LAJMI I FUNDIT:

Përvjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

Më ka takuar që në shumë raste, në biseda të ndryshme me individë, dhe pjesëmarrës në ngjarjet dramatike të para 20-vjetëve në Shqipëri, të bëhet pyetja se cila ishte data ose cili ishte momenti që në të vërtetë shënoi rënien e komunizmit në Shqipëri? Siç mund të pritej, përgjigjet ishin të ndryshme, por për mendimin tim, rrëzimi i bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha ishte simboli më domethënës së komunizmi në Shqipëri, siç njihej deri atëherë, kishte marrë fund. Ishte fundi, të pakën fundi simbolik, i një tiranie ndaj së cilës, shqiptarët atë ditë shprehën dënimin dhe zemërimin e tyre ndaj sistemit komunist – që autori dhe komentatori i njohur amerikan, Uilliam Bakli, e pat quajtur si “abuzuesi më i keq i lirisë në historinë e njerëzimit”.

Edhe sot e kësaj dite nuk më dalin nga mendja fotot dhe filmi që pasqyronin dhe dokumentonin pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve në sheshin para bustit në Tiranë, si dhe aktiviteti i policisë gjatë asaj proteste, duke shtënë në ajër, dhe duke shpërndarë gaz lotsjellës kundër turmës. Por skena më e tmerrshme vizive mu duk se ishte vënia në veprim dhe ngacmimi i qenve kundër protestuesve.

Enver Hoxha dhe regjimi i tij kishin shumë “armiq” të brendshëm dhe të jashtëm. Por viktimat e tij ishin “armiqtë e brendshëm”, armiqtë e klasave, mijëra prej të cilëve u vranë, e shumë prej tyre vdiqën në rrjetin e gjerë të kampeve të punës e të përqendrimit anë e mbanë Shqipërisë. Ndërkohë, ai nuk kursente as aleatët e tij, ish-ndihmësit, diplomatë e ushtarakë, si edhe anëtarë të Partisë Komuniste, shumë prej të cilëve gjithashtu u vranë ose vdiqën edhe ata nëpër kampe të përqendrimit.


Përvjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, është gjithashtu një ditë që duhet mbajtur mend dhe përkujtuar si rrëzimi i bustit të një diktatori që i kishte shpallur luftë popullit të vet, si rrëzimi i një monumenti vrasjesh të njerëzve të pafajshëm, si rrëzimi edhe i një ideje që përfaqësonte diktatorin dhe regjimin, i cili për pothuaj 50-vjet përdori dhunën shtetërore, për të kryer krime kundër njerëzimit dhe më në fund, të konsiderohet si rrëzimi simbolik i regjimit komunist që monopolizonte tmerrin dhe dhunën mbi jetën politike e shoqërore të Shqipërisë. Por, në të njëjtën kohë, në këtë përvjetor të rëndësishëm historik, le të mbahen mend e të kujtohen jo vetëm tmerret dhe krimet e këtij sistemi, por edhe viktimat (të gjallë e të vdekur) të regjimit komunist, ata të cilët me kurajon dhe trimërinë e tyre të pashoqët njerëzore e civile dhe me besimin e tyre të fortë në të vërtetën dhe në dinjitetin njerëzor,qëndruan barrikadë kundër një ndërmarrjeje kriminale të një klike komuniste, për pothuaj një gjysmë shekulli.

Nga hallet e jetës së sotme post-komuniste si edhe nga lufta politike për pushtet, jo vetëm që duket se sikur brutaliteti i komunizmit dhe i regjimit hoxhist është harruar, por fatkeqësisht nostalgjikët e atij sistemi, me libra e botime të ndryshme përpiqen të bindin brezin e sotëm dhe të ardhshëm duke e paraqitur atë sistem gjithnjë si zgjidhjen e problemeve të kohës, me gjithë koston njerëzore dhe materiale. Prandaj është e nevojshme që në këtë përvjetor të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të fillojë një debat që në vend ku ishte busti i diktatorit, të ndërtohet një monument i viktimave të filozofisë dhe politikës komuniste, e cila kishte premtuar të zhdukte dallimet klasore, por që në të vërtetë zhduku fizikisht klasa të tëra njerëzish të pafajshëm, fatkeqësisht përfshirë edhe ajkën intelektuale të kombit shqiptar.

Ndërtimi i një monumenti viktimave të komunizmit në Shqipëri, jo vetëm që do të nderonte ata për vuajtjet dhe sakrificat e tyre, por do tu kujtonte përgjithmonë brezave të ardhshëm heroizmat e këtyre dëshmorëve të denjë të kombit shqiptar dhe do të përbënte një testament moral, politik dhe patriotik në këtë përvjetor, se jo vetëm që busti i Enver Hoxhës nuk ekziston më, por edhe hija e tij është zhdukur nga jeta politike dhe shoqërore e vendit. Një monument i viktimave të komunizmit në Tiranë, do të shprehte, njëherazi, edhe vullnetin serioz politik e shoqëror, mbarëkombëtar – se si komb liridashës, shqiptarët nuk do të lejojnë që një sistem si komunizmi, ose një sistem i ngjashëm me të, të mos kërcënojë dhe të mos rrezikojë kurrë më kombin shqiptar.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori