Skizofrenia politike e shqiptarëve: dilema mes bashkimit kombëtar dhe integrimit ne BE!
Viti 2011 ishte një vit që, ndër te tjera, u karakterizua edhe me një intensitet të veçantë të diskursit mbi bashkimin kombëtar shqiptar, ideal i vazhdueshëm që ka mbijetuar edhe sot në diskursin nacionalist shqiptar. Emergjenca e një ndjenje të ripërtërire mbi bashkimin, u pa dhe shihet në këngë e spote këngësh, poezi, artikulime nëpër shkrime publicistike, debate të ndryshme mbi “kombin shqiptar” dhe “kombin kosovar”….
Nga formacionet politike që ka ngritur zërin më së shumti për këtë çështje, dhe i cili këtë projekt a ka flakur edhe në vet platformën e vet politike, ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Krahas, krejt këtij entuziazmi, një entuziazëm tjetër: lidershipi i Kosovës, sikurse ai i Shqipërisë, u karakterizua me “preokupimin” e kahershëm për integrimet në BE, për njohjen e Kosovës nga shtetet e mbetura të BE-së, “liberalizimi i vizave” si hap drejt integrimeve….
Edhe tek populli, duket se këto dy orientime, që paradoksalisht arrijnë të bashkëjetojnë, krijojnë një qëndrim interesant politik e strategjik që më së miri do mund të përshkruhej si skizofreni politike. Kjo skizofreni politike, vizaton imazhin kontradiktor të skizmës në tendencat politike shqiptare. Pas ngjarjeve te fundit, te marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës ne Bruksel dhe të tashmë të famshmes “fusnote” , ky imazh skizofrenik i politikes shqiptare bëhet më i dukshëm, me lucid.
Mes këtyre dy entuziazmeve, disa skenario të rëndësishme paraqiten në spektrin politik të së ardhmes shqiptare, dhe ngritin pikëpyetje të rëndësishme mbi orientimin dhe konfigurimin e politikës së jashtme shqiptare, për vitet që do vijojnë.
Këto dy orientime, ripërtëritja e idealit të Bashkimit Kombëtar dhe orientimi i parezervë për integrim në BE, shpalosin një konflikt idesh dhe projektimesh ku njëri projekt, handikapon dhe anulon tjetrin. Në këtë përplasje, në mes të platformës së Bashkimit Kombëtar dhe politikës së jashtme të integrimeve në BE, e cila trajtohet si politike prioritare nga lidershipi i Shqipërisë dhe Kosovës, disa skenare potenciale e pothuajse tashmë të pashmangshme për konsiderim, ofrohen përpara nesh.
Politika e jashtme shqiptare, tash sa vite, është karakterizuar mbi të gjitha me përceptimin bipolar të botës, ku orientimi politik është strikt i orientuar ne një vektor te njekahshem, i cili ngrihet kryesisht mbi baza të bipolarizimit kulturor me të cilin funksionon mendësia politike shqiptare. Integrimi në BE, në diskursin politik shqiptar, merr kështu formën e alternativës së vetme dhe unike, që është imunizuar karshi dyshimit. Ky lloj imuniteti i këtij projektimi, është shndërruar në alibi themelore për legjitimimin e te gjitha transaksioneve me Kosovën.
Dyshimi apo qëndrimi “ndryshe” karshi këtij projekti te imunizuar, ngrit gjyqin e “tradhtarizimit” te subjekteve dyshuese. Kjo alternativë e njekahshme dhe e vetme, që buron fillimisht nga një përceptim binar i botës dhe nga diskursi kulturor ndër shqiptar, karakterizohet me tipare të një miti dhe është larg një platforme strategjike striktu sensu. Përball një miti të tillë makro-politik, gjendet një projekt tjetër i kamotshëm mikro-politik, projekti për Bashkimin Kombëtar , i cili kushtëzohet automatikisht nga miti i integrimit e madje flaket në skajin e të pamundurës, utopikes.
Ndërkaq në anën tjetër, çdo skicë e Bashkimit Kombëtar shqiptar, imponon rikonfigurimin e politikës së jashtme shqiptare dhe formulave të saja strategjike dhe detyrimisht implikon rikonsiderimin e mitit te integrimeve si e vetmja alternativë, e imunizuar.
Janë kryesisht tri hipoteza potenciale në gjithë këtë dialektikë paradoksale dhe përjashtuese në mes të Bashkimit Kombëtar dhe Bashkimit Evropian në kontekstin aktual:.
1.) Fillimisht, hëzi drejt integrimeve në BE, është prioritet i pakompromis i qeverise shqiptare të Shqipërisë e edhe Kosovës. Ndërkaq, 5 nga shtetet anëtare të BE-së, ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Me aplikimin e “fusnotës” dhe de fakto rikthimin e rezolutës 1244, sigurohet bllokimi i proceseve njohëse për Kosovën nga shtetet të cilat tashme e njohin atë nën rezolutën 1244 (nga shtetet që nuk kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës). Kështu Kosova futet ne një cikël vicioz paradoksal ku ajo është pranuar edhe si e varur, por edhe si e pavarur nga shtete të ndryshme.
Në një hipotezë krejtësisht të mundshme dhe të përfolur, ku populli i Kosovës, përmes një referendumi do i thotë “Po” Bashkimit me Shqipërinë, pikëpyetja e cila do ngrihej a posteriori është se ‘a do të jetë Shqipëria në gatishmëri që të shkëmbej projektin e saj për integrim në BE me Bashkimin me Kosovë?! Pse shkëmbim? Sepse, me pranimin që Shqipëria do i bëjë referendumit të Kosovës, ajo do ta aneksoj atë në trupin e saj, kështu ajo do të ballafaqohet domosdoshmërisht me VETO-në bllokuese të shteteve anëtare të BE-së të cilat nuk njohin Kosovën si shtet, e rrjedhimisht nuk do e njohin atë as si pjesë ilegjitime e një trupi të huaj (Serbisë), i ngjitur Shqipërisë, ngase e tillë mbetet konsiderata për Kosovën në paradigmën e këtyre shteteve të cilat nuk pranojnë pavarësinë e Kosovës. Kjo do e vë Shqipërinë në pozitën e zgjedhjes mes mitit të saj mbi BE-në dhe atë të Bashkimit Kombëtar me Kosovën.
Me zgjedhjen e rrugëtimit drejt BE-së, Shqipëria do i dhuroj goditjen përfundimtare idealit të Bashkimit , ndërsa me zgjedhjen e Bashkimit Kombëtar (me pranimin e një referendumi të suksesshëm në Kosovë), Shqipëria do i jep grushtin e sajë përfundimtar ëndrrës për integrime në BE. A do te jete populli shqiptar i Shqipërisë i gatshëm të ofroj këtë kompromis, është krejtësisht çështje spekulative në këtë hipoteze!
2.) Hipoteza e dytë është e lidhur me vet Serbinë dhe me pozitën e saj karshi Kosovës dhe BE-së. Në lajmet e djeshme u kuptua se Serbia do ec me hapa shumë të shpejt drejt BE-së, ndërkaq Kosova është “shumë larg integrimit” në BE (Ashton, 26.02.2012). Me integrimin e Serbisë ne BE para Kosovës dhe Shqipërisë, Serbia mund të ndërmarr një qëndrim “dënues” për Kosovën, e edhe Shqipërinë, duke vendosur që të pranoj “ta ketë humbur Kosovën” dhe me humbjen saj, të bëj që e ardhmja e Kosovës e edhe e Shqipërisë në BE, të mbetet vetëm një ëndërr.
E vetmja pengesë për integrimin e Serbisë në BE sipas analistëve, ishte njohja e Kosovës, ndërkaq me marrëveshjen e Brukselit, qëndrimi i shteteve të BE-së për kandidaturën e Serbisë në BE tashmë është i pakushtëzuar. Serbia rrjedhimisht do të futet në BE si anëtare me të drejta të plota, dhe të ushtroj të drejtën e saj te VETO-s karshi integrimit edhe të Kosovës, por edhe të Shqipërisë në BE, duke ushtruar kështu të drejtën e saj, ajo njëherit do të bllokoj përhershmërisht projektin e integrimit të shqiptarëve në BE. Ndërkaq ky bllokim, që do të shemb njëherë e përgjithmonë mitin shqiptar të integrimit në BE, dhe do të hapë rrugën e konsiderimit të skenarit të tretë.
Ideja se BE në një skenar të ngjashëm, do të integroj Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë përnjëherësh në strukturat e veta duket sa ireale edhe praktikisht e vështirë, por përtej kësaj, edhe një integrim i tillë do të implikonte shuarjen e idesë së Bashkimit Kombëtar nën një Sovranitet të përbashkët shtetëror dhe Kosova e Shqipëria do vazhdonin të ishin po aq të “bashkuara” sa janë edhe sot jashtë BE-së. Ndërkaq, ngase duket se Serbia do të futet në BE para Kosovës dhe Shqipërisë, anëtarësimi në BE nuk bëhet me kushte. Përdorimi i vetos për zgjerimin e BE-së tashmë është një evidence në BE dhe struktura nuk mund të kushtëzoj anëtarët e saj me heqjen e drejtës së veto-se. Kështu Sllovenia ka përdorur veto-n e saj karshi integrimit të Kroacisë për shkak të problemeve territoriale, ndërkaq edhe Greqia ka bllokuar integrimin e Maqedonisë për shkak të konfliktit mbi emrin.
3.) Në skenarin e tretë, kur shqiptarët të gjinden përballë dyerve të mbyllura të BE-së, dhe kur miti për integrim të shembet,atëherë projekti i Bashkimit Kombëtar fuqizohet. Në një kontekst të tille as Shqipëria dhe as Kosova, më nuk kane asgjë për të humbur, ngase ato vetëm se e kanë humbur, de facto dhe de jure, mundësinë e realizimit të integrimit në BE. Dilema e tyre BE apo Bashkim zgjidhet nga vet rrethanat e imponuara. Por, nëse eventualisht arrihet Bashkimi Kombëtar i shqiptareve, ç’farë do t’i siguroj ai shqiptareve ? Ç’farë premton një Bashkim i tille kur ai tërheq nga vetja edhe izolimin nga BE-ja? Në një hapësire ku politika e jashtme shqiptare ne tri deceniet e fundit ka qene e koncentruar vazhdimisht dhe ekskluzivisht ne projektin e saj drejt BE-se duke lënë jashtë konsiderate çdo alternative potenciale multi-polare nga do te orientohet Shqipëria e Bashkuar dhe e izoluar prej BE-se?
Në kontekstin aktual mund të parashikohet se skenari i tretë është ai kah i cili Kosovës i imponohet. Ai skenar ngreh me vete edhe pyetjet e formuluara në te. Në një rrethanë të tillë, pas shembjes së mitit për integrime dhe rrugëtimit kah Bashkimi, Kosovës dhe Shqipërisë u imponohet një rikonfigurim drastik i politikes së tyre të jashtme. Shqiptarët, të mbetur si një ishull ballkanik jashtë BE-se do të detyrohen që sytë t’i kthejnë kah aktori i vetëm emergjent në rajon, nga Turqia dhe detyrimisht t’u hapen alternativave të reja për marrëdhënie tej-rajonale. Kthimi kah Turqia, do të ishte një proces me dhimbje ngase mendësia shqiptare karakterizohet me një “kujtese kolektive” deri diku patologjike karshi Turqisë.
Në anën tjetër, në momentet kur BE po ballafaqohet me një seri krizash të papara, të cilat në horizont pasqyrojnë diskutime ekzistenciale, që dëshmojnë çarje të rëndësishme të cilat ngrehin edhe hipotezën e shpërbërjes, vendet e paintegruara dëshmojnë rritje të euroskepticizmit dhe tashmë i janë rrekur ridefinimit të politikave të tyre të jashtme në kërkim të aleancave të reja premtuese. Maqedonia dhe Kroacia tashmë kanë intensifikuar marrëdhëniet e tyre ekonomike, politike dhe kulturore me Turqinë dhe milti-polarizimin e politikes së tyre të jashtme.
Turqia është kthyer tashmë në alternativë të mundshme e euroskeptikeve. Turqia, në një kontest të tillë krize të BE-së, vazhdon emergjencën e saj të shpejtë. Përveç suksesit të saj ekonomik, Turqia në dhjetë vitet e fundit ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë një politikë të jashtme par exellence. “Kujtesa kolektive” e lidershipit shqiptar shpesh është treguar përbuzëse karshi dorës së shtrirë turke për intensifikim të marrëdhënieve bilaterale ne sfera qe tejkalojnë atë te tregut. Ndërkaq, ky shtet, në terma huntingtonian, është orientuar drejt shndërrimit në një “shtet far” apo “shtet ndriçues” i cili duket se do të marrë flamurin e një aleance të re rajonale e cila ndoshta edhe do të ridefinoj koordinatat e politikes globale.
Në një ekuacion të tillë politik, pas shembjes së mitit për integrim dhe fuqizimit të idealit për Bashkim, shqiptarët nuk kanë pse të mos shkrihen në një trup të përbashkët ne Shqipëri. Hapja dhe intensifikimi i raporteve diplomatike, ekonomike dhe kulturore me Turqinë, do duhej të shndërrohet në një imperativ për lidershipin shqiptar ngase kjo do të ketë edhe një rëndësi kuazi-ekzistenciale. Lidershipi shqiptar nuk duhet t’i lejoj vetit që edhe njëherë të jetë i fundit në nuhatjen e realiteteve gjeopolitike në rajon dhe të mbetet prapa në këtë orientim, kur tashmë Kroacia dhe Maqedonia duket se kanë filluar t’ia konsiderojnë rëndësinë.
Shqiptarët duhet t’i qasen Turqisë para se euroskeptiket e rajonit të rreshtohen kah Turqia me seriozisht. Rreshtimi kah Turqia, dhe marshimi drejt marrëdhënieve të denja me të, është e vetmja strategji e cila do të mund të konkretizoj një Shqipëri të bashkuar. Përtej mitit për integrime në BE, shqiptarët duhet që të fillojnë të kenë një qasje pragmatike ku interesi i tyre kombëtar ngrihet në një prioritet. Një Shqipëri e bashkuar është e mundshme vetëm pasi që të shembet miti për integrimin në Bashkimin Evropian, dhe pasi që vetëdija politike shqiptare të definohet në baze të interesit të përbashkët e jo në baza artificiale. Ideali për integrime në BE dhe ai për Bashkim Kombëtar, janë përjashtues të njeri-tjetrit, pamundësues të njeri-tjetrit, apo thjesht një skizofreni politike absurde. Shqiptarët duhet nuhatur skenariot hipotetike dhe duhet zgjedhur sa më parë, rikonfigurimin e mikro- dhe makro-politikave të tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht