LAJMI I FUNDIT:

Marrëdhëniet amerikano-evropiane

(Në prag të takimit të NATO-s në Çikago)

Kohët e fundit, Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe të Euro-Azisë, zoti Filip Gordon vizitoi Brukselin dhe Moskën. Në Bruksel ai u takua me zyrtarë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar një numër çështjesh që janë në rendin transatlantik të ditës dhe për të biseduar mbi përgatitjet për mbledhjen e nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet në Çikago të Shteteve të Bashkuara, më 20 Maj. Ndërsa në Moskë, diplomati i lartë amerikan zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë rusë mbi çështje globale dhe të interesit dy-palësh.

Para se të nisej për në Evropë, ai së bashku me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe politikën e NATO-s, zonjën Xhulianë Smith biseduan me gazetarët e mediave të huaja në Uashington mbi Strategjinë e Re të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara në Evropë. Ndihmës/Sekretari Gordon dhe Ndihmës/Sekretarja Smith u dhanë hollësi gazetarëve në lidhje me Strategjinë e re të Mbrojtjes amerikane në shekullin e XXI, strategji kjo që kohë më parë u shpalos nga Presidenti Obama dhe Ministri i Mbrojtjes Panetta në Pentagon. Kjo strategji ka për qëllim të sqarojë interesat strategjike amerikane anë e mbanë botës pas dhjetë vjetë luftërash e shpenzimesh të larta ushtarake në një atmosferë buxhetore plotë sfida.


Ndërsa Sekretarja e Mbrojtjes Smith foli për strategjinë e re amerikane të mbrojtjes në kontekstin global, Ndihmës Sekretari Gordon u përqendrua mbi implikimet dhe ndikimin e kësaj strategjie në bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me aleatët dhe partnerët e tyre evropianë, duke thënë se “marrëdhëniet transatlantike mbeten burimi thelbësor stabiliteti në botë dhe Evropa është partneri ynë kryesor në promovimin e sigurisë globale dhe ekonomike”. Ai shtoi se strategjia e re amerikane, e shpalosur një javë më përpara, rithekson angazhimin amerikan ndaj sigurimit në Evropë, si dhe nënvizon shtimin e bashkëpunimit në operacionet e përbashkëta me partnerët evropianë në përballimin e sfidave globale. Ai përmendi bashkëpunimin me evropianët në përballimin e sfidave ushtarake në Afganistan e Libi, por edhe në Kosovë e në Ballkan dhe theksoi bashkëpunimin e ngushtë diplomatik në fusha të ndryshme anë e mbanë botës.

Në lidhje me aleancën NATO, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën tha se megjithëse agjenda nuk është përfunduar ende për rendin e ditës së mbledhjes së nivelit të lartë në Çikago në Maj — mund të pritet që rendi i ditës të përfshijë përqendrimin e aleancës mbi tranzicionin në Afganistan, ku është në plan që misioni i NATO-s të shndërrohet nga roli luftarak, në një mision për të këshilluar dhe për të ndihmuar forcat afgane të sigurimit. Zyrtari amerikan shtoi se, në Çikago, kryetarët e shteteve anëtare të NATO-s do të miratojnë një vizion të ri për rolin e NATO-s në Afganistan, pas vitit 2014.

Si pjesë e strategjisë së re amerikane të mbrojtjes, Ndihmës Sekretari Gordon nënvizoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të instalojnë mbrojtjen raketore, që përfshinë vendosjen e këtyre mjeteve në Poloni dhe Rumani, si edhe një radar në Turqi dhe vendosjen në Spanjë të destrojerëve mbrojtës të tipit Aegis. Të gjitha këto, tha zoti Gordon, janë provë e një angazhimi të fortë e të vendosur të pranisë amerikane në Evropë, në bashkëpunim me partnerët evropianë, në përballimin e sfidave të shekullit XXI.

Kështuqë, strategjia e re amerikane e mbrojtjes, e njoftuar ca kohë më parë nga Presidenti Obama, siç duket nënvizon qartë mesazhin që do t’u jepet partnerëve evropianë të Amerikës në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Çikago, e që është se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë, jo vetëm të zbatojnë absolutisht angazhimet e tanishme të Artikullit 5, sipas të cilit një sulm ushtarak kundër një ose më shumë anëtarëve të aleancës është një sulm kundër të gjithëve, dhe si rrjedhim nevojittë mbrojtjen kolektive, por në të njëjtën kohë edhe të shtojnë mundësitë e partneritetit me evropianët në misione të ndryshme të sigurisë globale.

Këto mesazhe Gordon i theksoi dhe i shpjegojë në hollësi edhe në takimet që zhvilloi me bashkëbiseduesit e tij edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel dhe në Moskë. Ai nënvizoi gjatë takimeve të tij, se mbledhja e nivelit të lartë të NATO-s në Çikago në Maj, do të jetë një takim zbatimi, ku udhëheqësit e aleancës perëndimore do të diskutojnë dhe do të zhvillojnë mëtej përpilimin e ideve të paraqitura në Konceptin e Ri Strategjik të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës, përfshirë Rusinë, kanë ndryshuar që prej mbarimit të luftës së ftohët, ato prapëseprapë përballen me sfida e probleme të përbashkëta, sidomos në fushën e sigurisë, por edhe të ekonomisë dhe energjisë. Shumë ekspertë nga të dy anët e Atlantikut janë të mendimit se bashkëpunimi – në fushën e mbrojtjes por edhe në fusha të tjera, siç janë ekonomia dhe financat – është i domosdoshëm, jo vetëm për sigurinë dhe mirëqenien e tyre të përbashkët, por edhe për stabilitetin dhe paqen në botë. Në një artikull të kohëve të fundit në revistën amerikane, Njusuikë, historiani i njohur britanik Simon Schama ngulë këmbë se fati i Amerikës mbetet i lidhur ngushtë me fatin e kontinentit evropian, dhe si rrjedhim bashkëpunimi i vazhdueshëm midis dy kontinenteve vazhdon të jetë jetik dhe i pazëvendësueshëm.

Edhe këtu në Amerikë, kohët e fundit, u botua libri ‘’Gjeopolitika e Re e Marrëdhënieve Transatlantike: Reagimet e Bashkërenduara ndaj Rreziqeve të Përbashkëta’’, e autorit Stefan Froelich, në të cilin ai zhvillon një kuadër të marrëdhënieve të ardhshme amerikano-evropiane, ndërkohë që këto dy fuqi botërore përpiqen të gjejnë zgjidhje të rëndësishme dhe logjike ndaj problemeve të tyre të përbashkëta të politikës së jashtme. Në librin e tij, ai insiston se partneriteti dhe bashkëpunimi transatlantik është sot më i nevojshëm se kurrë, sidomos për t’i bërë presion Rusisë dhe Kinës, por edhe vendeve të tjera, që të zbatojnë ligjin dhe rregullat ndërkombëtare, por gjithashtu edhe për t’i angazhuar ato në ndarjen e përgjegjësive të një udhëheqjeje të ndërgjegjshme botërore.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori