LAJMI I FUNDIT:

Ripërsëritje e Letrës së hapur Prokurorit të Shtetit

I nderuri Prokuror i Shtetit, z. Ismet Kabashi
Besoj se jeni në dijeni se më 10 shkurt 2007 në protestat paqësore për të kundërshtuar proceset e atëhershme politike në Kosovë e që ishin të dëmshme, në Prishtinë u organizuan protesta ku merrnin pjesë afërsisht 35-40.000 protestues, qytetarë të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare. Këto protesta ishin paqësore dhe protestuesit me asnjë veprim nuk rrezikuan jetën e qytetarëve, policëve të Policisë së Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë si dhe gjithashtu, me asgjë nuk i rrezikuan institucionet e Kosovës.

Në këto protesta janë ekzekutuar nga afërsia dy protestues paqësorë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj ndërsa rëndë dhe lehtë janë lënduar mbi 100 protestues. Pas ekzekutimit të tyre ka filluar një ndjekje e atyre që kanë marrë pjesë në këto protesta apo që konsiderohet se janë përgjegjës për organizimin e tyre. Ekzekutimin e protestuesve paqësorë e kanë bërë policët e kontingjentit rumunë të Policisë së UNMIK-ut, polakë dhe ukrainas. Ndërsa, ata që e kanë udhëhequr këtë operacion kanë qenë eprorë gjermanë dhe amerikanë.

KMDLNj ka monitoruar këto protesta gjatë tërë kohës andaj është dëshmitar nga vendi i ngjarjes për një krim të kryer dhe i cili, deri më tani ka mbetur i pandëshkuar. KMDLNj, menjëherë e ka denoncuar këtë krim mirëpo, përveç karakterit sensibilizues nuk ka arritur rezultate në krijimin e kushteve për ndjekjen e përgjegjësve dhe urdhërdhënësve të këtij krimi kundër fjalës së lire dhe të drejtës për demonstratë, si të drejta elementare të njeriut.


I nderuari Prokurori i Shtetit,
Rasti i ekzekutimit të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në protestat e 10 shkurtit si dhe dhunimi në masë të gjerë i të drejtave të njeriut nga një pjesë e mediave të shkruara dhe elektronike, policia dhe politika nuk mund të konsiderohen si ad acta, raste të mbyllura por duhet të rinisin hetime për sqarimin përfundimtar.

Si prova për rinisjen e hetimeve Prokuroria që e drejtoni Ju mund të përdor dëshmi si:
– deklaratat e monitoruesve të KMDLNj-së dhe materialet e tjera të KMDLNj –së
– deklaratat e dëshmitarëve protestues që kanë mbijetuar dhunën dhe që janë lënduar në këto protesta
– deklaratat e personelit mjekësorë të QKUK-së që janë përkujdesur për shërimin e të lënduarve
– intervistën me Agim Çekun, ish kryeministër i Kosovës
– raportet për obduksion të Institutit për Mjekësi Ligjore
– raportet balistike
– raportet e mediave të shkruara dhe elektronike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave paqësore në bazë se të cilave do të përcaktohej përgjegjësia e tyre si shtytës për kryerjen e krimeve në raste kur vërtetohet fajësia e tyre
– raportet e policisë së UNMIK-ut përkatësisht intervistimi i policëve rumunë si përgjegjës për ekzekutimin e protestuesve paqësorë
– intervista me Stiven Kurtis, shef i Policisë së UNMIK-ut , për shkak të përgjegjësisë komanduese
– intervista me Stiven Shuk, zëvendës/kryeadministrator i UNMIK-ut, si urdhërdhënës politik për intervenim policor
– intervista me Reshat Maliqin, ish Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës atëherë shef i operativës mbi rolin e mundshëm të Policisë së Kosovës në shtypjen me dhunë të protestave paqësore
– intervista me liderë politikë kosovarë mbi përgjegjësinë politike për dhunën ndaj protestuesve paqësorë
– raportet dhe kërkesat e Amnesty International dhe Human Rights Watch për një hulumtim të pavarur të këtij rasti
– raporti i Komisionit të “ pavarur “ të caktuar nga UNMIK-u dhe i kryesuar nga prokurori Robert Din
– materiale të shumta të filmuara
– intervista me eprorë policorë amerikanë, gjermanë, polak, ukrainas, pjesëmarrës dhe urdhërdhënës në këtë intervenim kriminel
– raporti i Panelit për të Drejtat e Njeriut i UNMIK-ut që ka trajtuar këtë rast, jo duke kërkuar dhe përcaktuar përgjegjësi por duke bërë përpjekje të blejë pafajësinë duke kompensuar familjet e viktimave, pa procedurë paraprake gjyqësore kundër përgjegjësve për krimin ndaj atyre që protestuan në mënyrë paqësore

I nderuari Prokuror i Shtetit,
Shpresoj se sinqerisht dhe në mënyrë profesionale do të angazhoheni për ndriçimin e këtij krimi që nuk mund të arsyetohet me asgjë në mënyrë që pas kësaj, të gjithë ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi e dështuar ndërsa drejtësi e dështuar mund të llogaritet vetëm krimi i pa hetuar dhe i pa ndëshkuar!

Në rastin konkret corpus delicti është shumë i qartë; dihet koha, vendi ku ka ndodhur krimi. Dihen emrat e viktimave dhe atyre që janë përgjegjës. Ka shumë dëshmitarë që mund të kontribuojnë në zbardhjen e këtij krimi. Mosveprimi në rastin konkret nuk arsyetohet me imunitetin e ndërkombëtarëve. Dihet procedura e marrjes së imunitetit dhe duhet të veprohet në përputhje me te. Thirrje në imunitet është hapja e rrugës për krime të tjera që nuk do të ndëshkohen. Kërkimi për heqjen e imunitetit për ata që dyshohen për krime është veprim parandalues. Rasti i 10 shkurtit 2007 është shkelje flagrante e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut dhe dokumenteve tjera ndërkombëtare që e rregullojnë këtë çështje!

(Autori është Drejtor Ekzekutiv i KMDLNj-së)

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori