Kazani në mes të “livadheve”!
“Nuk mund të ngopem sa duhet me bukë”, pëshpëriti me vete njëri që ishte i pranishëm në cilësinë e dëgjuesit dhe duartrokitësit në shënimin e një ngjarje të lavdishme të historisë sonë. Nën rrungajën e kësaj mjegulle dhe këtij dyzimi, dëgjoi njërin që thoshte: “Sot shënojmë një ngjarje e cila bashkë me një sërë ngjarjesh të tjera historike, që ndodhën në periudhën 1910-12, vendosën themelet e një rrugëtimi, i cili përfundoi në Vlorën historike më 28 nëntor”!
Prej gjithë këtij fjalimi, ai mbamendësoi fjalën Vlorë. Ai që mbante fjalimin vazhdonte të fliste, kurse këtij që duartrokiste vetëm kur dëgjonte rrapëllimën e të tjerëve, thuajse i duartrokiste duarve e jo fjalimit, iu kujtua rrëfimi i një shokut të tij, i cili në çdo verë pushimet i kishte kaluar në bregdetin e Vlorës, që ky i gjori edhe pse asnjëherë nuk kishte qenë në atë qytet të bukur, ishte kredhur thellë në bukuritë e këtij vendi. Pasi mbaroi ky fjalim, ia nisi tjetri dhe pas tjetrit ai tjetri dhe kështu me radhë, porse ky përpos duartrokitjeve të rastësishme, nuk kishte bërë apo dëgjuar asgjë prej shënimit të asaj ngjarjeje.
Të pranishmit tjerë, pas përfundimit të atyre “lehjeve” i thanë këtij: “E sheh se sa të pasur jemi si rajon, nuk e paskemi ditur se edhe ne paskemi meritë të madhe në bërjen e shtetit shqiptar. Falë këtyre me kollare shumë të bukura dhe me jaka të bardha, arritëm të mësojmë shumë për të kaluarën tonë të lavdishme”. Ngjashëm si në rastin e parë, edhe gjatë kësaj bisede ky nuk arriti të mbamendësojë bisedën e tërë, përpos fjalisë së shkurtër “jaka të bardha”.
Ky njëherë e një kohë, që kishte qëlluar rastësisht në një konferencë, që shokët e tij e kishin marrë në cilësinë e duartrokitësit, mbase ky gjithherë duartrokiste fortë, por kishte problem gjithherë me kohën kur duhej përplasur duart. Ai kishte dëgjuar se krimi financiar dhe ai ekonomik ndërlidhet dhe kultivohen fillimisht te njerëzit me jaka të bardha dhe këtij lloji të krimi po i thuakan “krimi i jakës së bardhë”! Ky as atëherë, as tani, duket se çështjen dhe këtë nocion nuk e ka kuptuar fare, përpos që në rastësi i është përputhur kujtesa dhe përmendja e këtij nocioni. Ndaj, duket se më duhet ta ndërpresë rrëfimin e këtij njeriut dhe kësaj dukurie, që gjurmon shpellat në mungesë të dritës dhe të shpuesit të gurëve.
Pas kësaj dukurie që e lamë në gjysmë, këto ditë pashë se me të vërtetë po dëshmohet se Komuna e Likovës ishte dhe mbetet një kazan ku udhëheqësit tanë që janë nëpër institucione shtetërore, lehtas po e ziejnë turpin dhe dështimin e tyre në këtë enë të madhe të vendosur në një livadh të gjerë, për rreth të cilit gjenden edhe shumë “livadhe” tjerë. Ky rajon me të vërtetë është bërë kazani ku qentë e ngordhur, pasi të zien mirë e mirë, po i shërbehen këtij populli si qengjë!
Përmes të kaluarës së lavdishme, disa të mjerë duan që ta mbulojnë të sotmen e turpshme dhe të ardhmen me ardhmëri të gjymtuar. Përmes shënimit të këtyre ngjarjeve, siç është ajo e Kuvendit të Karadakut, fillimit të luftës së 2001-shit dhe ndaljes së ujit vetëm me kaq, banorëve që gjenden në këtë kazan po i bëhet me dije se ju jeni njerëz të lavdisë kombëtare, ju jeni njerëz të pushkës, ngase të pushkës dhe flijimit keni qenë, pra duhet ta trashëgoni edhe në ditët në vazhdim këtë traditë të lavdishme!
Sikur mëtohet të thuhet: “Ju dini të bëni luftë, keni shije dhe art për këtë, e mbase ju nuk dini të bëni politikë dhe ekonomi. Jemi ne që bëjmë politikë dhe ekonomi për ju dhe në kohën kur ju shohim se jeni tejet të pakënaqur me mjerimin që ndjell trishtimin, ne jemi ata që mishërohemi me ju përmes vargjeve të Migjenit dhe përmes rrëfimit të Lulit të Vocërr. Mbase, desh harruam, përpos që ne jemi politikanë dhe ekonomistë të mirë, ne jemi edhe poetë të mirë”!
Kështu gjatë këtyre ditëve u shter kroi i fshatit Kron të Komunës së Likovës. Uji duhej të ndalej, ngase kishte nevojë të pastrohet rruga prej mbeturinave. Uji duhej të ndalej, ngase kishte nevojë të ruhet prej derdhjeve të panevojshme. Mendohej në ruajtjen e ujit, ngase së shpejti mund të rritet kërkesa për shpëlarjen e trurit dhe në këtë rast po duheshka ujë në sasi të mjaftueshme. Ndoshta ai që duartrokiste më herët, do të lajmërohej për një shpëlarje të tillë. Mbase ai mund ta përthithte këtë çështje si flladitje të kokës, për të cilën me të vërtetë kishte nevojë në këtë vapë përcëlluese!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin