LAJMI I FUNDIT:

‘BigBradhëri’ apo trampolina e të bërit famë

Tashmë një ngjarje e përvitshme e cila ka marrë përmasat e një shfaqjeje e cila ngujon familje të tëra pranë televizorit për të ndjekur rrugën e atyre që kërkojnë famën. Nuk është vetëm shpërblimi nxitja kryesore e cila tërheq brenda mureve të kësaj shtëpie të rinj dhe të reja dhe jo vetëm të tillë. Është pasioni i të bërit famë, i të qenit nesër dikush drejt të cilit do të kthejnë kokat kalimtarët në rrugë, do të jenë personazhe shfaqjesh spektakli, personazh të famës gjegjësisht pika referimi për shumëkënd.

A janë të shumtë ata të cilët shërbehen më këso lloj referencash, cila shtresë shoqërorë është ajo e cila afektohet më së shumti nga kjo rrugë e të bërit famë.

Cili është kuptimi i kësaj fame, pse njerëzit ushqehen më kureshtje të kësaj natyre. A është kjo kulturë që na serviret nga dikush, autori i së cilës mbetet gjatë gjithë kohës anonim, pjesë e mentalitetit të kulturës sonë, pa dashur të jemi pjesë e izoluar nga kultura evropiane. A u dashka të ndiqet ky kurs i të bërit evropian dhe të bërit i famshëm. Cila është porosia, ç’mesazh përçon kjo shfaqje nëpër shtëpitë tona. Pse u dashka të ndiqet rruga për të bërë famë në një lojë e cila shoqërohet herë herë nga pasione të ulëta, intriga që ndërthuren mes personazhesh, ndeja të tipit koti që ngjajnë më shumë më atmosferën hipi të viteve të 70, muhabete që reflektojnë nivele mediokre të shoqërisë, skena erotikë nëpër dhomat e ndejës dhe natën nën jorgan, një nënë që braktis fëmijën dhe familjen në një aventurë , pa përfillur rrezikun e zhbërjes së saj.


Pse në fund të fundit në mesin e krejt atij mileniumi nuk kaluaka kriteret dikush që nga niveli intelektual do t’i bënte njerëzit të kenë një perceptim ndryshe mbi jetën. Të tillë ka edhe jo pak, por ata duke përbuzur të tilla ngjarje i bëjnë nder vetes dhe të tjerëve. A nuk mjafton ky fakt t’i bëjë kureshtarët të kthejnë kokën në vend se në ekran në anën tjetër të tij.

A shohim në shfaqje të tilla të rinj të apasionuar pas dijes, intelektualë që përçojnë mesazhe të cilat joshin njerëzit për të qenë në rreshtin e asaj që quhet avangarda e një shoqërie, elita shoqërore që ndihmojnë shoqëritë të lëvizin përpara, të tilla që nesër nuk do t’i behët copë kurrizi nga politika që emancipimi shoqëror do të zëvendësojë inercinë.

Vënia e mediumeve në shërbim të këtyre spektakleve për shkaqe komercialë për shkakun e thyerjes së rekordeve të shikueshmërisë, nuk iu shërben për ndër këtyre mediumeve që mëtojnë të kenë rolin emancipues në një shoqëri e cila, me shumë plagë mundohet të arrijë kulturat të cilat janë vërtet për t’u admiruar.

Një shoqëri e cila kalon kalvarin e quajtur tranzicion ka nevojë për më shumë joshje drejt asaj që quhet rruga drejt dritës, dijes, një riformatimi shpirtëror, një ringjallje e një embrioni ku rinisin vlerat e një shoqërie të mirëfilltë.

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori