Intelektualët dhe zagarët
Nuk është problem pse pushtetet në Kosovë e Shqipëri kanë zagarë, sepse çdo pushtet në botë ka zagarët e vet, problemi tek ne janë qytetarët që nuk kanë aftësi të dallojnë se kush është intelektual e kush zagar.
Një nga të metat më të mëdha të funksionimit të shoqërisë në Kosovë e Shqipëri është mungesa e intelektualëve. Për më tepër që fjala intelektual është denigruar në atë masë sa që mund të përdoret si sinonim për zagar të pushtetit.
Madje edhe pjesa më e madhe e të rinjve që po marrin grada shkencore në Perëndim nuk po kanë kurajën që të veprojnë konform dijeve që kanë marrë atje për të kontribuar në zhvillimin e atdheut, por bëhen hipokritë duke shfaqur oportunitet me pushtetin.
Kur intelektualët bëhen vegla të pushtetit në atë vend nuk ka përparim
Pushteti në një vend demokratik krijohet nga mendësia dominante në atë vend. Mendësia dominante është mendësi e shumicës. Shumica zakonisht është turmë. Shoqërinë e çojnë përpara individët e spikatur, elitat. Njerëzit që mendonin si Sokrati, Isac Newtoni, Nikolla Teslla, Ajnshtajni etj, në vendet e tyre nuk ishin shumicë po pakicë, por pikërisht këta njerëz janë ata që i çuan përpara vendet e tyre dhe njerëzimin. Nëse këta njerëz do të bëheshin zagarë të pushteteve të kohës, ne sot do të jetonim akoma si në kohët parahistorike.
Përse ne duhet të konceptojmë ndryshe nga ajo se si konceptojnë perëndimoret?
Në një debat në RTK, njëri nga pjesëmarrësit tha se në Perëndim me nocionin komb kuptojnë ashtu si thotë parafolësi (Nexhmedin Spahiu) kurse për ne shqiptarët kombi është etnia.
Shtrohet pyetja përse ne duhet të konceptojmë ndryshe nga ajo se si konceptojnë perëndimorët?. Vallë, çfarë kontributi kanë dhënë teoricienët tanë që ne t’u bëjmë karshillëk perëndimorëve në konceptin për kombin? Ne kemi kopjuar një koncept sikur edhe të gjitha vendet ish-komuniste nga i cili shumica e tyre kanë hequr dorë bashkë me heqjen dorë nga komunizmi.
Edhe nëse flasim për konceptet shqiptare për kombin, atëherë kë do të marrim për bazë? Do të marrim për bazë Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin, apo do të marrim për bazë ata që në tekstet shkollore e kanë futur definicionin e Stalinit dhe derivatet e tij.
Gjergj Fishta e Branko Merxhani apo Kristo Frashri, Arben Puto, Rexhep Qosja etj?
Definicionet e Gjergj Fishtës e Branko Merxhanit për kombin janë plotësisht në harmoni me konceptet perëndimore.
Ja se çfarë thotë më 1916 Gjergj Fishta (1871-1940) për kombin:
Kombi âsht njaj numer gjindsh, me t’cillët nieri ka s’bashkut, jo vetem gjakun e gjûhen, por edhè interesat e veta, e neper t’cillët atij i bâhet mâ i lét e mâ i udobët gjallimi mí shekull.
Ndërsa Branko Merxhani (1894-1981) më 1928 thotë:
Kombi është një ndjenjë, një ide, një harmoni shpirtërore, një ‘kuptim shoqëror”.
Më 1933 Branko Merxhani përmend edhe dallimin mes kombit dhe kombësisë kur citon Johannet-in se “Kombi është një kombësi e zhvilluar, apo anasjelltas kombësia është një komb në farë (në ngjizje)”.
Pasi jep një pasqyrë të definicioneve për kombin nga teoricienët e deriatëhershëm vjen në përfundim se kombi është një përcaktim lëndor (raca, kushtet gjeografike dhe ekonomike) dhe një përcaktim shpirtëror (gjuha, kartakteri, tradita, historia, kultura, qytetërimi, feja).
Tani me çfarë do të identifikohet shqiptarizma kur përdorim fjalinë: “Për ne është kështu”? Me Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin apo me Kristo Frashërin, Arben Puton, Rexhep Qosjen etj?
Nebil Çika (1993-1944)
Viteve të 90-ta kur isha kryeredaktor i së përditshmes “Albania” që atë kohë ishte njëra prej dy gazetave më të mëdha në Shqipëri, erdhi u prezantua një djalë: Jam Nebil Çika!. Të gjithë e shikuam të habitur pasi ky emër nuk thoshte asgjë për ne. Djaloshi u vu në siklet dhe me nervozë të shtuar tha serish “Jam Nebil Çika, nipi i të famshmit Nebil Çika”.
Të gjithë që ishim të pranishëm në redaksi gati sa nuk ia plasëm gazit se kush na qenka ky i famshëm për ne kurrë i padëgjuar!. Më pas rashë në udhë dhe u interesova për gjyshin e këtij djali që na paskësh qenë publicist i famshëm. Që nga momenti që fillova të lexojë shkrimet e tij e deri më sot skuqem për injorancën time sa herë që më kujtohet ai moment në redaksinë e gazetës “Albania” në Tiranë. Në fakt, nuk ishte aspak faji imi që unë si një njeri i lindur e rritur në kohë komunizmi nuk dija asgjë për intelektualin që komunistët e pushkatuan që më 1944.
Ja se çfarë shkruan gjeniu Nebil Çika më 1942 për rrolin e intelektualit:
“…njeriu i pjekur që dëshiron të jetë element ndërtonjës, s’mund të jetë rob i opinionit, dhe s’mund të shkruaj kurrë për t’i siguruar vetës një popullorësi, pasi ndjekja e popullorësisë është sikur të pranosh të varesh nga mendimi i pakontrolluar i një turme mos-kompetentesh, të cilët askush do t’i linte t’i përziheshin individualisht në punët e tij. Kjo varësi i thyen lidhjet e sinqeritetit e të besnikërisë. Unë marrë pendën në dorë se më shtyn gaileja e së nesërmes, jo vetiake, por kombëtare. Unë nuk dua veçse t’i ftoj këndonjësit të mendohemi së bashku mbi problemin themelor të së ardhmes sonë si qenie kombëtare pa marrë parasysh kontigjencat e jashtme, siç janë qeveritë, sjelljet e autoriteteve, kufizimet që imponon lufta, etj. Këto janë gjëra që vijnë e shkojnë dhe s’janë veçse lëvizje në sipërfaqen e jetës së kombeve e jo në rrënjët e saj”.
Nuk është problem pse pushtetet në Kosovë e Shqipëri kanë zagarë, sepse çdo pushtet në botë ka zagarët e vet, por problemi tek ne janë qytetarët që nuk kanë aftësi të dallojnë se kush është intelektual e kush zagar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale