LAJMI I FUNDIT:

Më 4 korrik, Prizreni ishte qytet amerikan?!

Më 4 Korrik, qyteti im, Prizreni, ishte festiv. Për nder të ditës së pavarësisë të SHBA-së, të gjitha shtyllat në qendrën e qytetit ishin të stolisur me flamuj amerikan. Vetëm me flamuj amerikanë dhe asnjë kombëtar dhe shtetëror të Kosovës. Edhe një herë: Vetëm me flamuj amerikanë dhe asnjë kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.

Duke i shkruar këta reshta, gjithnjë kam pasur një dozë të fshehur të dyshimit në vete se mos vallë dikush me këtë artikull mund të më keqkuptojë, duke më cilësuar me atë epitete kujdestar kur dëshirohet të degradohet dikush – antiamerikan.

Jo, assesi! Përkundrazi më erdhi shumë mirë për një iniciativë të tillë. Asgjë nuk ka të keqe në këtë bashkë-festim të kësaj feste të mikes sonë të madhe, SHBA-së, vetëm me flamujt të tyre. Por, përveç tek servilizmi ynë përgjërues tanimë i ditur naiv, paradoksi i absurdit të kësaj ndërmarrje këtë herë qëndron kryekëput tek joprincipialiteti. Pra, jo te kremtimi dinjitar dhe shumë i meritueshëm në këtë mënyrë të pavarësisë së SHBA-së në Prizren dhe Kosovë (stolisja e qytetit vetëm me flamuj amerikan), por tek parimi i përgjithshëm në rastet e ngjashme kur është fjala, ta zëmë, për 28 Nëntorin, ditën e flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.


Nëse e kthejmë kujtesën jo më shumë se disa javë, të ndodhur pikërisht më 10 qershor dhe në këtë qytet, me rastin e shënimit të 134-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur me pretekst se hiqnin nga shtyllat flamujt ahtisarian dhe në frymën e kësaj festeje stolisnin sheshin kryesor të qytetit me flamuj kombëtar, nga ana e Policisë së Kosovës dhunshëm ishin arrestuar 10 aktivistë të VV-së. Ata, atë ditë, në sytë e shumë mysafirëve dhe figurave eminente intelektuale dhe kombëtare që ishin prezent në këtë manifestim; në praninë e qindra qytetarëve familjarë të rastit që ishin të shoqëruar edhe nga fëmijët e vegjël, brutalisht rrahën, ngrehën zvarrë nëpër rrugë dhe ofenduan me sharje nga më të ndryshme këta të rinj idealistë, entuziastë dhe atdhetarë, vetëm e vetëm pse tentonin ta stolisin qytetin me flamuj kuqezi dhe ta bëjnë madhështore këtë festë?!

Pse ky jopricipialitet kur ka të bej me festat tona kombëtare?!

A do të veprohet kështu ngjashëm edhe në festën e 28 Nëntorit, e cila këtë vit përkon me 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë?

Krejt në fund, Zoti e bekoftë Amerikën dhe gjithë miqtë tanë të tjerë të sinqertë!

Njëkohësisht, Zoti i vetëdijesoftë këtë politikanë në pushtet të cilët me këtë servilizëm aq naiv dhe vardisës, aq flagrant dhe aq joparimor, pavetëdijshëm dhe në heshtje po eksponojnë dyshimin para tyre të finokërisë sonë në prapavijë?!!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori