Vetëvendosje, duaje tonën!
Duke i pasur parasysh rrjedhat nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës, me theks të veçantë ekonomia e Kosovës, është e domosdoshme të ketë dhe të kultivohet një dozë e nacionalizmit për prodhimet e vendit, por kjo po mungon tek popullata jonë, e në disa raste edhe te vet Vetëvendosja.
Vetëvendosja e ka marrë, në një mënyrë apo në një tjetër, flamurin në mbrojtjen e prodhimeve të vendit, gjë që mendoj se e ka mbështetjen e të gjithëve për këtë veprim, mirëpo dallon mënyra se si mendojnë dhe si e shohin pjesa tjetër qoftë e spektrit politik apo shoqëror, se si duhej të bëhej më së miri mbrojtja e prodhimeve të vendit.
Mbrojtja e prodhimeve apo tentimi për mbrojtjen e tyre, sot nuk është karakteristikë vetëm për Kosovën, por kjo është duke u bërë nga të gjitha vendet, por dallimi është se ato mundohen t’i krijojnë përparësi prodhimeve të tyre duke e paraqitur cilësinë e tyre në krahasim me prodhimet e importuara, ndërsa politikat e Vetëvendosjes për ngritjen e prodhimeve të vendit më shumë janë të lidhura me problemet që i ka vendi në raport me vendet tjera, në mënyrë më direkte me Serbinë duke i pasur parasysh edhe protestat e fundit që u mbajtën, mirëpo kjo nuk është tema jonë për të cilën do flasim këtu.
Mbrojtja e shërbimeve të ofruara nga institucionet financiare vendore, qoftë e atyre mikro apo makrofinanciare, nga Vetëvendosja është lënë anash, si dhe në disa raste edhe është duke u dëmtuar qoftë në mënyrë direkte apo indirekte.
Duke e ditur se institucionet financiare që veprojnë në Kosovë shumica prej tyre janë kapital financiar i jashtëm, kjo shihet më së miri nëpërmjet bankave që janë në Kosovë, si Pro Credit Bank, Raiffeisen Bank, TEB-i, etj., si dhe disa banka tjera në të cilat kanë aksione të qytetarëve të Kosovës.
Duke u munduar për t’ju ikur përgjithësimeve, për mos mbështetjen e bankave që kanë kapital vendor, në këtë rast edhe në përfshirjen e anëtarëve të gjerë të Vetëvendosjes, do ta bëjmë një analizë të shkurtër.
Nëse analizojmë përfaqësuesit kryesor të Vetëvendosjes, të cilët njëherësh janë edhe përfaqësues të popullit të Kosovës në Parlamentin e Kosovës, shohim se llogarit e tyre bankare janë në bankat ndërkombëtare që veprojnë edhe në Kosovë. Shumica prej tyre pagat nga Parlamenti i Kosovës i marrin në ato banka, këtë e tregojnë edhe të dhënat e vitit 2011 nga Agjencia Kundër Korrupsionit në formularët për deklarimin e pasurisë, prandaj është logjike edhe të paramendohet se transaksionet tjera i kryejnë me ato banka.
Nga 12 deputetë që i ka Vetëvendosja në Parlament, 5 prej tyre marrin pagën në bankën NLB, 4 marrin në Pro Credit, ndërsa nga 1 deputet merr pagën në Raiffeisen bank, Banka Kombëtare Tregtare dhe në TEB. Pra asnjë nga deputetët nga radha e saj nuk e merr pagën, qoftë edhe në mënyrë simbolike në bankat që janë me kapital vendor si Banka Ekonomike, Banka për Biznes, etj.
Ndërsa Vetëvendosja akuzon institucionet relevante se nuk janë duke bërë mjaft për t’i ndihmuar prodhuesit vendor qoftë nga aspekti i lehtësimeve fiskale, si dhe me theks të veçantë në uljen e normave të interesit për kreditë e marra nga bizneset, gjë që pajtohen të gjithë se duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim, ndërsa duke e ditur se Banka Qendrore e Kosovës vetëm sa ka filluar tash të veproj me një instrument për rregullimin dhe balancimin e ofertës dhe kërkesës monetare në treg që nuk është i mjaftueshëm për stabilizimin e gjendjes mbizotëruese, si dhe institucionet qeveritare që përballen me shumë sfida të tjera ka bërë që bizneset të mbesin në këtë gjendje të mjerueshme.
Arsyeja pse bankat ndërkombëtare si dhe të gjitha bizneset tjera dalin edhe në vende tjera për ta zhvilluar aktivitetin e tyre është që ta maksimizojnë fitimin e tyre sa më shumë, dhe kërkimi në ndihmë apo mirëkuptim nga ato për t’i dhënë ndihmë bizneseve që merren me prodhime vendore mundë të jetë vetëm një lutje dhe nuk mund të ketë peshë më shumë duke e ditur se jemi në një treg të lirë.
Duke parë se në Kosovë kemi mungesë të parasë në treg, e cila vjen kryesisht si pasojë e importeve të mëdha që i kemi në raport me eksportet, duhet që sa më shumë të mundohemi që paranë ta mbajmë në qarkullim brenda vendit për shkak të efekteve të saj multiplikuese.
Këtu mund të lindin shumë pyetje tjera se pse përfaqësuesit kryesorë të Vetëvendosjes që janë më të zëshmit në mbrojtje të prodhimeve vendore, llogarit e tyre bankare i mbajnë në institucionet bankare me kapital të jashtëm: a është arsyeja se ato kanë siguri më të madhe se bankat vendore, apo kanë profit më të madh në depozitat e tyre se në bankat vendore, apo ruajnë konfidencialitetin e tyre më shumë, apo është një lëshim i tyre që shpresojmë të përmirësohet në të ardhmen.
Pyetje tjetër është se pse ekonomistët, politikanët dhe popullata jonë janë pa qëndrim, apo së paku pa një opinion, për këtë sferë të rëndësishme të ekonomisë, a është problemi i mosinformimit të tyre apo ka diçka tjetër që nuk duhet të diskutohet së paku për publik.
Njoftimi i qytetarëve për mënyrën e funksionimit të sistemit financiar dhe të pasurit e një doze të nacionalizimit nga të gjithë edhe në këtë sferë nuk paraqet problem edhe për bizneset e jashtme, por është shumë e rëndësishme sepse paramendoni nëse do ta paraqitej një krizë financiare në tregun e bankave në Kosovë dhe qeveria të kishte mundësi që t’i ndihmojë ato për mos falimentim, atëherë si do të reagonin qytetarët nëse me taksat dhe tatimet e tyre paguhen humbjet e bizneseve ndërkombëtare?!
Është e padiskutueshme roli dhe rëndësia e institucioneve financiare ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë qoftë në prurjen e kapitalit të ri në vend apo edhe në shërbimet e reja që ju kanë ofruar qytetarëve, mirëpo prapë ne si qytetarë të Kosovës duhet të mendojmë edhe për bankat vendore të cilat veprojnë, sepse në fund të fundit edhe ato ofrojnë shërbime vendore, dhe kjo nuk është detyrë vetëm e përfaqësueseve të Vetëvendosjes, por e vetëdijesimit të përgjithshëm të qytetarëve dhe vetëdijesim edhe për Vetëvendosjen se ekonomia e Kosovës nuk është duke u përballur vetëm me biskota të huaja, por edhe me shërbime financiare të huaja, të cilat edhe deputetët e Vetëvendosjes janë duke i përdorur, e lëre më të flasim për deputetët apo përfaqësuesit tjerë.
(Autori studion master në Fakultetin Ekonomik, në UP)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht