Jo imunitet njerëzve të zgjedhur në pushtet!
A duhet të kenë imunitet ligjor njerëzit e zgjedhur në pushtet?
Përgjigja është e qartë dhe e thjeshtë: jo imunitet! Është absurde dhe idiotësi tu jepet imuniteti atyre. Në radhë të parë deputetët, qeveritarët dhe Presidenti janë të gjithë qytetarë. Ato ligje që dalin janë për qytetarët ku edhe pushtetarët bëjnë pjesë.
Deputeti është zgjedhur nga populli dhe duhet të mbështes interesat e elektoratit që e ka zgjedhur. Çdo deputet kur hyn për herë të parë në Parlament, bën një betim që konfirmon se deputeti premton që do të zbatojë ligjet e Kushtetutës. Ky betim i dokumentuar dhe firmosur është një premtim që deputeti është i përgjegjshëm moralisht dhe ligjërisht, i ndershëm dhe se do të vërtetojë që ai meriton besimin që i ka dhënë publiku me votën.
I njëjti betim bëhet edhe për funksionarët e lartë të administratës shtetërore, si ministrat dhe kryeministri.
Çfarë do të thotë kjo?
Zyrtarët e lartë dhe deputetët, si figura politike-shtetërore dhe si qytetarë, kanë të drejta, por njëkohësisht edhe përgjegjësi ndaj ligjit dhe publikut. Liria në një shoqëri demokratike ka kufi dhe vjen bashkë me obligime dhe përgjegjësi ndaj punës së një pushtetari-deputeti, si dhe nga respektimi i ligjeve.
Çfarë do të ndodhë sikur këtyre pushtetarëve të nivelit të lartë t’u jepet imunitet ndaj ligjeve? A janë këta njerëz shenjtorë? Engjëj?
Jo. Do të shpërthejë krimi cep e më cep.
Çfarë do të mendojnë ata?
”Ligji nuk është shkruar dhe aprovuar për mua si deputet, ministër, kryeministër, drejtor banke, inspektor në shtet etj. Ligji është krijuar për njerëzit e thjeshtë pa pushtet”.
Çfarë ndodh sikur ky deputet të bëjë krim?
Sipas logjikës së imunitetit, nuk do bëhet fjalë për hetime prokurori-gjykatë, pasi është imuniteti që e mbron atë ndaj thyerjes së një ligji. Do thotë dikush: ku është e keqja që vodhi një deputet, e pastaj çfarë? Krimet e kryera nga deputetë do të kenë pasoja katastrofike për ekonominë dhe për shkak të imunitetit, asnjë nuk do shkojë në burg.
P.sh. një deputet, propozon dhe manipulon shoqërinë e deputetëve të partisë së tij në Parlament që të votojnë një ligj për shitjen e një ndërmarrje shoqërore. Ligji aprovohet me shumicë votash në Parlament dhe firmoset nga Presidenti. Deputeti merr si shpërblim 2 milionë euro nga firma që bleu atë ndërmarrje shoqërore. Një dëm i madh dhe humbje pasurie kombëtare!
Një deputet tjetër del me propozim për amnisti të të burgosurve që janë dënuar 10 vjetët e fundit. Deputeti shpërblehet me 100 mijë euro nga shoqata e mbrojtjes së të drejtave të të burgosurve. Pasoja në këtë rast, dalja nga burgu me ligj Parlamenti të kriminelëve, trafikantëve dhe gjithë monstrumëve të krimit. Një pasojë e rëndë për sigurinë e publikut dhe një rritje e krimit në publik!
Një deputet tjetër abuzon me statusin e tij dhe vjedh një bankë me 10 milionë euro. Kush do e dënojë? Ai ka imunitet.
Një deputet tjetër propozon një ligj që favorizon shitjen e një kompanie, duke ia dhënë një firme që është e afërt me deputetin apo partinë e tij. Shpërblimi që merr deputeti, 7 milionë euro! Dëm për ekonominë e vendit.
Ku na çojnë këto krime?
Së pari do të rritet krimi edhe nga njerëzit e thjeshtë, si vjedhjet, krizë politike qeveritare, ulje e reputacionit dhe besueshmërisë së figurave politike, krizë institucionale etj. Rënie e vlerës së monedhës, rritje e borxhit kombëtar, mos shlyerje e kredive të Bankës Botërore dhe Bankave Evropiane… Në situata të tilla, problemet politike dhe ekonomike nuk janë vetëm probleme të brendshme, por do të shqetësojnë edhe Bashkimin Evropian. Mund të vihet në pikëpyetje anëtarësia dhe përjashtohet vendi nga BE-ja. Ai imunitet e çon ekonominë dhe politikën në kaos dhe ka pasoja katastrofike.
Përse Italia ka një histori të gjatë krizash qeveritare dhe parlamentare?
Arsyeja është pikërisht korrupsioni i anëtarëve të Parlamentit, krimi i kryer nga njerëz në pushtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij