LAJMI I FUNDIT:

Çka thonë ligjet për vetëqeverisjen lokale dhe si zbatohen ato nga institucionet tona?

Nxjerrja e katër ligjeve bazike për Vetëqeverisjen Lokale (Ligji për vetëqeverisjen lokale, Ligjin për financat e pushtetit lokal, Ligji për kufijtë administrativ si dhe Ligji për zgjedhjet lokale ) do të duhej të garantojnë një sistem të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale si dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale komunat kanë: kompetencat vetanake për sa i përket interesit lokal, kompetencat e deleguara ku niveli qendror u delegojnë përgjegjësinë komunave, kompetencat e zgjeruara komunale, ato në përkujdesin dytësor shëndetësor, në shkollimin universitar si dhe në fushën e kulturës.

Të gjitha këto kompetenca do të përmbushën nga komunat vetëm atëherë kur ato do të kishin pavarësi më të mëdha financiare si dhe të ju lejohen edhe vjelja e të hyrave tjera përpos të hyrave nga tatimi në pronë si dhe të hyrave nga taksat, ngarkesat dhe gjobat.


Poashtu grantet operative duhet të bazohen në kritere të drejta, transparente dhe objektive duke ju dhënë kështu pavarësi më të madhe në menaxhimin e financave lokale komunave pasi që organizatat buxhetore (komunat) tani janë të certifikuara për menaxhimin e financave si dhe janë të certifikuara për vjeljen e të hyrave nga tatimi në pronë si dhe të hyrave nga taksat, ngarkesat dhe gjobat.

Granti i përgjithshëm i komunave është dhjetë përqind (10%) të të hyrave totale të buxhetuara të qeverisë qendrore dhe me qëllim të nivelizimit të kapacitetit të ulët të të hyrave secila komunë do të pranojë një shumë paushalle prej 140 000,00 euro në vit, minus 1 euro për kokë banori, ose 0 euro për komunat me popullsi të barabartë ose më të madhe se 140 000. Pjesa e mbetur e grantit të përgjithshëm u alokohet komunave për numrin e popullsisë, numrin e popullsisë pakicë si dhe nga madhësia gjeografike. Popullsia llogaritet me 89%, numri i popullsisë pakicë me 3%, komunat, shumica e popullsisë nga pakicat kombëtare me 2% dhe madhësia gjeografike me 6%.

Gjithashtu komunat pranojnë grantin specifik për arsim si dhe grantin specifik për shëndetësi. Granti specifik për arsim ju lejohet komunave për financimin e kostos së shërbimeve standarde për nivelin e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm si dhe granti specifik i shëndetësisë duhet të përdoret për financimin minimal të shëndetësisë primare. Për grantet specifike ekzistojnë kriteret të përcaktuara nga komisioni i granteve si dhe kriteret e bankës botërore në bazë të të cilave obligohen institucionet e qeverisë së Kosovës që ti zbatojnë këto kritere.

Shtrohet pyetja se këto kritere a zbatohen dhe sa zbatohen në praktik? Nëse i referohemi buxhetit të komunave sipas kategorive ekonomike duke filluar nga pagat dhe mëditjet vërehet se shuma e aprovuar e buxhetit nuk korrespondon me nevojat e komunave.

Ankesat më të mëdha janë tek pagat në arsim dhe shëndetësi dhe shpesh numër i caktuar i mësimdhënësve si dhe e personelit shëndetësor ngelin me muaj të tërë pa paga dhe atë si pasoj e mos aplikimit të kritereve të komisionit të granteve dhe kritereve të bankës botërore, mos planifikimit të mirë të buxhetit si dhe financimit sipas përfaqësuesve që komunat kanë në nivelin qendror.

Kategoria e mallrave dhe shërbimeve ka disproporcion edhe më të madh në mes të komunave dhe assesi nuk krahasohet me ndarjet që ndodhin në nivelin qendror. Komunat përballen me vështirësi të mëdha duke filluar me komunalit, materialin shëndetësor, mjetet e konkretizimit në arsim, materialin shpenzues për shërbimet komunale e tjerë.

Diferencat më të mëdha dhe më të dukshme janë tek investimet kapitale ku ndoshta nuk përfillet asnjë kriter i paraparë me ligj si dhe rregulla financiare. Investohet aty ku nuk është nevojë e ku nevoja është permanente investime nuk kemi. Ndërtohen shkolla, ambulanca e objekte tjera pa nevojë e aty ku numri i nxënësve arrin edhe 40 e deri në 50 nxënës në një klasë investime nuk kemi.

Diferencat janë edhe më të dukshme tek infrastruktura komunale. Në lokalitete të caktuara ndërtohen çerdhe, shtëpi kulture, fusha sportive, trotuare, ndriçim, rrugë, ura, kanalizime, grumbullim mbeturinash, sheshe e tjerë aty që numri i banorëve është shumë i vogël e në ato vendbanime ku edhe jeta është në rrezik investime nuk kemi.

Është edhe një dukuri që është shumë evidente Ministrit e linjave nuk ua bartin buxhetet komunave edhe pse komunat kanë kapacitete për ti menaxhuar ato projekte: janë të certifikuara për menaxhim financiar, për prokurim, si dhe kanë zyra për menaxhimin e projekteve kapitale. Të tilla janë: Ministria e administrimit të pushtetetit lokal, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ministria e kthimit, Ministria e punëve të brendshme, e bujqësisë e kulturës , transportit e tjera. Ministritë e lartcekura do të duhej të bëjnë monitorimin dhe të sigurojnë që këto kompetenca të ushtrohen në pajtueshmëri me ligjet, aktet nënligjore dhe standardeve të përcaktuara e jo të merren me procedura të prokurimit për këto investime.

Në fund, në vazhdimësi qytetari pret për atë çka flitet për decentralizimin dhe vendimmarrjen më afër qytetarëve për të promovuar qeverisje të mirë dhe kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu pret që ligjet e miratuara të zbatohen me përpikëri në të kundërtën shkelësit e ligjit të ndëshkohen.

(Autori është Ekspert për Qeverisje Lokale)

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori