Kriza aktuale si një mundësi për të ardhmen
Një ndër gjërat më interesante që kam mësuar nga udhëtimi im i parë në Kinë ka qenë fakti që fjala krizë në kinezçe përbëhet nga dy shenja, kuptimi i njërës shenjë është rrezik, kuptimi i tjetrës është mundësi. Kriza aktualisht detyron të gjithë aktorët ekonomikë të tregohen më nikoqirë, më efikasë, më të kujdesshëm dhe më të matur, gjë që nuk para ndodh në situata bollëku e rritje ekonomike, kur këta aktorë tregohen më moskokëçarës e abuzivë.
Një analizë e mirë dhe e sinqertë e krizës aktuale dhe bërja e ndryshimeve të duhura me përgjegjësi e kurajë mund të bëjë që prej kësaj situate të zymtë ekonomike të kalojmë në një çlirim energjish dhe në një shfrytëzim më efikas të potencialit tonë ekonomik.
Kriza shpesh shërben si një katarsis për shumë aktorë ekonomikë joefikasë, të cilët në kushte normale vegjetojnë e jetojnë pa ndonjë efikasitet, duke bllokuar burime e energji shumë të vlefshme me kosto të lartë oportune për ekonominë e vendit. Kriza do t’i detyrojë ta ndajnë shapin nga sheqeri ose të përshtaten me sfidat e të funksionalizohen ose të “vdesin dhe nëpërmjet kalbjes të shërbejnë si pleh” për daljen e bizneseve të tjera. Fundja ekonomia e tregut funksionon me të dyja, edhe parajsën domethënë fitimin, edhe me purgatorin që në këtë rast është falimentimi.
Falimentimi i shumë kompanive nuk duhet parë detyrimisht si ngjarje negative, ajo është një lloj krasitje e hardhisë për të shtuar frutat, duhet parë si dëshmi që tregu më në fund po e bën punën e vetë, duke i hapur rrugën më të aftit, më të talentuarit e profesionistit dhe duke penalizuar parazitët, injorantët dhe të patalentuarit. Biznesi detyrohet të kthejë vëmendjen tek ekonomia e prodhimit e jo më tek ekonomia spekulative e tregtisë apo tek flluska e madhe e ndërtimit, siç ka ndodhur deri në fillimin e krizës.
E njëjta gjë vlen edhe për sektorin publik, i cili falë rritjes ekonomike së deritanishme dhe vendosjes së disiplinës fiskale që rriti të ardhurat e buxhetit ndjeshëm, i bënte shpenzimet pa ndonjë nikoqirllëk domethënës. Tanimë shteti e kupton se nuk ekziston paraja publike, paraja nuk vjen nga hiçi, ekziston vetëm paraja e taksapaguesve. Kjo do të thotë që vëmendja e shtetit natyrshëm do të kthehet tek shëndeti i taksapaguesve, pra te mundësia e tyre për të paguar taksa, si dhe tek administrimi me më shumë kujdes i parave tashmë të mbledhura.
Më pak para në dorën e shtetit do të thotë më pak hapësirë për t’i shpërdoruar ato dhe nevoja për kredi nga institucionet ndërkombëtare si FMN e Banka Botërore shoqërohen edhe me kushte më rigoroze për përgjegjësi, transparencë e kujdes me administrimin e parave të buxhetit shtetëror dhe presion për uljen e borxhit publik.
Po ashtu, ky shtrëngim do të thotë që shteti detyrohet të lërë më shumë hapësirë për sektorin privat, duke kërkuar mundësi të reja për partneritetin privat publike. Një gjë e tillë u vu re nga propozimi i para disa ditëve për të lënë monumentet tona kulturore me koncesion në dorën e biznesmenëve, duke eksploruar burime të reja të ardhurash dhe duke vendosur kushtin që bizneset të kujdesen rigorozisht për mirëmbajtjen e tyre.
Kuptohet që për të rritur të ardhurat, shtetit do t’i duhet të sakrifikojë sistemin e patronazhit e klientelizmit e të vendosë disiplinë për pagesën e tatimeve e doganës edhe ndaj atyre bizneseve me lidhje politike ndaj të cilëve, deri tani është shkelur syri. Kjo gjë do të kthente edhe konkurrencën e ndershme në treg, duke çliruar energji të reja në ekonomi.
Por ajo që është më e rëndësishme është fakti që aktorët shtetërorë vetëdijësohen nga kjo krizë se Shqipëria s’mund të vijojë me improvizime me sajimin e politikave aty për aty për të arnuar problemet që dalin me thellimin e borxhit të brendshëm e të jashtëm apo me ndonjë privatizim të ngutur. Kjo krizë e ka bërë të qartë që ekonomia jonë nuk mund të administrohet me qasjen e zjarrëfikësit që angazhohet sa herë bie zjarri, por kërkon politika të qëndrueshme e vizionare ekonomike.
Konkretisht qeveria dhe opozita kanë vënë në pah nevojën për rimëkëmbjen e bujqësisë dhe prodhimin vendas të ushqimit duke ulur varfërinë, zbutur deficitin tregtar dhe duke siguruar të ardhura më të qëndrueshme për fermerët dhe shtetin. Kjo gjë mund të ishte një mundësi e përkryer për të krijuar një konsensus të gjerë kombëtar për të siguruar një reformë legjislative, për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronës në Shqipëri. Kjo gjë kërkon kurajë, sepse do lërë të pakënaqur shumë njerëz, ama nuk do ketë kosto elektorale për asnjë parti, nëse bëhet në mënyrë unanime dhe do t’i vlejë shumë Shqipërisë. Për të mirën e Shqipërisë kompromisi mes qeverisë dhe opozitës nuk duhet të kufizohet vetëm tek emërimi i titullarëve, por te reformat thelbësore që vendosin për të ardhmen e vetëm. Jo vetëm potenciali i bujqësisë, por edhe i turizmit dhe industrisë lidhen drejtpërsëdrejti me problemin e pronave.
Po ashtu, kjo krizë duhet të sjellë në vëmendje burimet e nëntokës sonë dhe duhet që të shtyjë për vënien në eficencë të plotë të pasurive tona minerare, të cilat për momentin janë të hapërdarë njësoj si ngastrat e tokës sonë të bukës, në qindra duar.
E njëjta gjë mund të thuhet për hidro-energjetikën duke sjellë presion që të zhbllokohet ky potenciali i madh yni për të thithur investime të huaja në këtë sektor delikat. Fatkeqësisht lënia e shumë pasurive tona në duart e biznesmenëve shqiptarë, të cilët nuk kanë as para dhe as kapacitete menaxheriale e teknike, ka bërë që ato të flenë me një kosto oportune të pallogaritshme për ekonominë tonë. Tanimë nga zorri i krizës do na duhet që këto pasuri e mundësi të zgjohen, pasi sipërmarrësit shqiptarë edhe pse kanë licencat, s’kanë para për t’i vënë në shfrytëzim e për rrjedhojë, do duhet që të thithet kapital i huaj.
Kur bëhet fjalë për nevojën e dëshpëruar që kemi ne sot për investime të drejtpërdrejta të huaja, në plan të parë del edhe një ndër kushtet kryesore që kërkon biznesi ndërkombëtar, për të hyrë në një vend të vogël si yni dhe ai është sundimi i ligjit. Në të tilla kushte, do të rritet edhe incentiva ekonomike që legjislacioni ynë, procedurat e rregullat, struktura institucionale dhe gjyqësori të bëhen sa më efikasë dhe të përshtatshëm për të arritur standardet e larta që kërkohen nga bizneset ndërkombëtare.
Me pak fjalë, kriza duhet të na shërbejë si një dush i ftohtë pas një dehje të thellë, të na shërbejë një lloj agjërimi i mirëfilltë për të eliminuar toksinat e ekonomisë për ta bërë atë më të shëndetshme dhe të ndershme. Çështja është nëse lidershipi ynë do të zgjedhë dimensionin e mundësisë nga kjo krizë, për të bërë një rimëkëmbje të saj apo thjesht do ta lëshojë në një rrezik që mund të shndërrohet në rrezik fatal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë