LAJMI I FUNDIT:

Jankulovska – vetë myfti e vetë kadi

Vrasja makabër e pesë të rinjve maqedonas që ndodhi në bregun e liqenit të Hekuranës së Shkupit, tronditi opinionin e vendit, të rajonit dhe atë botëror. Natyrisht, kjo vrasje u dënua njëzëri dhe me ngulm u kërkua që të gjendet ekzekutori, por dhe porositësi! Shqiptarët qenë më së shumti të interesuar për epilogun e këtij rasti kriminal, sepse nisi një fushatë e tmerrshme antishqiptare, një tendencë skizofrene për fajësim kolektiv të popullit shqiptar. Që këtu u hetua se institucionet përkatëse shtetërore, për hesap të rritjes së popullaritetit politik, fajtorët do t’i kërkonin ekskluzivisht ndër shqiptarët.

Ndërkaq, gjenerata më e vjetër e shqiptarëve menjëherë e ndjeu se dikush po e ndjell qëllimisht kohën e Martinoviqit, i cili në vitet tetëdhjetë e copëtoi bythën duke u vetëngulur në shishen e birrës vetëm që t’i krijojë alibi pushtetit serb për t’i akuzuar shqiptarët si popull i egër dhe i dhunshëm e të cilët meritojnë një ndëshkim.

Në orët e hershme të një mëngjesi maji, mbi 800 pjesëtarë të njësiteve speciale kryen aksionin policor vetëm në disa vendbanime shqiptare, vetëm nëpër shtëpitë shqiptare, duke arrestuar vetëm shqiptarë. Aksioni paskësh pasuar pas informatave të bollshme dhe pasi është bindur BDI-ja e Ali Ahmetit se faktet janë të mjaftueshme dhe se nuk do të keqtrajtohet asnjë qytetar i pafajshëm! Faktet paskan qenë tepër bindëse!?


Pas përfundimit të aksionit, në oborrin e ministrisë së punëve të brendshme u shfaq kryeministri Nikola Gruevski për ta uruar ministren Gordana Jankulovska për suksesin e arritur në kapjen e njërit nga zinxhirët më të rrezikshëm në rajon të “radikalëve islamikë”! Jankulovska e informoi tërë botën se u kapën 20 terroristë shqiptarë që paskan qenë të stërvitur për akte terroriste dhe që paskan marrë pjesë në luftë kundër ushtarëve të NATO-s në Afganistan dhe Pakistan.

Një Zot e di se sa janë ndjerë të fyer këta të NATO-s kur kanë kuptuar se kundër tyre paska luftuar një plakë 60 vjeçare, një plak 64 vjeçar, një bujk, një traktorist, një shofer kamionësh, dy-tri femra të brishta që mbase kurrë nuk kanë dalë nga pragu i shtëpisë.

Ndërsa BDI-ja këmbëngul se aksioni policor u krye vetëm pasi morën garanci se nuk do të ketë keqtrajtime të qytetarëve të mbi 200 shtëpive shqiptare të bastisura. A ka keqtrajtim më flagrant se sa t’i traumatizojnë anëtarët e familjes, ndërsa nga zonja e shtëpisë të kërkohet që t’ju bëjë kafe policëve, ndërsa eprori të flejë nja një orë gjumë se qenka lodhur gjatë aksionit? A ka keqtrajtim më flagrant se sa policët meshkuj t’i mbledhin gratë shqiptare dhe t’i çojnë nëpër stacione policore?

Edhe për këtë aksion të turpshëm BDI-ja u paska dhënë leje atyre që me këtë rast deshën ta çojnë të vetmen porosi: kur të duam ua mbledhim gratë!

Sipas Jankulovskës dhe kryesisë së BDI-së këto nuk paskan qenë gra të rëndomta, por terroriste të dala nga gjiri i “radikalëve islamikë”. Të nesërmen do të lëshohen të gjitha nga burgu me përjashtim të atyre tek të cilët u gjetën armë pa leje, si dhe tre të tjerë të cilëve Jankulovska ua preu fajësinë: terroristë që kryen vrasjen e pesë të rinjve maqedonas si dhe pjesëtarë të radikalëve islamikë.

Për fat të keq, ministrja e punëve të Brendshme, zonja Jankulovska, hundë e buzë ra nga provimi! Dikush nga analistët maqedonas, duke tentuar ta mbrojë Jankulovskën për këtë histeri të pashoqe, tha se ajo nuk ka faj, por fajtorë janë të gjithë ata të sektorit operativ të cilët e keqinformojnë ministren, qoftë për ta ngulur qoftë për t’ju vardisur.

Ministrja duhet të dijë se çka është terrorizëm, duhet të dijë se kush i ndërmerr aksionet terroriste, pse i ndërmerr, cili është qëllimi, cilat janë caqet gjatë aktit terrorist, cili është epilogu i aktit terrorist, cila është porosia, porositësi, motivi etj. Nëse vrasja e pesë të rinjve maqedonas kualifikohet terrorizëm, atëherë pse të mos e marrë këtë kualifikim edhe vrasja e dy të rinjve shqiptarë nga polici maqedonas në Gostivar! Aksioni policor që kryhet në formë të ekspeditave ndëshkuese është shumë më afër definicionit mbi terrorizmin se sa vrasja e kryer nga krimineli ordiner!

Sipas të gjitha gjasave Jankulovskës iu tërhoq vërejtja nga ndërkombëtarët për deklarimet e saj të tipit “i kapëm ata që kanë luftuar kundër ushtarëve të NATO-s në Pakistan e Afganistan”, “i kapëm terroristët”!

Shqiptarët janë populli më pro NATO në botë; në Pakistan e Afganistan ka tri-katër herë më shumë ushtarë shqiptarë që luftojnë në krahun e NATO-s sesa ushtarë maqedonas. Ushtarët shqiptarë të NATO-s janë krenaria gjithëkombëtare. Për këtë shkak, ministrja ndërron akuzën! Tani akuza e saj është “i kapëm radikalët islamikë”, sepse tek ata paskan gjetur edhe literaturë të rrezikshme islamike! Ua paskan gjetur Kur’anin! Dhe dalin këta të BDI-së e thonë se akuzat janë ngritur mbi fakte të vërteta dhe e përkrahin këtë ndëshkim individual me qëllim që fajësia të mos bjerë mbi tërë popullin shqiptar!

Nëse dikush në Maqedoni dëshiron të flasë për ndonjë radikalizëm fetar, atëherë mund të flitet vetëm për “radikalizmin ortodoks”! Në emër të përçmimit të fesë islame, në emër të tendencës për ta paraqitur Maqedoninë si shtet ortodoks, në emër të mohimit institucional të fesë islame, në të tilla aksione për ta madhëruar ortodoksizmin janë kyçur edhe institucione më të larta shtetërore dhe jo vetëm Komuniteti i Kishës Ortodokse. Ta kujtojmë uzurpimin e xhamisë në Shtip dhe shndërrimin e saj në Kishë; vënien e kryqeve gjigante mbi objektet sakrale islame (në sahat kullën e Prilepit të Manastirit); ngritjen e kryqit gjigant në Vodno dhe elektrifikimin e saj edhe me paratë e myslimanëve të vendit; ngritja e kishës në majë të Kalasë së Shkupit; shugurimi i çdo objekti shtetëror e popullor nga kreu i kishës ortodokse në prezencë të udhëheqësve të shtetit; mos lejimi i ngritjes për herë të dytë së Burnali Xhamisë, ndërsa insistimi i shtetit që mbi ato themele të ndërtohet “Shtëpia e oficerëve serb” etj. etj.

U mor vesh, tërë kjo lojë fëmijësh është edhe një përpjekje për t’u shfryrë institucionalisht mbi shqiptarët të cilët duhet ta hanë dajakun sepse janë “terroristë” dhe “radikalë islamikë” (dy komponentë kryesor kundër të cilëve lufton tërë bota perëndimore)! Kjo lojë është në sinkron me lojën serbe e cila me shekuj u luajt mbi kurrizin e shqiptarëve.

Nuk është e qartë se ç’do BDI-ja që arbitron këtë lojë serbo-maqedonase? Si i shkoi mendja që të pajtohet dhe ta miratojë aksionin policor në mbi 200 shtëpi shqiptare për t’i gjetur vrasësit e pesë të rinjve maqedonas. Si nuk i shkoi mendja që të kërkonte dhe të këmbëngulte në bastisjen e shtëpive të maqedonasve dhe aty të kërkoheshin vrasësit. Të paktën do të zbulonin me tone armë e municion, natyrisht edhe shumë literaturë kishtare ortodokse! Ndoshta do të zbuloheshin edhe armët e vërteta me të cilat u ekzekutuan pesë të rinjtë.

BDI-ja nuk ka shans të mendojë, është nën narkozën e rëndë të vasalitetit në prehrin e DPMNE-së.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori