Lufta apo loja me korrupsionin
Askush nuk ka duartrokitur më shumë se sa njerëzit e involvuar në korrupsion dhe krim të organizuar në Kosovë, se sa në ditën kur presidentja Jahjaga promovoi Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit. Njëmend e kemi seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo vetëm po flirtojmë?
Kur presidenti kroat Ivo Josipoviç u pyet nga mediat shqiptare për mënyrën se si e luftuan korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kroaci gjatë kohës kur ky shtet po përgatitej për integrime në BE, ai u përgjigj: “Thjeshtë. E formuam Zyrën e Prokurorëve, të cilëve u ndamë mjete dhe u dhamë kompetenca…”. Na kujtohet dy vjet më parë kur disa drejtorë korporatash të mëdha dhe qeveritarë në Kroaci vetëm pak ditë pas formimit të Zyrës së Prokurorëve u gjendën mbrapa grilave. Qytetarët kroatë filluan të përdorin barsoletën e re: “Kush kërkon ekspertë profilesh të larta, ata mund t’i gjeni në Qendrën e Paraburgimit në Zagreb!”. Nuk vonoi shumë dhe mbrapa grilave u gjend edhe kryeministri kroat Ivo Sanader, partia e të cilit numëron jo më pak se 42 deputetë në Saborin kroat.
Ka të ngjarë se askush nuk ka duartrokitur më shumë se sa njerëzit e involvuar në korrupsion dhe krim të organizuar në Kosovë, kur javën e kaluar Presidentja e Kosovës promovoi Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit. Asnjëherë nuk e kemi parë Presidenten e Kosovës të flas më me patetizëm dhe më me vetëbesim para panelistëve dhe qytetarëve se sa të mërkurën që shkoi. Nga fjalimi i saj fitohej përshtypja sikur Kosova nuk është Republikë parlamentare, por presidenciale, pastaj fitohej bindja sikur në Parlamentin e Kosovës janë miratuar të gjitha ligjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikur është ndarë buxheti dhe është krijuar siguria e prokurorëve dhe vetëm ka munguar drita jeshile për luftën kundër këtij kanceri në shoqërinë kosovare. Përsëritja e mërzitshme e togfjalëshit “unë si Presidente e Republikës së Kosovës…”, të jep “bindjen” sikur ajo e ka fuqinë ekzekutive dhe është votuar nga populli i saj njësoj si Presidenti i SHBA-së.
* * *
Vetëm pak metra më larg, derisa Presidentja e Kosovës po e promovonte Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, për koincidencë Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizoi një tryezë me temën: “Luftimi i krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme…”. Edhe në këtë tryezë po merrnin pjesë qeveritarë e prokurorë, gjykatës e hetues profilesh të larta, madje po merrte pjesë edhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel.
Në këtë tryezë, mori pjesë edhe një “mysafir special” me emrin Naim Miftari. Mysafiri i paftuar, përmes heshtjes po kërkonte fillimin e hetimeve të deklarimeve të tij, pasi ai ditë më parë ishte pronocuar se ishte dëshmitar i disa krimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Prania e këtij “mysafiri” në këtë tryezë, nuk ishte mbresëlënëse për qeveritarët, hetuesit, gjyqtarët dhe prokurorët vendorë, të cilët më shumë preferuan të heshtnin se sa të diskutonin.
Derisa mysafiri i paftuar po mbrohej në heshtje, heshtjen e theu prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel. “Është turp që pas intervistës së Miftarit, askush nuk është marrë me të. Është turp dhe është në duart tuaja që ta trajtoni këtë rast gjithsesi. Mënyra se si ta zgjidhni është dhoma e veçantë e prokurorëve”, tha Ratel.
Tryeza e KDI-së dhe prononcimi i prokurorit Ratel, është paralajmërim se Raporti i ardhshëm i Progresit për Kosovën këtë vit, do të jetë edhe më i disfavorshëm se ai i vitit të kaluar. Pamja në tryezën e KDI-së, na e kujton të kaluarën e regjimit stalinist, derisa sot dënohej i akuzuari, të nesërmen dënohej edhe prokurori dhe ky i fundit së bashku me viktimën gjendeshin në të njëjtën birucë.
Njëmend e kemi seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo vetëm po flirtojmë? Më në fund doli sheshit se sa afër jemi me të dytën.
* * *
Në fjalimin para panelistëve, ku morën pjesë përgjegjësit më të lartë të shtetit, Presidentja e Kosovës ndër të tjera tha: “Këshilli do të bëj raporte tremujore dhe ato do të jenë publike, në mënyrë që aktiviteti ynë të jetë i matshëm dhe opinioni të ketë pasqyrën e qartë…”
A thua kush bëri raporte të përditshme e jo tremujore më shumë se sa gazetarët kosovarë gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve gjatë publikimit të temave mjaft investiguese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?!
A thua kush e rrezikoi kokën më shumë se sa gazetarët kosovarë dhe kush është më i pambrojtur dhe më i kërcënuar më shumë se këta gazetarë që publikuan qindra fakte, që kishin të bënin pikërisht me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë?!
Presidentja sikur “harroi” se në të njëjtën tryezë promovuese ishte edhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, i cili disa herë ka apeluar se me lëndët korruptive në gjykata nuk po merret askush!
Presidentja po ashtu harron se përveç miratimit të ligjeve dhe mbështetjes së prokurorëve, kërkohet edhe një mbështetje e sinqertë e të gjitha partive politike në Kosovë në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, na ka provokuar një barsoletë, hija e së cilës na përcolli edhe neve në Kosovë. “Ne bëheshim sikur punonim, ata bëheshin sikur na paguanin”! Mbase edhe ne po bëjmë sikur po e luftojmë korrupsionin, ndërsa BE po bëhet sikur do të na shpërblejë me liberalizimin e vizave!
“Unë si Presidente e vendit…” Ky togfjalësh kaq i mërzitshëm na e kujton Luigjin XIV dhe thënien e tij: “Shteti jam unë!”. Për të përdorur këtë togfjalësh, mbrapa vetes duhet të kesh edhe mbështetjen e sovranit, edhe fuqinë ekzekutive. Jahjaga as nuk e ka të parën, as të dytën…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht