Sistemi elektoral dhe manipulimi i zgjedhjeve
Debatin mbi reformën zgjedhore sot përqendrohet ose tek aspektet e administrimit me sa më shumë integritet të procesit elektoral ose tek pandershmëria e sistemit aktual dhe pretendimet e partive të vogla lidhur me të. Komisioni i ngritur së fundmi dhe negociatat mes specialistëve të PD-së dhe PS-së në fakt janë duke u përqendruar tek aspektet e administrimit të zgjedhjeve në terren dhe tek ndryshimet e mundshme në kodin zgjedhor duke patur parasysh rekomandimet specifike të dhëna prej OSBE-ODIHR pas zgjedhjeve të kaluara lokale. Këtu bëhet fjalë për aspekte teknike si mënyra e numërimit të votave, procedurat e ndjekura në qendrat e votimit, masat e sigurisë etj. që nuk lidhen me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor dhe që synimin kryesor kanë që ta bëjnë procesin në vetëvete shumë transparent dhe sa më të ndershëm e të besueshëm.
Konkretisht çështja e sistemit zgjedhor është parë më shumë në aspektin e dëmtimit të madh që i bëhet partive të vogla si dhe pragun e lartë që vendoset për parti të reja që dëshirojnë të futen në lojë si alternativë ndaj partive ekzistuese. Konkretisht partitë e treta dhe partitë e reja që nuk duan të jenë në tutelën e dy partive kryesore duke u bërë pjesë e koalicioneve të tyre penalizohen në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse e kanë të vështirë që të akumulojnë aq shumë vota në një qark të caktuar sa të mund të nxjerrin një deputet aty ndërkohë që votat e akumuluara në nivel republike nëse i gjithë shteti do të ishte një zonë e vetme zgjedhore me siguri do të arrinin një përqindje të pëlqyeshme për tu kapitalizuar në mandate parlamentare. Konkretisht pragu de facto në përqindje votash që do të duhej të siguronte një parti e vogël jashtë koalicioneve kryesore për të mundësuar deputetin e parë vërtitet prej rreth 5 për qind në qarkun e Tiranës tek 18 për qind apo edhe 20 për qind në qarqe me më pak deputetë si Gjirokastra dhe Kukësi.
Kjo është një recete e mirëfilltë për oligarki që çimenton bindshëm duopolizmin e dy partive kryesore PD dhe PS dhe këtu edhe lind shqetësimi legjitim jo vetëm i partive të vogla ekzistuese por edhe i të gjithë aktorëve të shoqërisë civile të cilët me forcë e kanë kundërshtuar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vitin 2008. Nuk ka dyshime për faktin që kemi të bëjmë me një shtrembëerim të paremnduar të vullnetit publik të matshëm me të ashtuquajturin indeksin e Gallagherit i cili e nxjerr qartazi sistemin proporcional rajonal si një ndër më deformuesit.
Kundër sistemit zgjedhor aktual ka argumente të tjerë të shumta që lidhen me dëme të tjera si dëmtimi i demokracisë së brendshme të partive, theksimin e tiparit krahinorist të Shqipërisë, nxitjen e klientelizmit dhe patronazhit lokal në kurriz të politikave kombëtare e shtetërore që i takon të bëjë parlamenti etj. Megjithatë një ndër argumentet që i shpëton debatit dhe që lidhet drejtpërdrejtë edhe me rekomandimet e OSBE ODIHR është fakti që sistemi zgjedhor është vendimtar jo vetëm lidhur me shqetësimet e mësipërme por edhe me vetë cilësinë e procesit zgjedhor dhe me eleminimin e manipulimeve elektorale.
Një grup hulumtuesish të Universitetit të Essex kanë ndërmarrë prej vitit 2007 një projekt shkencor kërkimi që merret konkretisht me praktikat e këqija dhe manipulimin elektoral në demokraci të reja apo në gjysmë demokraci. Në këtë studim janë mbledhur të dhëna krahasuese nga të gjitha këto lloj shtetesh dhe një ndër përfundimet më specifike të nxjerra është se në morinë e faktorëve që kanë një ndikim në cilësinë e procesit zgjedhor, vetë sistemi ka një rol kyç. Që do të thotë se përveç procedurave të parashikuara, përgatitjes apo kualifikimit të stafeve që përfshihen në administratë, nivelit zbatueshmërisë së ligjit në një vend, kulturës politike apo faktorëve të tjerë që luajnë rol në cilësinë e procesit zgjedhor, sistemi zgjedhor në vetvete ka një peshë të veçantë.
Ajo që del e vërtetuar statistikisht është se sistemi proporcional kombëtar është sistemi që ka më pak gjasa të jetë i manipulueshëm sesa sistemet e tjera zgjedhore. Pra që vendim-marrësit e ndonjë komisioni potencial që do të interesohej të adoptonte një sistem të ri zgjedhor për një vend dhe do të kishin shqetësimin thelbësor cilësinë e procesit, do të kishin një arsye shumë të fortë që të vendosnin për proporcional kombëtar. Kjo pasi sistemi dhe për rrjedhojë procedurat janë shumë më të thjeshta duke lënë shumë më pak hapësirë për shkelje apo abuzime.
Por ç’është më e rëndësishmja incentivi për të manipuluar në terren do të ishte shumë i vogël pasi është më e vështirë në proporcional kombëtar që me vjedhje të përmbyset rezultati. Nëse në sistemin zgjedhor aktual apo edhe në atë pararendës që patëm deri në 2008 me shumë pak vota të vjedhura apo nxjerra të pavlefshme aty këtu në zona të caktuara zgjedhore do të mund të sigurohej një impakt thelbësor në numrin e mandateve që dilnin, në një proporcional kombëtar do të duhej të monitoroheshin dhe ndryshoheshin shumë më tepër vota duke e bërë shumë më të vështirë operacionin e manipulimit.
Këtu lidhet një element tjetër shkak pasojë mes manipulimit apo cilësisë së zgjedhjeve dhe sistemit elektoral. Propozuesja e sistemit që kemi, Partia Socialiste në bashkëpunim me Partinë Demokratike e kanë pasur shumë të qartë në vitin 2008 se në kushtet aktuale shqiptare me sistemin proporcional rajonal rezultati do të dilte pashmangërisht ngushtë.
Pra mazhoranca do të vendosej nga një apo dy deputetë sikurse edhe ngjau. Jo më kot bashkë me reformën zgjedhore u adoptuan në kushtetutë edhe dy ndryshime thelbësore shoqëruese që ishin ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit dhe ndryshimin e mocionit të mosbesimit. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve një shumicë e brishtë prej 50 për qind plus 1 do të mund ta zgjidhte vetë presidentin ndërsa me ndryshimet lidhur me mocionin bëhej shumë e vështirë vënia në pikëpyetje e legjitimitetit të partisë. Me pak fjalë e kanë blinduar pra kështu pushtetin e ekzekutivit sepse e dinin fare mirë që me sistemin e përqafuar distanca do ishte shumë e vogël dhe këtu qëndron edhe një problem kyç i këtij sistemi.
Rezultati del aq ngushtë sa i humburi gjithnjë do të ketë pretendime e iluzione se ka qenë fitimtari dhe do e ketë të vështirë të pranojë dështimin. Ashtu sikurse në fusha të tjera të jetës në Shqipëri edhe për një kohë të gjatë ne do të jemi shumë larg përsosmërisë së procesit e për këtë arsye gjithnjë do të ketë mesele apo pretendime qoftë edhe modeste për rezultat të përmbysur. Po ashtu të dy palët e dinë që shumë pak vota vendosin rezultatin final dhe do përpiqen gjithnjë të vjedhin kudo e kurdoherë që të mundin gjatë votimit apo numërimit të votave. Me një sistem tjetër elektoral edhe nëse dy partitë kryesore janë afër me numër votash prapëseprapë mënyra e numërimit dhe përcaktimit të mandateve do e bëj shumë të thellë distancën mes dy krahëve politik dhe do e bëj shumë të qartë se kush është humbësi dhe kush është fituesi duke minimizuar hapësirë për të pretenduar manipulime që mund të kenë përmbysur situatën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë