Pushteti kundër mediave
Pushtetet politike që nuk janë në shërbim të vullnetit të qytetarëve, ndihen shumë të rrezikuara nga liria e shtypit dhe liria e fjalës. Pushtetet e tilla i shtypin mediat, në mënyrë që ato të mos bëjnë transparente proceset antidemokratike dhe antiqytetare të tyre. Mediat që nuk kanë politika të pavarura editoriale bëhen instrumente të propagandës demagogjike të pushtetarëve. Në këtë rast, ata që e bëjnë lajmin edhe e shkruajnë atë.
Mediat në Kosovë përveç vështirësive financiare ballafaqohen edhe me mungesën e sigurisë për ta ushtruar veprimtarinë e tyre kushtetuese. Gazetarët kërcënohen dhe sulmohen me qëllim që të zmbrapsen nga raportimi i drejtë. Ata që i pengojnë gazetarët në punën e tyre mbeten të pandëshkuar nga organet e drejtësisë. Të gjitha këto pengesa dhe defekte kanë bërë që gazetarëve t’ju mungojë vendosmëria për të instaluar një gazetari të qëndrueshme hulumtuese.
Organizatat ndërkombëtare dhe vendore që merren me monitorimin e lirisë së mediave, në raportet e tyre vjetore kanë tërhequr vërejtjen se mediat në vendin tonë janë të ndikuara nga grupet politike dhe biznesore. Nuk është vetëm ekzekutivi që po pengon në krijimin e një klime të sigurt, ku gazetarët do ta kryenin punën e tyre sipas etikës profesionale dhe virtytit qytetar. Edhe legjislativi dhe gjyqësori po e ndihmojnë ekzekutivin në shtypjen e mediave.
Kodi i ri Penal që u miratua në Kuvendin e Kosovës me votat e deputetëve të koalicionit qeverisës dhe të një pjese të deputetëve të opozitës, kufizon skajshmërisht veprimtarinë e mediave. Ky Kod Penal shkel të gjitha konventat ndërkombëtare për lirinë e mediave. Neni 37 dhe 38 i këtij Kodi i bën gazetarët përgjegjës penalisht në rast së vlerësohen se kanë bërë ndonjë shpifje nëpërmjet mediave dhe i detyron gazetarët t’i tregojnë burimet e tyre. Në këto nene ka hapësirë të madhe për interpretim dhe keqpërdorim nga organet përkatëse. Pushtetarët mund të interferojnë në organet e drejtësisë dhe në këtë mënyrë gazetarët apo ata që i japin burimet mund të përfundojnë padrejtësisht në burg.
Në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës u bë presion i jashtëzakonshëm nga Qeveria te deputetët për miratimin e Kodit të ri Penal. Deputetëve të koalicionit qeveritar iu kishte ardhur lista me direktiva se çka duhet dhe çka nuk duhet të votojnë. Kjo trysni mbi lirinë e votimit ndaj deputetëve tregon se Qeveria e Kosovës po e shkelë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në çdo aspekt. Nuk është ky rasti i parë që deputetët e koalicionit qeveritar detyrohen të veprojnë sipas diktateve të Qeverisë.
Pushtetarët duke qenë të zhytur thellë në korrupsion, krim të organizuar dhe në dukuri të tjera negative, po duan që ta shkatërrojnë çdo media që merret me gazetari hulumtuese. Dihet fare mirë që gazetaria hulumtuese nuk mund të jetë efikase dhe as efektive pa burime konfidenciale të informacionit. Pushtetarët me hyrjen në fuqi të Kodin të ri Penal, kanë për qëllim që t’i reduktojnë në skajshmëri çdo burim eventual të informacioni, i cili do të shpërfaqte të bëmat e tyre. Krejt çka duan pushtetarët nga mediat është transmetimi i deklaratave dhe fjalimeve të tyre.
Përfaqësuesit e mediave të Kosovës kanë kundërshtuar fuqishëm nenet e Kodit të ri Penal që kanë të bëjmë me mediat. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës organizoi një protestë pak kohë më parë para Kuvendit të Kosovës, ku morën pjesë qindra gazetarë. Në këtë protestë përfaqësuesit e mediave i kërkuan Presidentes Atifete Jahjaga që të mos e nënshkruaj Kodin e ri Penal dhe në këtë mënyrë t’i kthehet edhe një herë Kuvendit për rishqyrtim. Përveç protestës, mediat kanë filluar bojkotin ndaj institucioneve qendrore dhe të partive politike në shenjë proteste pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Miratimi i Kodit të ri Penal është kundërshtuar edhe nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”. Në reagimin e tyre thuhet që e drejta për të ushtruar gazetarinë dhe mbrojtur burimet e informacionit duhet të vazhdojë të jetë parim thelbësor. Po ashtu, organizata për mediat në Evropën Juglindore ( SEEMO) e ka kritikuar Kodin e ri Penal, duke thënë se me nenet 37 dhe 38 iu bëhet favor vetëm atyre që janë të akuzuar për korrupsion ose aktivitete të tjera të paligjshme.
Kodi tani është te Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila do të vendosë përfundimisht se a do të kthehet ky ligj për rishqyrtim në Kuvend apo jo. Presidentja Jahjaga duhet që seriozisht t’i marrë parasysh ankesat dhe kërkesat e përfaqësuesve të mediave, shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare për mos nënshkrimin e këtij Kodi. Nëse Presidentja Jahjaga e nënshkruan Kodin e ri me nenet e kontestuara, do të jetë përgjegjëse për shtypjen e mediave dhe persekutimin e gazetarëve në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore