LAJMI I FUNDIT:

Ngrohja politike dhe kamxhiku financiar

Akoma, pa u mbushur një javë nga seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit, për këtë fillimvit, kur këshilltarët serbë braktisën këtë institucion komunal për shkak iniciativës për ndërrimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, Qeveria e Beogradit filloi masat represive kundër kësaj komune, e cila përbëhet nga shumica shqiptare.

Masat

Hapi i parë represiv është kamxhiku financiar. Beogradi ka bllokuar mjetet buxhetore për këtë komunë, në sigurimin e lëndëve djegëse, duke paralizuar institucionet nga të ftohtit, i cili po mbretëron këtyre ditëve të acarta të dimrit siberian, në këtë rajon.


Qeveria e Beogradit ka përgatitur edhe hapa të tjerë represiv për t’i disiplinuar shqiptarët, që të heqin dorë nga iniciative për t’i ndërruar emrat e rrugëve dhe shesheve në llogari të personaliteteve të shquara të kulturës shqiptare.

Kjo Qeveri, jo më larg se në qershorin e vitit të kaluar, kur nuk merreshin vesh partnerët e koalicionit qeverisës, shpiku problemin e bërllokut, i cili i shkaktoi shumë telashe Komunës së Bujanocit.

Bërlloku politik dhe masat e tjera represive financiare i bindën krerët institucionalë të Komunës së Bujanocit, që të lëshojnë pe në participimin e serbëve në qeverisjen lokale, duke i bërë ata edhe pjesë të koalicionit qeverisës.

Kjo qeveri, gjithashtu, ka kërkuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të jap pëlqimin e këtij institucioni, i cili administrohet nga Serbia, të jap pëlqimin për ndërrimin e rrugëve dhe shesheve.

Paradoksi

Është indikative se si ky Këshill, i cili nuk gëzon përkrahjen e shumicës së subjekteve shqiptare të jap pëlqim për vendimin e Kuvendit Komunal, ashtu siç jep për emërimin e drejtorëve të shkollave dhe projekteve, të aplikuara në ministritë e ndryshme të Qeverisës së Serbisë.

Si do të rrjedhin gjërat në prag të shpalljes së zgjedhjeve të reja lokale dhe parlamentare, mbetet të shihet, por një është e qartë se spektri politik shqiptar i kësaj komune duhet të jetë unik rreth deklaratave lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal për ndërrimin e emrave të rrugëve e shesheve, e jo të bëhen cirk para mediumeve me deklarata kontraverze siç po ngjet me deputetin jolegjitim shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe veprimet e Këshillit Nacional artificial.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori