LAJMI I FUNDIT:

Rugova, lider i parimeve të mëdha të lirisë

Kanë kaluar gjashtë vite që nga vdekja e njeriut, birit të madh të kombit shqiptar evropian, presidentit historik dhe njeriut-lider dr.Ibrahim Rugova. Vdekja e këtij lideri vizionar para gjashtë vitesh shkaktoj një shok tek vendi dhe kombi në përgjithësi, atë ditë sikur një re e zbehtë ra mbi qiellin e kombit shqiptar, sikur u ndal një epokë e madhe e historisë në një ditë, thjeshtë atë ditë kombi shqiptar në përgjithësi e pa ditën e tij në boshllëk dhe sikur t’i ishte larguar pasqyra e tij drejt të ardhmes së vendit.

Megjithëkëtë vdekja e një lider pa lënë gjurmë është e zakonshme, sepse edhe ai është njeri si gjithë të tjerët, ama vdekja e një njeriu-lider vizionar, strategjik dhe të urtë është një vdekje e një pjese të kohës brenda kombit është një humbje totale e pasqyrës udhëheqëse të vendit sepse një njeri-lider dhe shërbëtor i vërtetë i popullit të tij vazhdimisht ka qenë syri, veshët, goja dhe turpi lëvizës i popullit drejtë të ardhmes dhe qëllimit historik të vendit. Pikërisht vlera e një lideri vizionar dhe shërbëtori besnik ndaj popullit të tij janë një nga arsyet e mëdha që populli pa të është njësoj si popull pa sy dhe rrugë drejt të ardhmes së mirë dhe të sigurt të vendit.

Sapo kishte nisur ora e triumfit politik dhe historik të njohjes së Kosovës shtet nga bota demokratike ai e la të nënshkruar atë ditë që në fillim, por nuk arrit ta prek dhe ta shijoj në tërësi pavarësinë dhe njohjet që ai vazhdimisht i kërkonte për shkak se Kosova ishte një realitet historik, Kosova kishte të drejtë të jetoj e lirë dhe e pavarur; sepse kjo ishte e drejtë e natyrshme e një populli autokton dhe të lashtë evropian.


Ndërkaq ai si një lider vizionar dhe karizmatik ka punuar në kohërat e stuhishme, por edhe vendimtare për vendin dhe rajonin në përgjithësi në të cilën ai e udhëhoqi popullin me përgjegjësi të madhe drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Me pak fjalë dr.Ibrahim Rugova është dhe do te mbetet gjithnjë një njeri-lider i parimeve te mëdha të lirisë dhe emancipimit, përfaqësues i denjë i përgjegjësisë kombëtare e shtetërore të Kosovës. Ai tani i takon epokës së paharruar të mbrojtjes, përpjekjes se vazhdueshme dhe të së drejtës historike të çështjes së popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi. Ne fjalët e mëdha të urtësisë, ai u bë një shembull i një lideri dhe presidenti vizionar dhe shërbëtor i së vërtetesë së popullit të tij. Ai është ende gjallë! Ai jeton!.