LAJMI I FUNDIT:

Kultura fizike vazhdon të jetë e diskriminuar

Pasi që dihet që kultura fizike ka të bëjë më edukimin për mes lëvizjeve të ndryshme trupore dhe se ndikon në edukimin e përgjithshëm të njeriut. Kultura fizike i ndihmon njeriut në formimin dhe zhvillimin e trupit të tyre. Vlera dhe rëndësia e kësaj lënde është mjaftë e rëndësishme për jetën e njeriut. Mirëpo në vendin tonë kjo lënd është e harruar dhe nuk i jepet rëndësi të madhe, edhe pse e rëndësishme dhe me vlerë për evoluimin e njeriut. Gjithashtu vendi ynë është i vetmi në rajon pa strategji për zhvillimin e Kulturës fizike. Tani për tani në vendit tonë i mungon Ligji për Sportin, pasi që ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin e kaluar ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë. Kemi mungesë të Ligjit për sponsorizimin, gjithashtu mungon Federata e sportit për të gjithë, si dhe mungon Këshilli Kombëtarë për Kulturë Fizike.

Edukata fizike në shkolla?

Republika e Kosovës është vendi i vetëm e cila vazhdon që të mbajë orën e kulturës fizike vetëm dy orë në javë. Dihet se planprogramet mësimore në vendin tonë nuk janë në përputhje, të harmonizuara me kërkesat, nevojat dhe standardet ndërkombëtare të arsimit dhe të shkencës. Duhet të cekim se në vendet tjera ora mësimore e kulturës fizike është tri orë në javë, gjithashtu duke mos përfshirë orën e notit si dhe të orëve Olimpike. Ky fond i orëve në vendin tonë të thuash sikur ka mbetur si shprehi që nga mësimi nëpër shtëpi-shkolla që nuk kishte mundësi të zhvillohen orët e kësaj lënde për shkak të specifikave që ka, e tani kjo lëndë është duke u injoruar plotësisht si nga autoritetet ashtu edhe menaxherët e institucioneve arsimore. Prandaj këta të fundit duhet të mendojnë dhe të bëjnë një ndryshim rreth kësaj çështje që, në rend të parë të shtojmë numrin e orëve mësimorë për lëndën e kulturës fizike në të gjitha nivelet e arsimit shkollor.


Klasat dhe shoqëritë sportive?

Arsimin është një nga faktorët më të rëndësishëm për perfeksionimin e aftësive bazike të nxënësve. Ku përfshihen nga mosha 5 vjeçare e deri në moshën 17-18 vjeçare. Një nga prioritetet e Qeverisë duhet të jenë edhe ngritja e klasave sportive si dhe shoqërive sportive në për shkolla. Mirëpo të mos harrojmë edhe aktiviteti jashtë shkollore, ku duhen të ngrihen ekipet sportive shkollore. Gjithashtu jemi vendi i vetëm në rajon që ende nuk kemi shkollë të mesme të mjeshtërisë sportive, me të cilën të rinjtë do të zhvillojnë talentin e tyre në disiplinat sportive, gjithashtu do të dalin kuadro, si lojtarë cilësor gjithashtu edhe specialistë të sportit, ku shumica nga ta do të ishin bazament i zhvillimi të Kulturës fizike në të ardhmen.

Fakultetet pa orë të kulturës fizike?

Në vitin 2006 doli një propozim që në të gjitha Universitet, lënda e Kulturës fizike të bëhet lëndë fakultative. Mirëpo kjo gjë ishte vetëm një propozim, për fat të keq as një herë nuk është debatuar për këtë propozim. Në shumicën e Universiteteve të rajonit (Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Shqipëri) Kultura fizike është lëndë fakultative në plan programet mësimorë. Mirëpo problematike e gjithës kësaj qëndron sepse në të shumtën e rasteve Ministria e Arsimit dhe ajo e Sportit arsyetohet sepse mungojnë mjete financiare për të futur këtë lëndë si fakultative. Mirëpo është një arsyetim i “kotë”, e që nuk është as pak i arsyeshëm, sepse dihet shumë mirë që kultura fizike kalitë organizmin e studenteve për t’i përballuar si ngarkesave fizike gjithashtu edhe atyre psikike, si gjatë përgatitjes së provimeve, gjithashtu edhe para e gjatë provimeve. Në vitin 2009 shtëpia e basketbollit kosovar ishte shtëpia e parë sportive që bëri sensacion për arsye se organizoi për herë të parë Universiadën. Mirëpo tani kjo është harruar nga FBK-ja, ku as një iniciativë e mëtutjeshme në vitet tjera nuk është bërë në këtë drejtim. Po ashtu në shtator të viti të kaluar fillojë të mbahej Universiada e parë mbarëkombëtare në të cilën morën pjesë tetë universitete publike nga të gjitha hapësirat shqiptar, ku mbi 700 studentë treguan aftësitë e tyre në gjashtë disiplina sportive. Besoj se kjo Universiada të vazhdoj edhe viti tjera e të mbete tradicionale, e mos të jetë sikur ajo e 2009.

Mungesa e Institutit shkencor?

Kultura fizike është një nga lëmit, e cila ende nuk ka një Institut kërkimor shkencor. Ky institucione shkencor duhet të jetë në vartësi(pjesë) e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që do të merrej me realizimin e studimeve dhe analizave shkencore për kulturë fizike, kualifikimin e trajnerëve dhe punonjësve shkencorë në Kulturë fizike, si dhe kontrollin dhe vlerësimin e sportistëve cilësorë. Nuk është vetëm ky institucion shkencor që i mungon lëmisë sportive, po i mungon edhe revistat periodike dyjavore apo mujore. Pse të mos kemi dhe më shumë libra sportive, me çka do të kemi metoda më të reja të proceseve të ndryshime për formimin, si dhe në përparimin e nxënësve në Kulturë fizike. Gjithashtu na mungon një qendër për vlerësimin e njohurive të parametrave morfo-funksional dhe motorik të nxënësve të arsimit të fillorë, të mesëm, të ultë dhe asaj të lartë. Kjo do t’i ndihmonte nxënësit të orientohen në degët e ndryshme sportive, në bazë të aftësive të tyre që do të vlerësoheshin nga ana e eksperteve të Kulturës fizike.

Për fund

Për këtë nuk duhet vetëm të shkruhet por të organizohen debate e të mbahen konferenca kombëtare për të elaboruar e nxjerrë konkluzione rreth gjendjes së kësaj lënde në shkolla, si dhe mundësit, mënyrën se si do të dalim nga kjo gjendje që mbretëron në Kulturën fizike.

(Autori është student i studimeve posdiplomike në degën e Kulturës fizike në Universiteti Shtetëror të Tetovës)