Racistët e shekullit 21!
Maqedonia s’i ka punët për mashalla. S’i ka punët mirë me “robtë e shpijes”, shqiptarët autokton. Ndaj tyre kanë aversion jo vetëm pushtetarët. Ndonëse me Kushtetutën e këtij shteti, shqiptarët janë faktor shtetformues, realiteti është tjetër.
Të përkëledhurit e Nikola Gruevskit, bëjnë plane si t’i shfarosin shqiptarët. Shkruajnë grafite në mure…
Nuk u ha palla se bëjnë aktin e racizmit, sharrojnë në zonën kriminale…
Racizmi ndëshkohet edhe me Kartën e OKB-së dhe konventat ndërkombëtare.
Nëse s’i përfill liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të garantuara sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk je shtet normal.
Veprimi i lugetërve të cilët kërkojnë shfarosjen e shqiptarëve s’është incident “demokratik”. Synimi i tyre nuk ka lidhje me demokracinë. Demokracia nënkupton sundimin e ligjit. Nëse ata s’i kap ligji, përkëdhelen, trashet edhe më shumë zullumi.
Njerëzit e Gruevskit reagojnë sa për sy e faqe sipas asaj: Po bëhen hetimet për t’i kapur keqbërësit…
Të shprehësh racizmin në shekullin 21 kundër një populli, popullit shqiptar, kjo do të thotë se ky shtet s’i ka punët mirë me vetveten.
Nëse të lidhin, zgjidhësh, por kur e lidhë vetveten nuk zgjidhesh.
Lugetërit të zhytur në racizëm, sërish dolën në skenë. Bëjnë thirrje për shfarosjen e fqinjëve të tyre, shqiptarëve. Kësaj radhe, në Shkup, të dielën e kaluar, u paraqitën me grafite: “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është vetëm e maqedonasve”.
Kush janë sajuesit e këtyre grafiteve? Janë bullgarë, serbë, apo?! Kjo është enigma, të cilën duhet ndriçuar autoritetet maqedonase. Ndryshe, nëse ky akt mbetet misterioz, apo siç thonë kriminalistët, akt u përsosur, atëherë do të thellohen ndarjet, armiqësitë.
Ky akt primitiv, qyqar, paraqitet në shekullin 21. Vendet e ndryshme bëjnë përpjekje të integrohen, të hyjnë në Evropë, ndërkaq grindavecët e kthejnë Maqedoninë në mesjetë. Shprehin urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve, i bëjnë gropën. Një urti jona thotë: Kush i bën gropën tjetrin, bie vetë brenda.
Grafitshkruarësit i bëjnë dëm vendit ku rrojnë. “Azganët” e këtillë nuk kanë kaçik të jetësojnë planin e tyre, lehin si qentë. i bëjnë qejf vetës, kujtojnë se e tutin arushën me shoshë. Ata që merren më këso punë të pista s’e kanë sefte. Latinët s’e kanë thënë më kot: ‘In turpi re peccare bis delinquere est’, apo të gabosh dy herë në punë të pandershme është krim. Antishqiptarët nuk gabuan dy herë, por shumë herë. Idetë e këtilla morbide janë paraqitur në shekullin e kaluar, në kohën e Titos, e pas Titos, të intensifikuara sidomos në vitet e ‘90-ta. Këto mbrapshti paraqiten edhe sot.
Shqiptarët i fyejnë, i quajnë “shiptari”, kërkojnë shfarosjen e tyre tinëzisht e publikisht, në mënyrë jashtëinstitucionale e institucionale. E nisën hartimin e Enciklopedisë maqedonase. Pikësynim kishin të bënin vepër madhore. Akademikët i shtrembëruan faktet shkencore, shqiptarët i paraqitën “të egër”, që kishin ‘zbritur nga mali’. Kjo Enciklopedi u shkoi huq, doli të jetë “invalide”.
Tifozët e Prilepit, të njohur me nofkën “Majmunët”, në nëntor të 2011-ës, gjatë ndeshjes futbollistike Maqedonia – Shqipëria, e cila ishte miqësore, e shndërruan në armiqësore. “Majmunët” brohoritën si në kor, ulëritën: “Vdekje për shqiptarët”, kërkuan “dhoma gazi për shqiptarët”. Këso thirrje nuk kanë bërë as nazist
ët e Hitlerit.
Pas incidentit në Prilep, kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk i dërgoi notë qeverisë maqedonase. Nuk e bëri këtë që të mos ftohen marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet fqinj. Ndërkaq, “Majmunëve” të Prilepit iu revanshuan tifozët kaçanikas, “Fikshat”, e dogjën flamurin maqedonas. Djegien e flamurit e mori afër zemrës kryeministri Nikola Gruevski, i cili e dënoi këtë akt “shumë ashpër”, i dërgoi notë Qeverisë së Republikës së Kosovës, kërkoi nga autoritetet “ndërmarrjen e masave ligjore”.
Në Kaçanik përdoret shprehja: Mos u bën majmun i Prilepit. Thuhet kësisoj kur ndokush flet ndonjë budallaki, atij i tërhiqet vërejtja: Rri, trus, mblidhi mendtë, mos u bën majmun i Prilepit.
Gruevski ishte indiferent kur u kërkua shfarosja e shqiptarëve në stadiumin e Prilepit. Ndërkaq, kur u dogj flamuri i vendit të tij, doli nga takti, i dërgoi notë Qeverisë së Republikës së Kosovës. Veproi sipas asaj: Iu dogj bishti dhelprës, u kall dynjaja.
Edhe pas njohjes së pavarësisë sonë nga Maqedonia, njerëzit e Gruevskit për një të arrestuar nga Kaçaniku, sajuan komunikatën, për të thanë se “është nga Kaçaniku i Serbisë” ! As në ‘hartat e moçme” Kaçaniku nuk ishte me Serbi. Për këso lapsuse nuk u zihet për të madhe ‘pandurëve’ të Gruevskit, ngase ata nuk e dinin se vendi i tyre kishte njohur pavarësinë tonë.
Ata që kanë aversion ua ka ënda që shqiptarët ti shohin vetëm si shitës të specave dhe patëlxhanave në Bit Pazar, “komunelec”, pastrues të rrugëve… Maqedonasit imponojnë parimin latin: Quis lingua eius region (E kujt është gjuha, atij i takon territori). Andaj, nuk është e rastësishme parulla: “Maqedonia është vetëm e maqedonasve”.
Maqedonia pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian (BE). Por, në familjen evropiane nuk hyhet aq kollaj, nëse më parë nuk i ke të zgjidhura marrëdhëniet ndërnacionale në vend. Kjo është ‘conditio sine qua non’. Nëse vazhdohet politika diskriminuese ndaj shqiptarëve autokton, urrejtja patologjike, vështirë është të merret “bileta” për në Bruksel.
E mira e së mirës është të këndellen maqedonasit, të mos e trashin zullumin ndaj shqiptarëve, ngase kjo nuk i kontribuon paqes në Ballkan e rajon.
E keqja të dënohet, jo të tolerohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lindon-emerllahu-780x439.jpg)
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht