Domatet nuk janë bomba, z.Zhbogar!
Diku ne veri të Kosovës dikush mund të gjuaj bomba, t’i vrasë e t’i plagosë ushtarët e tyre, e z. Zhbogar me shokët e tij në Bruksel nuk tmerrohen, por ai dhe ata shumë tmerrohen kur dikush tjetër në Prishtinë gjuan me domate të prishura kuadrot evropian që erdhën mbase të na mashtrojnë edhe ketë herë?!!
Diplomati jo aq karizmatik i BE-së, në cilësinë e ndërmjetësuesit (lehtësuesit) në bisedimet famëkëqija për Kosovën me Serbinë, Robert Cooper, pasi së pari kishte shkuar për vizitë në kryeqendrën e shtetit më të respektueshëm për punëdhënësit e tij, Beograd, këtë të enjte erdhi edhe në Prishtinë. Erdhi në këtë kryeqendër të protektoratit të vetë, ku, për çdo propozim të tij politik rreth bisedimeve me Serbinë, nga politika vendore, si gjithnjë, merr përgjigjen e pritur “yes sir”.
Pa marr parasysh se, z. Cooper, cilën model, e kishte përzgjedhur ta vë rreth qafe, nga koleksioni i tij i pasur i kollareve (kravate), gjatë këtij takimi në Prishtinë, një gjë ai sigurisht e dinte që më parë: krahasuar nga klima kundërshtuese e kushtëzuese të bashkëbiseduesve si në Beograd, në Prishtinë nuk do t’i zihej fryma fare, andaj as që do të ketë nevojë që shpesh ta liroj me dorë shtrëngesën e asaj pjese të gardërobës rreth qafe të quajtur kravatë.
Atë që, z. Cooper, nuk e ka pas aq dert të madh me kravatën e tij si në Beograd, kësaj here, këtu në Prishtinë, i doli punë me pastrim kimik të teshave. Disa të rinë më të vetëdijesuar, më të guximshëm dhe me bindje politike shumë më ndryshe nga ata të dëgjueshmit brenda asaj ndërtese shumëkatëshe të quajtur “QEVERI” në qendër të Prishtinës, e pritën me protesta dhe domate të prishura. Prodhim vendor, pa dyshim!
Pas kësaj ngjarje jo aq të hijshme dhe të papritur për të, besoj se, z. Cooper nga Prishtina, me vete ka marr edhe porosinë politike të shkruar nëpër pankarta që mbanin në duar këta të rijnë gjatë proteste.
Ashtu sikur pritej në këto raste jo aq diplomatike, nga institucionet relevante formalisht duhet pasojnë reagimet të menjëhershme gjykuese të këtij veprimi. Së pari filli ia nisi nga krye/nikoqiri – Hashim Thaçi, për të vazhduar më pas nga tarafi i ndërkombëtarëve, e, në fund, sigurisht do të përmbyllet me analiza të porositur nëpër disa medie tona të disa analistëve kujdestar për këto raste që dikur pretendojnë të hyjnë në politikë. Në këtë lakoni të pritshme gjykimesh formale, nuk e kam të qartë se pse deri më sot ende nuk reagoj për mikun e vetë, z.Cooper, zëvendësministrja dhe kryenegociatorja për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri?!
Pa dyshim se, nga vargu i këtyre gjykimeve zyrtare të aksionit simbolik të këtyre të rinjve të lëvizjes Vetëvendosje! me domate të prishura ndaj z. Cooper, ajo që më së shumti më sfidoj të reagoj në këso kurtuazie – reagime të pritura, ishte ai i përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Samuel Zhbogar.
“Unë vetëm mund të shpreh tmerrin dhe zhgënjimin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm. Gjuajtja me domate dhe britmat kundër delegacionit zyrtar të BE-së, qëllimi i të cilit është vetëm të lehtësojë raportet midis Prishtinës dhe Beogradit, është gjest i papranueshëm”, ka thënë Zhbogar.
Haj medet! Çfarë paradoksi hipokrit i qëndrimit të BE në raportet mes Kosovës dhe Serbisë?! Ama… ndoshta ata edhe nuk kanë faj në këtë drejtim. Sepse, më se 13 vite nuk janë mësuar që dikush nga ne atyre zyrtarisht t’ua prishi qejfin në tavolinën e bisedimeve, e lere më në rrugë, me pankarta, domate të prishura….prandaj edhe tmerrohen. Thjesht ata janë mësuar që për çdo propozim dhe ofertë të tyre politike, pa marrë parasysh interesin strategjik dhe nacional shtetëror, nga goja e politikanëve tanë në pushtet të dëgjojnë vetëm përgjigjen “yes sir” dhe asgjë tjetër.
Pa dashur që me këtë rast ta rikujtoj atë cirk të shkuar, quaja bisedime me Serbinë, dhe atë lojë groteske termesh në opinion: “teknike”, “jo teknike”, ‘politike”, “jo politike”… nga të cilat, duke e fituar kandidaturën për anëtarësim në BE, prej tyre përfitoi vetëm Serbia, sot vjen dikush nga sejmenët e mbretërisë së tyre nga Brukseli në Prishtinë dhe sërish kërkon prej nesh: “Hajde tash të bisedojmë për veriun?!!”
Edhe me këtë rast, përsëri ne duhet të jemi kooperues , a po?
Pa reaguar në asnjë formë edhe me këtë rast ne përsëri duhet të themi vetëm “yes sir”, a po?!
Përsëri edhe me këtë rast, nëse nuk pranojmë do të na kërcënoni, e nëse pranojmë, do të na premtoni ndonjë kredi me kushte të volitshme, ndonjë raport pozitiv për shtetin tonë, do të na inkurajoni se jemi në rrugë të mirë për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave…etj, etj., a po?!
Diku ne veri të Kosovës dikush mund të gjuaj bomba, t’i vrasë e t’i plagosë ushtarët e tyre, e z. Zhbogar me shokët e tij në Bruksel nuk tmerrohen, por ai dhe ata shumë tmerrohen kur dikush tjetër në Prishtinë gjuan me domate te prishura kuadrot evropian që erdhën mbase të na mashtrojnë edhe ketë herë?!!
Vërtet! Se çka po ju bëjnë serbët në veri, nuk është edhe aq për tu tmerruar, por për tu lemerisur, z. Zhbogar! Të dirigjuar po nga ai Beograd të cilës ju reshtur ia bëni qejfin në dëm tonin, jo shumë larg se disa kilometra nga “Prishtina e domateve”, përkëdhelësit e juaj po ju gjuajnë me bomba dhe armë zjarri, duke ju skuqur jo vetëm fizikisht teshat dhe trupin, por edhe moralisht, duke ju shkërmoqur dinjitetin e forcës suaj më të fuqishme ushtarake – KFOR.
Duhet ta dini përfundimisht, miq tanë të dashur se ka kohë që me këto politika tuaja të gjertanishme na keni shndërruar në ZOMBI, dhe, se, në këtë tokë të stërvuajtur, gjithnjë do të ketë dikush që nuk do të duroj më…?!!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin