Ujku, qengji dhe uji i turbullt
“Qengji që sapo kishte shijuar barin e blertë të Pranverës, rastësisht ishte ndarë nga e ëma për të kërkuar ujë të pijshëm dhe futet një përroskë të vogël për të shuar etjen. Uji i pastër që vinte nga maje të malit, sikur nuk i mjaftonte ta shuante etjen që e kishte kapluar dhe donte të përpinte sa më shumë, që të mbushte barkun e tij të vockël. Por, papritmas rreth gojës së tij filloi të prishet kjo freski dhe uji vinte duke u turbulluar gjithnjë e më shumë. Qengji, në një moment ngriti kokën dhe pa se më lart tij qëndronte një ujk, i cili ishte futur në përrua dhe sikur me qëllim e turbullonte ujin. Ai I frikësuar nga ndonjë e keqe që mund t’i bënte ujku me vrap, iku në drejtim të kopesë duke blegëruar dhe kërkonte ëmën e saj për t’u strukur dhe kërkuar shpëtim”.
Ky tregim mund të shërbej si ilustrim i mirë për gjendjen tragjike dhe mjaftë tensionuese, si në veri të Kosovës, por edhe në Maqedoninë shqiptare, e cila tashmë ka marrë dimensionin e saj zhvillues.
Për fat të keq, edhe pas zhvillimeve shumë tragjike për kombin shqiptar, si në Kosovë dhe në rajon në të kaluarën, politika shqiptare në Tiranë, Prishtinë e gjetiu po luan rolin defansiv dhe në dëm të interesave të përgjithshme kombëtare.
Derisa për veriun e Kosovës si problem i krijuar pas vitit 1999 fajtor kryekëput është faktori ndërkombëtar – i cili me Marrëveshjen e Kumanovës kishte pranuar një ndarje të tillë – padyshim se kësaj gjendjeje i kanë ndihmuar edhe forcat politike dhe mafioze shqiptare, të cilat për asnjë moment nuk kishin shkëputur bashkëpunimin me strukturat e shteti serb.
Dhe, krejt kjo ishte bërë vetëm për një qëllim: për përfitime personale dhe grupore. Ky realitet tashmë është krijuar dhe nuk mund të zhbëhet lehtë.
Padyshim, se jo serioziteti politik i Prishtinë dhe Tiranës kanë ndikuar në krijimin e problemeve me pasoja tragjike për shqiptarët, përkundër institucioneve vendore e ndërkombëtare, organizatave të ndryshme, mediumeve, OJQ-ve etj. të cilat nuk kanë shprehur ndonjë shqetësim të theksuar për këto ngjarje.
Vrasja e Selver Haradinajt në banesën e tij në Mitrovicë dhe njëkohësisht vrasja e pesë tinejxherëve maqedonas afër Shkupit nuk mund të shihen si ngjarje të veçanta. Ato kanë një skenar të përbashkët që në këto rrethana të sëkëlldisë së politikës shqiptare, të goditen sa të mos jenë në gjendje të merren me veten më shumë.
Këto dy ngjarje kanë në shënjestër një qëllim: defaktorizimin e plotë të politikës shqiptare, në mos më pak anashkalimin e tyre në rast të ndonjë vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit. Padyshim, autori i këtyre ngjarjeve është Beogradi, i cili pas përkëdheljes së Brukselit dhe dhënies së statusit për kandidat të BE-së ndihet edhe më i trimëruar në ekzekutimin e qëllimeve destabilizuese për rajonin.
Është për habi se si një pjesë e politikës së BE-së edhe më tej mbështet retorikën e dyfishtë politike të Beogradit, e cila në Bruksel luan lojën e qengjit, ndërsa me fqinjët dhe rajonin luan lojën e ujkut që kur do turbullon ujin dhe nuk zgjedh prenë. Politika serbe përfundimisht duhet të ndalet karshi rajonit. Më në fund, Brukseli duhet t’ia qartësojë Beogradit vendin, ndryshe nuk do të ketë integrim në BE.
Por, përkundër neglizhencës së politikës së BE-së, përgjigjen më të mirë sërish e dha SHBA-ja, e cila për çdo eventualitet me një urgjencë kishte aprovuar vendimin për dërgimin e mbi 700 trupave ushtarake amerikane në Shqipëri, të cilat tashmë janë dislokuar.
Partneri tjetër serioz ndërkombëtar, Gjermania, për nevoja të ruajtjes së gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës ka dërguar shtesë rreth 600 trupa ushtarake, të cilat do të mbajnë situatën nën kontroll. Edhe Austria ka vendosur të dërgojë rreth 180 ushtarë për këtë qëllim. Këto vendime pa dyshim se janë në përputhje me strategjitë e tyre për rajonin, por në të njëjtën kohë shërbejnë edhe për sigurinë rajonale që eventualisht situata të mos dalë jashtë kontrollit.
Faktori politik shqiptar tashmë është inaktiv dhe nuk ka ndonjë rol në këto ndodhi, si për shkak të mungesës së kapaciteteve të sigurisë, por edhe të mungesës së një plani, apo strategjie të përbashkët kombëtare. Ky faktor tashmë e ka përjashtuar veten, por kjo nuk nënkupton që duhet bërë sehir dhe t’i mbaj sytë kah qielli.
Tani kur kjo gjendje ditë e më shumë keqësohet, ky faktor nuk duhet të luaj rolin e qengjit të butë që të struket në kope, por të përgatitet për sfidat e ardhshme, të hartojnë planin e përbashkët kombëtar për zgjidhjen e problemit përfundimtar shqiptar në rajon, ndryshe të tjerët do të ndajnë fatin tonë, por me pasoja të dëmshme dhe të mëdha për shqiptarët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin