Koncepti për botën
“Bota, në thelbin e saj, përbëhet, pra, nga rastësi të kulluara”, shkruante filozofi gjerman Imanuel Kant. Koncepti i njomë për botën mund të jetë vërtetueshmëria e pranisë së saj prej krijimit relativ deri në përfundimin absolut të saj. Vërtetueshmëria e konceptit për botën ndërlidhet me tërësinë e substancave jo të domosdoshme, sepse substancat jo të domosdoshme janë të ndërvarme nga njëra-tjetra e pikërisht hasin në marrëdhënie mes tyre. Prandaj, nga varësia e sendeve që shkojnë drejt një pike të përbashkët rezultohet harmonia midis individëve duke u përshtatur fizikisht dhe shpirtërisht. Edhe pse kjo botë ka një koncept të pafundme mbi njohjen e vërtetë të saj, konsideroj se mendja jonë njerëzore nuk mund të shtrihet tejpërtej mbi sqarimin dhe interpretimin e drejtë dhe korrekt të forcës së saj lëvizëse duke mos arritur kurrë të kapërcehen kufijtë e intelektit tonë për ta kuptuar dhe njohur thelbësisht konceptin e saj mistik e më gjerë…
Eudemonologjia është një lloj filozofie dhe përmban një sërë rregullash për ekzistencën e lumtur, ndërsa ekzistenca e lumtur nga ana e vet, përkufizohet si “parapëlqim ndaj joekzistencës”. Bota, si rastësi e kulluar, që shprehej Kanti, dhe përkufizimi “parapëlqim ndaj joekzistencës”, që shprehej Schopenhaueri shërben si një shkak për ta kuptuar esencën faktike, se bota është veçse një lojë e pasigurt që kundërmon mbi rregullat dhe sjelljet e racës njerëzore, duke i hamendësuar brenda llojit të tyre duke i çuar të zgjedhin pashmangshmërisht midis botës fizike dhe botës së përtejshme. Kusht ky që i sforcon drejt një sigurie të brishtë llojin ekzistencial të tyre duke rënë në hon në mënyrë të pakuptimtë. Raca njerëzore është e bindur të hedh idenë konkrete për një jetë të lumtur, (hedoniste) jashtë rregullave që e ngurtësojnë botën e tyre fizike, mirëpo absurditeti, që sjell ekzistenca transite, pothuaj e kris bindjen dhe harmoninë e krijuar me të gjithë. Pavarësisht kushteve të jashtme, kjo botë është një lojë e kurdisur për fatin e vetë racës njerëzore duke mos e zbërthyer kurrë realitetin njerëzor dhe atë hyjnor. Fundja, njeriu nuk ka ardhur në këtë botë për të qenë i lumturuar, por për ta përjetuar ekzistencën e kësaj bote, që është vënë në lëvizje nga një sistematizim absolut. Edhe pse dëshira jonë është për një qeverisje të lumtur, ndërkohë, realisht, duke u nisur nga thelbi joshës, bota nuk ka mundëson këtë lloj nderi për të qenë të lumtur e të shenjtëruar sa herë që duam apo kërkojmë ne. Fatkeqësisht, ky është rregulli për të cilin në betonohemi përballë kushteve dhe dëshirave tona…
Duke u ndërlidhur me këtë sqarim të shkurtër mbi botën dhe mbi ekzistencën e lumtur të racës njerëzore, në radhë të parë duhet të vlerësojmë kuptimin faktik të njohjeve tona mbi botën, ekzistencën, revolucioni mbi idetë që ndryshojnë botën ekzistenciale dhe atë që ne rezultojmë në vetvete, pra ajo çfarë jemi. Vlerësoj se vlerat e sigurta dhe personaliteti i individit mund të jetë bartës i ndryshimeve rrënjësore dhe të përhapë nocionin e lumturisë e të mirëqenies shpirtërore. Këtu mund të ndërlidhem me fatin e disa individëve të sotëm, që nuk kanë as vlerë njerëzore e as personalitet të integruar shpirtëror, por që me keqardhje e them janë të vetmit faktor që ndikojnë fatalisht mbi bindjet dhe lumturinë apo mirëqenien e shoqërisë. Këta kafshë racionalë kanë pluskuar në politikën ditore e gjetkë duke mbjellë vetëm smirë dhe marrëzira tek turma e përgjithshme. Me këtë vullnet të zakonshëm, që fatkeqësisht po e përjetojmë dhe shohim, nuk arrihet as harmonia e krijuar, e as lumturia e përgjithshme. Kur shuhet lumturia apo mirëqenia sociale humb kuptimi për ekzistencë hedoniste. Tekefundit, fashitja e lumturisë, si e drejtë natyrore, sot mund ta përjetojmë që të gjithë ne duke parë tek betonohet kultura, shkenca, arti, liria, ekonomia për hir të politikës famëkeqe të institucioneve shtetërore dhe kompanive të ndryshme, që mbyllin udhët e drejta e për të hapur udhët drejt ç’humanizmit dhe smirës brenda llojit njerëzor.
… koncepti për botën nuk ndryshon, madje as ne vetë njerëzit e rëndomtë nuk mund ta ndryshojmë duke e shmangur atë, lipset të ringjizemi që të gjithë ne njerëzit e thjeshtë drejt një pike të përbashkët për t’i bindur llojet e tanishme njerëzore të dorëhiqen nga koncepti i brishtë për t’u betuar në një moral të rrejshëm politik duke përfituar nga turma. Rene Descartes thoshte: “Më jepni lëndë dhe lëvizje, unë do ta ndërtoj botën”, andaj si pikënisje e kësaj e gjithë turma njerëzore të ngrihet vetë të vendosin për fatin e tyre se çfarë duan e kërkojnë në të ardhmen e tyre…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin