Kosova e pavarur, meritë e gjithë brezave të këtij shekulli
Në përvjetorin e katërt të Pavarësisë së Kosovës
Krijimi i shtetit të pavarur e sovran të Kosovës është ngjarja më e madhore e shqiptarëve në 100 vjetët e fundit. Bile do të thosha se është një ngjarje ndoshta më e madhja në një mijë vjetët e fundit. Prandaj, mundë të themi se Kosova e pavarur është meritë e të gjithë brezave të këtyre 100 vjetëve.
Shteti i Kosovës duhet të funksionojë përmes strukturave dhe jo si rezultat i një ose dy individëve. Vetëm strukturat moderne e të kontrollueshme, vetëm pushtetet e pavarura do ta bëjnë Kosovën shtet modern dhe do të forcojnë pavarësinë e saj.
Ju jeni këtu që të festojmë së bashku këtë ngjarje historike madhore, që t’i gëzohemi kësaj arritjeje të shënuar në jetën e vendit tonë, që të urojmë njëri-tjetrin për lirinë që përjetojmë. Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall më në fund shtet i pavarur dhe sovran, me integritet politik, territorial dhe nacional të vetin. Vendi ynë u shkëput nga sundimi njëshekullor i Serbisë, duke kurorëzuar me shumë sukses ato përpjekje të jashtëzakonshme për ta arritur këtë ditë. Më 17 shkurt të 2008-ës ne u ndamë përfundimisht nga frika e dhunës, nga frika e torturës, nga frika për ekzistencë. Më 17 shkurt të 2008-ës ne e shpallëm republikën tonë të pavarur, sepse për këtë republikë ishin vrarë dhe kishin dhënë jetën me dhjetëra mijë dëshmorë. Që pre 17 shkurtit të para katër viteve ne e dimë se kurrë më nuk do të jemi viktima të një regjimi dhe një sundimi kolonial e shfarosës.
Data 17 shkurt ishte kulmimi i përpjekjeve të shqiptarëve për liri e demokraci. Ajo ishte paraprirë me sa e sa ngjarje, të tjera të rëndësishme për vetëvendosjen e Kosovës. Atë datë e kishin paraprirë qindra beteja luftarake e dhjetëra kuvende e forume, të cilat kishin kërkuar mëvehtësimin e Kosovës dhe lirinë e saj prej sundimit të huaj. Shpallja e pavarësisë ishte paraprirë me demonstrata e greva të fuqishme unikale në historinë e qëndresës së kombeve të ndryshme në botë. Deri tek kjo datë kemi arritur edhe me ndihmën e miqve tanë, shteteve te Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, prandaj për ketë ju jemi mirënjohës. Një falënderim të veçantë i bëjmë edhe shtetit Gjerman, i cili ndihmoi Kosovën, edhe gjatë luftës dhe pas luftës, duke na ndihmuar në demokracinë dhe zhvillimin e proceseve politike për të shkuar përpara. Pra Gjermania ka qenë, është dhe do mbetet shtet mik i shqiptarëve dhe Kosovës.
Por kjo datë ka shënuar vetëm hapin e parë drejt lirisë, vetëm kushtin themelor që ne ta ndërtojmë lirinë tonë në pajtim e në përputhje me vlerat e demokracisë. Në këto katër vite vendi ynë, Kosova, ka bërë gjithnjë përpara. Ka miratuar Kushtetutën dhe ligjet e tjera demokratike me qëllim që shteti të funksionojnë. Ka ndërtuar rrugë, ujësjellës, aeroportin dhe shumë vepra të tjera të infrastrukturës për të hedhur hapat themelorë për të ardhmen e vendit. Në këto kohë që ne festojmë po ndërtohet arteria e kombit, autostrada Vërmicë-Merdare si zgjatim i autostradës së Kombit të ndërtuar në territorin e Shqipërisë. Në këto katër vite ne kemi dëshmuar se jemi të përkushtuar për paqen e stabilitetin e Kosovës e të rajonit. Ne kemi ndërtuar një politikë të mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet kufitare.
Në këto katër, vite Kosova dhe institucionet e saj kanë fituar përkrahjen e botës demokratike, vendeve të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Njëzet e dy vende të BE-së dhe 24 vende të NATO-s e kanë njohur shtetin e Kosovës, ndërkohë që shembullin e tyre e kanë ndjekur edhe vende të tjera. Në këto katër vite Kosova ka zhvilluar më tej demokracinë në vend, ka krijuar institucione funksionale dhe është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare. Në politikën e brendshme qeveria, parlamenti dhe presidenti i Kosovës kanë arritur që të zhvillojnë një reformë thelbësore për ndërtimin e marrëdhënieve të mira e shumë të mira me komunitetet brenda vendit. Por shteti i Kosovës ka nevojë që edhe në të ardhmen të fuqizohet, të demokratizohet më shumë dhe të njihet ndërkombëtarisht.
Shpreh bindjen e plotë se vendi ynë, Kosova, si shteti më i ri i Evropës, do të përparojë drejt suksesit. Është e vërtetë se pengesat sot e në të ardhmen do të jenë të mëdha. Por vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendim i cili e njeh shpalljen e pavarësisë si të ligjshme e në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, na e ka lehtësuar rrugën drejt së ardhmes.
Duke analizuar pengesat dhe vështirësitë që kemi edhe nga të tjerët, jemi të ndërgjegjshëm se përgjegjësia e secilit prej nesh shtohet, me qëllim që ta forcojmë e konsolidojmë shtetin tonë të pavarur, me qëllim që vendin tonë ta zhvillojmë në përputhje me ligjet e demokracisë perëndimore dhe njëkohësisht të bashkëpunojmë me miqtë tanë ndërkombëtarë, me përparësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Kontributi juaj në luftën për çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë ka qenë dhe është i jashtëzakonshëm. Më lejoni që në këtë ketër vjetor të pavarësisë sonë t’ju përshëndes dhe t’ju uroj për gjithçka ju keni bërë në dobi të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast le të kujtojmë kontributin dhe gjakun e dëshmorëve të atdheut tonë. Le të kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, njeriun i cili i ndërroi kahun historisë, për ta shkruar një histori te re dhe të lavdishme. Pa luftën e tyre Kosova nuk do ta kishte pavarësinë dhe lirin që gëzojmë sot.
Lavdi dhe nder dëshmorëve të atdheut e luftëtarëve të UÇK-së!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht