Vazhdimësia e kompromiseve
Çdo ditë e me tepër po qartësohen gjerat rreth veriut të Kosovës, i cili pashmangshëm po hyn në një proces të ri politik. Sipas një studimi të bërë nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, Kosova dhe Serbia do të hyjnë në një proces të ri negociator për veriun e vendit, gjë qe si rezultat i këtyre bisedimeve veriu i vendit do të fitojë autonomi. Ky kompromis, sipas KIPRED-it, do të bëhet pas ristrukturimit të Qeverisë së Kosovës, duke e futur në koalicionin qeverisës edhe AAK-në.
Menjëherë pas analizës së tillë, reagoi Qeveria e Kosovës, duke përgënjeshtruar se nuk ka asnjë plan për ristrukturimin e koalicionit dhe as për bisedime politike me Serbinë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, deklaroi për media se “asnjë përgatitje në drejtim të ndonjë statusi tjetër me veriun nuk është në diskutim. Sa u përket koalicioneve, ne kemi raporte të mira me të gjitha subjektet politike, edhe me AAK-në, por ndryshimet në koalicion, sa di unë, nuk po bisedohen”.
Në një intervistë për një të përditshme të Kosovës, ambasadori amerikan Kristofer Dell tha se ”në instancë të parë duhet të ketë një mirëkuptim ndërmjet Qeverisë në Prishtinë dhe qytetarëve të saj qe jetojnë në veri, të cilët kanë qëlluar të jenë të etnisë serbe, por natyrisht edhe Beogradi duhet të jetë pjesë e zgjidhjes.”
Kurse, tanë kohen Qeveria vazhdon të thotë se nuk ka status special, nuk ka ndarje e as autonomi për veriun e vendit, gjë qe është kontradiktore me atë se çfarë thotë faktori ndërkombëtar.
Kreu i NATO-s, Andres Fog Rasmusen, në vizitën e fundit qe e pati në vendin tonë e bëri të qartë për të gjithë opinionin duke theksuar se ”nuk ka zgjidhje ushtarake për ketë problem. Ne duhet ta kemi një proces politik, i cili do të sjellë integrimin e plotë të pjesës veriore në Kosovë dhe në shoqërinë kosovare”
Me gjithë kundërshtimet e Qeverisë së Kosovës se nuk do të ketë bisedime politike, bisedimet janë të pashmangshme sepse tanimë ka kohë qe është përgatitur terreni për biseda të tilla. Si hap i parë i përgatitjes së negociatave politike ka qenë dialogu teknik, kurse hap i fundit do të jenë kompromiset politike në një proces të ri negociator.
Deklaratat e korit diplomatik dhe të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, secili intelektualë duhet t’i merr shumë seriozisht, sepse itinerarin dhe agjendën e udhëheqësve tanë deri me tani e kanë përcaktuar faktori ndërkombëtar.
Qeveria e Kosovës duhet të bëhet transparente para qytetarëve të saj, sepse është rruga ma e mirë e mundshme për t’i evituar dhe shmangur reagimet qe nuk do të dëshironim t’i shohim.
Në çdo negocim politik pritet nga palët qe të lëshojnë pe. Deri më tani Kosova pothuajse ka bërë kompromise të dhembshme të njëpasnjëshme, duke pranuar pakon e Ahtisarit (Pavarësinë e mbikëqyrur) me të gjithë ato gjërat e këqija brenda saj (decentralizmin, shumicën e votës së dyfishtë, eksterritorialitetin), pastaj “bisedimet teknike” , por duke besuar qe kjo çështje përfundimisht do të mbyllej. Mirëpo, të kërkohet prapë nga vendi ynë të bej koncesione të reja në favor të Serbisë, me të vërtetë është shumë e dhimbshme.
Nëse veriu i Kosovës do të jetë pjesë e bisedimeve politike, atëherë pse të mos jetë edhe Lugina e Preshevës, meqenëse të gjithë e dimë se edhe kjo pjesë ka rrethana të veçanta dhe gjendja e kësaj treve shqiptare patjetër qe do të duhej nga Qeveria e Kosovës të përfshihej në agjendën e bisedimeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin