një debat të mirëfilltë rreth temës së trajtuar, ligjëruesi ynë së pari na parashtroi neve një pyetje: Çka janë partitë politike? Të gjithë si përgjigje spontane ia dhamë variantet tona , por asnjëra nga to nuk e kënaqi tërësish parashtruesin.

Kuptohet, definicionet tona kryekëput silleshin rreth kuptimit të përgjithshëm, gabueshëm të rrënjosur në kokat tona si bindjet të vetëdijshme apo të pavetëdijshme se në një shoqëri të mirëfilltë demokratike partitë politike janë grupe të organizuar njerëzish që si qëllim themelor e kanë marrjen e pushtetit. Në shikim të parë, ashtu edhe është, por me një mangësi kuptimore. Në fund, duke ia shtuar definicionit tonë edhe pjesën tjetër të munguar, ligjëruesi ynë autoritativ na sqaroi se të gjitha partitë politike, përveçse si synim evident e kanë marrjen e pushtetit. Me arritjen e këtij qëllimi, ata, përmes programeve të tyre të ofruara, detyrimisht pretendojnë që në të ardhmen të bëjnë diçka shumë më mirë se sa që kanë bërë për atë shoqëri pararendësit e mëparshëm.


Se sa vërtetë veprojnë në praktikë partitë tona politike me këtë logjikë të këtij definicioni kuptimplotë, është diçka krejtësisht tjetër. Fatkeqësisht, ato te ne edhe më tej vazhdojnë të angazhohen kryekëput rreth ardhjes në pushtet, dhe, për këtë qëllim, nuk kursejnë asgjë: as para dhe as moralin e personalitetit vetjak si individ dhe kolektiv. Në këtë shtegtim të lojës së tyre të marrjes së pushtetit, përveç rrenave të kulluara si premtime gjatë fushatave zgjedhore, ata nuk i ikin as mënyrave të jashtëligjshme, sikurse është vjedhja e votave. Bile-bile, këto vjedhje masive votash në zgjedhje, te ne kanë një epitet shumë autokton: “Vjedhje industriale të votave”. E më pas, kur të vijnë në pushte, dihet – “xhenet” për liderin dhe anëtarët tjerë të rrethit të tyre më të ngushtë politikë – klanor.

Sa për ilustrim, ta bëjmë një retrospektivë që nga paslufta e deri më sot të pushtetbërjes në Kosovë, njëkohësisht duke ja parashtruar vetes këtë pyetje: a thua, me këtë kualitet politikanësh të gjertanishëm në pushtet, çfarë politikë produktiv-dhënëse kemi bërë ne? Pa dyshim se nëse me këtë rast do të rezononim si të paanshëm, pa dyshim se përgjigja e dalë nga kjo përsiatje do të ishte shumë e thjeshtë: kurrfarë!

Nga veprimet tona të gjertanishme – thuaja bërje politikë – kryekëput do të vërejmë përmbushje interesash personale si qëllime subjektive. Ndërsa, në raport ndaj të huajve, që realisht na mbikëqyrin në çdo hap, vetëm nënshtrim para tyre, përgjërim, servilizëm, përkulje… dhe asgjë tjetër. Në fakt, gjatë tërë kësaj kohe, e gjithë historia e bërjes së politikës sonë ka qenë joprofesionale, naive, e pamoralshme dhe dekadente… E, sa i përket asaj pjese të definicionit, si nga shembulli i mësipërm seminarist se “përveç marrjes së pushtetit, partitë politike kanë si qëllim të bëjnë diçka edhe më mirë se sa që kanë bërë pararendësit e tyre”, jo vetëm se mund ta konsiderojmë si shabllon teorik, por, për ta, edhe si një ëndërr e frikshme përplot ankthe.

"A mund ta paramendosh mediokrin si ministër? Para se të vijë në atë pozitë, ai është plotë me brenga për të arritur aty. E pasi që e merr, është plotë me brenga për të mos e humbur. E nëse fillon të brengoset për të mos e humbur, atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta ruajtur atë pozitë", thoshte, mendimtari, reformatori dhe filozofi i lashtë kinez – Konfuçie.

Ndërsa, sikur edhe më konkretisht e përshkruante këtë gjendje kaotike në një shoqëri dekadente, me pretendime kinse demokratike, shkrimtari, historiani dhe filozofi i mirënjohur amerikan, William James Durant: "Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i hajnave. Kriminelët të lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha, për shkak se na është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit. Nëse janë anëtarë të cilësdo parti, apo kanë shok në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurt se nuk do të jenë të arrestuar pas një krimi të bërë, dhe se, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen. E nëse edhe gjykohen, nuk do ta vuajnë dënimin; por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet; e nëse edhe nuk do të kenë falje dënimi, do t’ju lejohet të ikin. Nëse dikush prej tyre vritet derisa e kryejnë zanatin e vet, do të jetë i varrosur me ceremoni siç i ka hije një pjesëtari të shtresës së lartë dhe do t’i ngrihet edhe lapidari. Ky është përfundimi i demokracisë"!

A nuk është i çuditshëm ky konstatim i qëlluar i Konfuçies, e mos të flasim për atë të Durant?!

Edhe pse i pari ka jetuar në shekullin e V p.e.s, ndërsa, i dyti, ka vdekur në vitin 1981, a nuk po ju duket se ata po na flet sikur nga përvoja e politikbërjes tonë kosovare?!

Zakonisht, në çdo situatë të trajtimit tim teorik të moralit të politikbërjes kosovare , gjithnjë i shoqëruar si shembull, e ilustroj me këtë metaforë. Nuk do të jetë e tepër që ta përsëris edhe me këtë rast: Sa isha i vogël, më kujtohet shumë mirë një lojë e jona fëmijërore e quajtur “vëlla me motra”. Sipas rregullave të kësaj loje, dikush nga ne u bënte babë, e dikush nënë, kurse kukullat dhe lodrat tjera ishin fëmijët tanë dhe gjësendet për improvizimin e skenografisë së lojës. Gjersa ne të gëzuar papenguar loznim lojën tonë, prindërit tanë nga ana tjetër e dhomës, na përcillnin në heshtje dhe të kënaqur. Kjo nemitej e tyre zgjaste deri në momentin kur në mes nesh plaste sherri dhe ne fillonim në mes veti të ziheshim për ndonjë detal të parëndësishëm. Në këtë rast, fillimisht duke na marr me të mirë. Reagimi i prindërve tanë ishte këshillëdhënës dhe më tepër me karakter bindës (karota), por, shpesh në rast të mosbindjes ndaj kërkesave dhe këshillave të tyre nuk mungonte edhe ndonjë flakaresh (shkopi).

Në fakt, atëbotë, niveli i lirisë së lojës tonë si fëmijë shtrihej aq larg, derisa diçka e jona si veprim, nuk prishte qetësinë e prindërve tanë, të cilët, nga këndi tjetër i dhomës, gjatë tërë kësaj kohe na shikonin dhe mbikëqyrin me vigjilencë. E pra, ndoshta është qesharake pak sa ky shembull krahasues, por mua më duket se edhe politikëbërja kosovare i ngjason mu kësaj loje fëmijërore alla “vëlla me motra”, sepse aty shumë lehtë dikush mund të bëhet babë, dikush nënë, e dikush edhe politikan, ministër dhe kryetar… Dhe, kjo kënaqësi do të vazhdoj aq gjatë gjersa ndërkohë me ndonjë veprim të palejueshëm nuk do t’ua prishësh qetësinë e “prindërve” tanë që na vrojtojnë dhe monitorojnë pandërprerë…

Krejt në fund, sërish do ta citoja edhe një urtësi të qëlluar të një koke të mençur. Këtë herë të Niçes (Frifrih), e cila, sikur të tjerat të cituara si më sipër, po ashtu, në tërësi përputhet me situatën tonë të shtetbërjes kosovare: “Unë e quaj këtë shtet ku të gjithë dehen me helmin, e të mirave dhe të këqijave: shtet ku askush nuk di për veten e vet, as të mirët e as të këqijtë: shtet ku vetëvrasja e ngadalshme e të gjithëve quhet – jetë”.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori