Liria kulturore dhe robëria e shqiptarëve në Maqedoni
“Qeveritë nuk mund të përcaktojnë kulturën e një populli! Sepse, vetë qeveritë në masë të konsiderueshme përcaktohen nga kultura e një populli” – De Cuellar
Sipas të dhënave analitike të agjencionit për hulumtim të tregut medial, qeveria e VMRO-së për këto gjashtë vite qeverisje ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për reklamim të vetvetes, përfshirë këtu edhe fushatën “Investoni në Maqedoni” të zhvilluar nëpër mediat e huaja. Natyrisht, kjo shifër do të shumëfishohet nëse këtu do të kihen parasysh edhe shpenzimet e bëra përgjatë aksioneve të shumta sensibilizuese, të ndërmarra nga shumë ekipe qeveritare nëpër vendet e ndryshme në botë. Dhe, e tëra kjo vetëm për ta bindur botën se, pas reformave të thella, “Maqedonia po përjeton një zhvillim marramendës” dhe po bëhet vend i sigurt për investime.
Reklamimi po përdoret si metodë e shkëlqyer për vjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit, sepse sikur ta kishin dert reklamimin e “zhvillimit shtetëror”, me ato qindra miliona euro do të mund t’i blinin dhjetëra televizione më të zhvilluara ballkanike e më gjerë!
Është shumë qesharake të mendohet se Maqedonia po përjeton zhvillim të gjithanshëm. Shkenca zhvillimore, këtë fenomen pozitiv, pra zhvillimin, e përkufizon si aktivitet që prek njësoj jo vetëm çdo sferë të jetës, por çdo komunitet dhe çdo shtresë të shoqërisë. Pra, nëse flitet për zhvillim, nënkupton që të gjithë kanë pjesë në kekun e madh të pasurisë. Së këndejmi, “zhvillimet e hovshme” në Maqedoni në të vërtetë flasin kryekëput për nëpërkëmbje dhe për diskriminim të hapur etnik.
Në të gjitha sferat e jetës, “zhvillimi shoqëror” i diskriminon në mënyrë të veçantë shqiptarët. Nuk mund të flitet për zhvillim të Maqedonisë nëse ai zhvillim favorizon maqedonasit, ndërsa përjashton në masë të madhe nga pjesëmarrja aktive në jetën sociale, kulturore, ekonomike dhe politike të vendit popullatën shqiptare.
Në mënyrë të veçantë, përgjatë këtyre gjashtë viteve qeverisje të VMRO-së, është folur dhe debati publik është orientuar kah “zhvillimi kulturor” i Maqedonisë. Të gjitha “zhvillimet kulturore” që ndodhën këtu, nuk pasqyrojnë asnjë vlerë të rëndësishme përveçse diskriminimin kulturor të shqiptarëve.
Kur mbi një etni ushtrohet diskriminimi kulturor, kjo do të thotë se ajo etni është e robëruar, nuk ka liri kulturore. Liria kulturore i përket kolektivitetit, etnisë, ndaj është e veçantë, ndërsa shumica, për të mos thënë të gjitha format e tjera të lirisë i referohen individit. Zhvillim kulturor do të ketë atëherë kur do të ndjehet fuqishëm diversiteti kulturor, kur këto dallime do të konsiderohen si vlera të shenjta brenda shoqërisë së një shteti. Pra, kemi të bëjmë me respektin! Respekti nuk mund t’i nënshtrohet asnjë ligji, asnjë njësiti policor a ushtarak. Respekti është produkt i edukatës së përgjithshme.
Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë problem me dallimet kulturore të këtij vendi. Shqiptarët i njohin, i respektojnë, madje edhe i përdorin në praktikë vlerat kulturore maqedonase (flasin maqedonisht, këndojnë këngë maqedonase, kërcejnë valle maqedonase, ndjekin teatro, filma, koncerte maqedonase, lexojnë libra maqedonisht etj.) Ndërsa maqedonasit, institucionalisht mendojnë se shqiptarët janë shoqëri akulturore, pa vlera kulture ndaj dhe sanskionohen me ligj: me ligj u bëhet me dije se sa mund ta përdorin gjuhën shqipe dhe, përgjithësisht, sa mund ta gëzojnë jetën e vet kulturore.
Natyrisht, ligjet e tilla janë të parespektueshme për cilido etni. Këto ligje diskriminuese mund të jenë në zbatim dhe ta ngulfasin zhvillimin kulturor të një etnie, deri në çastin kur do të shpërthejë vullkani i padurueshmërisë që do të përmbytë çdo gjë para vetes – edhe pushtetin diskriminues. Asnjë pushtet, asnjë perandori, nuk ka arritur ta përmbys një kulturë, ndërsa kulturat kanë përmbysur pushtete. Revolucionet kulturore nuk janë të panjohura për njerëzimin.
Pushteti në Maqedoni duhet ta shenjtërojë lirinë kulturore dhe ta stimulojë fuqishëm diversitetin kulturor, sepse vetëm në këtë rast mund të themi se kemi zhvillim kulturor. Për t’u respektuar liria kulturore shqiptare në Maqedoni, shoqëria maqedonase duhet t’i qaset një procesi të gjatë edukativ, që nga kopshtet e fëmijëve, e deri në instancat më të larta arsimore, në raport me vlerat kulturore shqiptare.
Gjithsesi, janë irrituese, diletanteske dhe demonstrojnë logjikë vasali edhe deklaratat e disa funksionarëve të BDI-së, koalicionit qeveritar të VMRO-së, të cilët me ëndje pohojnë se shqiptarët nga viti 2008-2012 po përjetojnë një zhvillim të hovshëm kulturor. Këtë bindje mund ta kenë vetëm ata sllavomaqedonasë që janë shqipfolës.
Zhvillimi kulturor nuk mund të matet me botim të një a dy librave më shumë në raport me 10 vite më parë, as me shtimin e një shfaqjeje në repertorin e teatrit, as me plus 100 euro për një shoqëri kulturo-artistike, as me 10 ekspozita më shumë nga piktorët shqiptarë. Këto mund të llogariten vetëm aktivitete kulturore, që varen nga vullneti i organizatorit dhe pushtetit, aktivitete këto që bien në kategorinë e lirisë individuale.
Në një fjalim të vetin, më 1995, ish-sekretari i OKB-së, De Cuellar, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Botëror për Kulturë dhe Zhvillim (WCCD), duke folur mbi zhvillimet shoqërore si dhe mbi raportet e pushteteve karshi kulturës, do të nënvizojë se zhvillimi i ndarë nga konteksti i vet kulturor dhe human është, thjesht, një rritje ekonomike, pa shpirt, pa njerëzoren.
Fatkeqësisht, në Maqedoni sot mund të flitet për një zhvillim që ka “shpirt maqedonas”, derisa ky zhvillim i përket vetëm popullatës maqedonase. Popullata shqiptare mbetet e privuar nga e drejta kolektive për ta përjetuar një zhvillim të gjithanshëm.
Shqiptarët e Maqedonisë janë i vetmi popull në Ballkan që jeton kulturalisht i robëruar!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin