Hitleri “në” Kosovë!
Pa i përdorur motoçikletat karakteristika për dy vetë – për të cilat të moshuarit thoshin se gjermanëve të Luftës së Dytë Botërore u mjaftonte vetëm një që ta merrnin cilindo qytet të Kosovës – e edhe aeroplanët të cilët nuk i janë dashur për t’u “ankoruar” këtu, Hitleri “zbarkoi” ndryshe në Kosovë, me botimin shqip të librin të tij “Main Kampf” (Lufta ime). Këtë nuk e solli ndonjë shtëpi botuese nga Kosova, por një shtëpi gati anonime nga Shqipëria. Sido që të jetë, ajo vjen në shqip për lexuesit shqiptarë dhe mund ta gjeni gjithkund aty ku shiten librat.
Ka diçka që leximin e këtij libri apo vetë paraqitjen e tij në Kosovë në gjuhën shqipe e bën të dallueshme dhe për shumëçka ndryshe nga përkthimi dhe leximi i tij në gjuhë të tjera. Kjo ka të bëjë në rend të parë me qasjen e fashistëve ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare, që nuk është e njëjtë me qasjen kriminale dhe jonjerëzore të cilën e kanë pasur si metodë dhe politikë pothuajse ndaj gjithë të tjerëve.
Kjo është diçka e njohur ndër ne, por diçka që lehtë mund të keqkuptohet edhe më lehtë të keqinterpretohet edhe në ditët e sotme.
Nëse për këtë fenomen nuk shpjegohen edhe karakteristikat e tjera, ajo gjithsesi nuk do të interpretohet drejt. Fakti se ne shqiptarët e Kosovës nuk luftuam kundër fashistëve sa edhe të tjerët – bile sikundër thonë, ata i pritëm edhe me lule – ne shqiptarëve as nuk na bënë dashamirë të fashizmit e nazizmit e as nuk na bënë më pak liridashës.
Rrethanat ishin të tilla që këtë sjellje dhe qasje tonën e bënë të kuptueshme bile edhe të justifikueshme. Pse? Për dallim prej të tjerëve të cilët kishin shtetin e tyre të pavarur, për dallim prej të tjerëve të cilët jetonin të lirë në atë shtet ndaj të cilëve para ardhjes së gjermanëve nuk po bëhej politika shfarosëse, shqiptarët në prag të LDB-së nuk e kishin shtetin e tyre dhe ndaj tyre shteti ku ata po jetonin, Jugosllavia, po ushtronte dhunë sistematike me qëllim shfarosjeje.
Prandaj kur gjermanët me ideologjinë naziste dhe italianët me atë fashiste filluan të pushtojnë vendet e ndryshme, ata vranë e diskriminuan dhe përçanë e ndanë shtete e kombe. E bënin këtë që pushtimi i tyre të ketë sukses. Por, kur erdhën në tokat shqiptare, ata nuk patën nevojë për të bërë diçka të tillë. Nuk patën nevojë që shqiptarët t’i ndajnë, sepse ata tashmë ishin të ndarë në disa shtetet. Nuk patën nevojë t’i vrasin e shpërngulin që t’i nënshtrojnë, sepse ishin nën gjenocidin e Beogradit me decenie të tëra. Prandaj, për t’i pushtuar shqiptarët i bashkuan ata në një shtet dhe ndalën gjenocidin e Serbisë të cilin ajo e kishte ushtruar shumë vrazhdë.
Ky është thelbi i cili duhet të kihet parasysh kur flitet për këtë periudhë. Kjo është esenca që duhet të kihet parasysh sa herë që flasim për fashizmin dhe gjermanët në Kosovë, apo për luftën partizane dhe pamundësinë e saj që të përqafohet më shumë nga shqiptarët e Kosovës. Çka është shumë e rëndësishme, kjo është karakteristika unike e shqiptarëve, sidomos e atyre të Kosovës, e cila duhet të kihet parasysh për të gjithë ata që marrin mundin për ta lexuar këtë libër.
Ky libër për lexuesin e Kosovës është dashur ta ketë një parathënie në shqip, ku shpjegohet mirë e gjatë kjo karakteristikë unike. Këtë duhet ta bëjmë sidomos për gjeneratat e reja të cilat mund t’i kenë jo të qarta gjithë këto zhvillime në raportet shqiptarët dhe lufta e Hitlerit. Por, kjo duhet të bëhet edhe për gjeneratat më në moshë të cilët kanë mësuar me decenie të tëra gënjeshtra nga më të ndryshme për këtë periudhë, si ato kinse partizanët e Titos ishin çlirimtarë të Kosovës, çka gjithashtu është gënjeshtër e shtresuar kohë të gjatë, për të cilën janë thënë aq shumë gënjeshtra, saqë te një pjesë e kësaj gjenerate ende mendohet me deformime dhe me mangësi informatash e faktesh ende jo mirë të studiuara.
Me këtë shpjegim në parathënien e tij, unë konsideroj se ky libër bën t’i ofrohet lexuesit shqiptar, në rend të parë jo për ndonjë vlerë të tij – sepse fundja ai është shkruar nga njeriu që ka bërë krime çnjerëzore dhe është munduar që ato t’i justifikojë me teza politike raciste – por për faktin se ndalimi i tij vetëm se do ta zgjonte edhe më shumë kërshërinë për ta lexuar atë në ndonjë formë tjetër jolegale, çka vetëm se do ta rriste efektin e keq të mundshëm nga leximi i tij.
Ka edhe një karakteristikë tjetër që do të duhej ta themi kur jemi te ky libër: ai është raporti i Hitlerit dhe përgjithësisht i luftës dhe i ideologjisë së tij me hebrenjtë. Edhe këtu ka diçka gjithashtu unike në raport me shqiptarët dhe për disa karakteristika goxha e veçantë, gjë që do të duhej të shpjegohej në parathënien e munguar të këtij libri. Shqiptarët nuk i trajtojnë as që i kanë trajtuar hebrenjtë ashtu si Hitleri. Përkundrazi, Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku numri i hebrenjve është bërë më i madh pas LDB-së. Kjo u bën nder të gjithë shqiptarëve, gjithë moralit dhe etikës së historinë së tyre. Por, prapë ka diçka unike edhe këtu, sepse shqiptarët e Kosovës nuk ishin kaq të mirë me hebrenjtë aq sa ishin shqiptarët e Shqipërisë. Dhe kjo mund të kuptohet drejt vetëm me shpjegimin tonë të mësipërm.
Nëse ka pasur ndonjë dhunë dhe diskriminim të hebrenjve të Kosovës nga ata shqiptarë që iu kanë bashkuar fashistëve, faktet thonë se ka pasur e kjo ka ndodhur si shërbim ndaj politikës ditore të fashistëve të cilët na kanë bashkuar në një shtet dhe të cilët na i kanë hequr qafe pushtuesit serbë. Fundja, edhe pse ky trajtim nuk ka qenë aq i mirë sa ai që e kanë bërë shqiptarët e Shqipërisë, ai assesi nuk ka qenë çfarë mund ta hasim në vende të ndryshme të Evropës.
Nuk janë të paktë ata që çuditen edhe më shumë për këtë, duke e pasur parasysh faktin se këtë trajtim hebrenjtë e kanë pasur nga një komb pjesa më e madhe e të cilëve janë të besimit mysliman. Është një temë krejt tjetër dhe shumë interesante pse mendohet se apriori ky trajtim ndaj hebrenjve do të duhej të ishte jo i drejtë dhe paranoik, kur bazat e fesë islame janë paqja dhe toleranca. Kësaj radhe po mjaftohemi vetëm duke thënë se vlerat e shqiptare, doket, zakonet, Kanuni i Lekë Dukagjinit, e drejta zakonore shqiptare në përgjithësi – edhe feja islame ashtu si të tjerat – kanë rolin e vet, janë ato që i shtynë shqiptarët t’i mbrojnë hebrenjtë.
Është edhe kjo vlerë e cila do të duhej të thuhej në parathënien e këtij libri, prej të cilit nuk besoj se lexuesi i rëndomtë ka çka të mësojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij