Viti i ri me probleme të vjetra
Viti 2012 erdhi me një shpresë të re të shfaqur te njerëzit për një jetë më të mirë realitet më ndryshe dhe një ambient më të relaksuar shoqëror pas një viti shumë të vështirë, të mundimshëm e të lodhshëm përplot me sfida, ndodhira dhe trazira gati në të gjithë rruzullin tokësor. Më shqetësuese ndër të gjitha ngjarjet vitin që e lamë pas ishin ngjarjet dramatike politike në disa shtete arabe, në të cilat plasi sherri mes popullit dhe pushtetet, pushtetarët e cilave gati më edhe vet kishin filluar të harronin se kur ishin ngjitur në pushtet. Kështuqë kjo i detyroi qytetarët të cilët nuk i takonin shtresave sunduese që me dhunë t’i zbresin nga kolltukët e pushtetit pushtetarët e vjetruar edhe me mandat, por edhe me moshë pjesa dërmuese e të cilëve edhe vet e kishin aplikuar të njëjtën metode për tu ngjitur në pushtet.
Vështirësi tjetër gjatë vitit 2011 ishte edhe kriza e madhe financiare dhe e borxheve që i kaploi disa shtete të Bashkimit Europian ku si liderë në këtë çrregullim financiar u cilësua Republika e Greqisë e cila u pasua nga Italia, por edhe nga disa tjera me ekonomi të brishtë në BE.
Krahas shpresës për ndryshime dhe realitet më ndryshe me ardhjen e vitit të ri disa prognozues dhe analist politik, por edhe ekonomik nxituan të japin prognoza dhe analiza aspak të mira dhe shpresëdhënëse për realitetin politik, financiar e ekonomik për këtë vit duke tentuar të na sinjalizojnë në atë se ky vit i ri nuk do të jetë as fillimi e as mbarimi, por vazhdimësia e vështirësive politike, financiare e ekonomike që i kemi përjetuar edhe gjatë vitit 2011.
Sigurisht se shpresë për zhvillime pozitive nuk ka as në ato vende të cilat e zhvilluan Pranverën arabe pasi që gjendja politike dhe e sigurisë atje vazhdon të jetë e rënduar pa asnjë gjasë të përmirësohet në aspekt cilësor duke e pasur parasysh faktin se në to strukturat shoqërore ushtarako-politike dhe civile akoma nuk kanë arritur pajtueshmëri për atë se si dhe kush do të duhet t’i qeverisë ato vende.
Duke iu referuar nevojës për ndryshime gjatë kalimit prej vitit të vjetër në vitin e ri unë në një shkrim timin autorial me rastin e kalimit prej vitit 2008 në vitin 2009 pata shkruar që “ky vit të mos jetë si viti i mëparshëm”, do të thotë se kalimi prej vitit të vjetër në vitin e ri duhet të kontribuoj që të ketë dallime të mos jetë njësoj. Pasi që nëse nuk ka ndryshime cilësore atëherë viti që vjen nuk i plotëson kriteret të jetë i ri, por vazhdimësi e vitit të mëparshëm. Prandaj nëse në vitin që hymë para pak ditësh nuk ndodhin ndryshime më cilësore, unë personalisht vitin 2012 do të vazhdoj ta konsideroj si viti 2011.
Viti 2012 të cilin unë kushtimisht po e quaj të ri, aspak nuk është shpresëdhënës edhe për ngjarjet e përgjithshme në rajonin e Ballkanit pjesë përbërëse e të cilit është edhe Republika e Maqedonisë. Këto vende hynë edhe këtë vit me disa probleme e konteste akoma të pazgjidhura të cilat si duket nuk do të zgjidhen edhe një periudhë më të gjatë.
Kontesti që e ka Republika e Greqisë me emrin e Republikës së Maqedonisë tanimë është transferuar nga një teren bisedimesh e dialogu në terrenin e akuzave e kundërakuzave për atë se kush është konstruktiv e destruktiv, kush ka gatishmëri e kush nuk është i gatshëm t’i qaset një zgjidhjeje konstruktive të këtij problemi gati dy dekanësh, i cili është bërë pengesë jo vetëm për përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore mes Maqedonisë e Greqisë, por edhe një pengesë serioze për realizimin e aspiratave eurointegruese dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
Ajo që jep një shpresë shumë të vogël është paralajmërimi për vazhdimin e dialogut të ndërprerë para një viti në relacionin OKB-Athinë-Shkup. Ky dialog do të filloj nga mesi i këtij muaji, por përveç gatishmërisë për takim trepalësh ndonjë zgjidhje e shpejtë nuk duket akoma në horizont. Për kultivimin e një bindjeje të tillë po kontribuon edhe qëndrimi indiferent dhe refuzues i Kryeministrit të përkohshëm grek Lukas Papademos, i cili aspak as në qarqe diplomatiko-politike, por as në qarqe mediatike, nuk del me ndonjë nismë konkrete apo nisma të tjera për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit.
Papademos, një ekspert financiar duhet ta ketë të qartë se si kryeministër i një vendi, i cili e ka nxitur problemin e emrit, e ka për obligim që të bëj përpjekje për të gjetur zgjidhje për të njëjtin. Ky qëndrim i kryeministrit grek ndaj kontestit rreth emrit nuk befason vetëm për një fakt se ai gjatë formimit të qeverisë së re të Greqisë pati deklaruar se kjo çështje nuk ndodhet në agjendën e prioriteteve të qeverisë se re greke. Në mesin e prioriteteve kryesore të qeverisë kalimtare greke ai i pati përmendur aplikimin e katër masave antikrizë, por jo edhe çështjen e gjetjes së zgjidhjes për kontestin e emrit. E nëse diçka nuk është në listën e çështjeve prioritare apo të ngutshme është tregues se ajo çështje duhet të pres edhe një kohë të gjatë për zgjidhje.
Gjendjen rreth zgjidhjes së çështjes së emrit po e rëndon edhe situata akoma më e rënduar ekonomike në shtetin fqinj, e cila sipas disa parashikimeve akoma ka gjasa për të falimentuar. Papademos edhe pse u deklarua se nuk e ndjen veten si politikan ai deshi apo nuk deshi tanimë është në krye të një institucioni ku përpilohet dhe zbatohet politika prandaj duhet të angazhohet më shumë për të kontribuar për arritjen e zgjidhjes së kontestit të emrit, i cili neve këtu në Maqedoni po na pengon dukshëm në inkuadrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kuptohet arritjes së zgjidhjes duhet t’i kontribuojnë të dyja palët, ndërsa për zgjidhje duhet të këtë vullnet për kompromis: Vendimi për kompromis është akt i vështirë dhe i dhimbshëm i cili ndonjiher duhet të bëhet detyrimisht për të mundësuar tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve.
Zgjidhje e kontestit nuk po hetohet edhe në raportet Kosovë-Serbi. Kjo e fundit me ngulm refuzon ta pranoj realitetin e ri dhe kërkon që pala kosovare të pranon propozimin e saj për gjetjen e një zgjidhjeje tjetër-fare nga ajo që u parapa me Planin e Ahtisaarit, me të cilin Kosova u shpall shtet. Zgjidhja tjetër-fare nënkupton ndryshimin e kufijve të Kosovës që don të thotë shkëputjen e një pjese të territorit të saj dhe më vonë bashkëngjitjen e saj Serbisë. Kjo e fundit duket se është në rrugë e sipër që ta realizoj një plan të tillë, sepse në fund të fundit çështja e posedimit dhe qeverisjes së një territori është çështje faktike. Ai entitet që qeverisë ndonjë territor të caktuar, ai është edhe sovrani. Kjo është njiherit edhe kriter që e marrin parasysh edhe Kombet e Bashkuara gjatë përcaktimit dhe njohjes së sovranitetit të një subjekti të caktuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-8-780x439.png)
"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe