Roli i institucioneve dhe relacioni me integrimet evropiane
Konsistenca dhe funksionimi i institucioneve shtetërore, për mikro apo makro procese, janë patentim i kryerjes me sukses apo pa sukses të objektivave të determinura nga agjenda shtetërore në relacion me arritjet e projektuara. Gatishmëria për integrime, në institucione evropiane, dhe krejt në fund arritja e qëllimit për tu gjendur në mesin e Bashkimit Evropian, në kontinuitet kërkon institucione stabile, jo vetëm për faktin që është kriter stabiliteti institucional, por së këndejmi edhe për plotësimin dhe kryerjen e detyrave me sukses të cilat dalin si rezultat i kërkesave nga ana e BE-së.
Republika e Kosovës, ka filluar me disa procese integruese Evropiane, në trend të analizave, debateve, vizitave, vazhdon të jetë liberalizimi i vizave. Por, i gjithë procesi i integrimit ka relacionet, Republikë e Kosovës – Bashkim Evropian. Kërkesat të cilat dalin nga BE-ja, dhe ju adresohen institucioneve të Republikës së Kosovës, kryesisht insistojnë në progresimin e sundimit të ligjit, rendit, zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale dhe ngritja e standardit të përgjithshëm të qytetarëve. Në kuadër të përkushtimit, për ndërtimin dhe korrektimin e sistemit të përgjithshëm shoqëror, institucioneve ju bien mbi supe, disa nga çështjet më fundamentale, njëherësh goxha komplekse, si për nga afatet kohore mjaft të gjata, ashtu edhe nga kostoja e lartë financiare. Prandaj, stabiliteti institucional, është në funksion pozitivë, sepse institucionet kryejnë shumë role, por disa më bazike momentale janë:
Zhvillimi i Demokracisë: mbetet edhe më tutje, një prioritet i rëndësishëm për institucionet e Republikës së Kosovës, njëra nga arsyet është që, Bashkimi Evropian, përveç që është një promovues dhe aplikues i madh i demokracisë, fundja është edhe shumë e dëshiruar të pasurit një Demokraci funksionale, të avancuar dhe të krahasueshme me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, zhvillimi i demokracisë, nuk kalon pa refleksione në sfera të ndryshme, të organizimit shoqëror, kryesisht do të shtrihej funksionimi dhe aplikueshmëria e ligjeve në mbarë territorin e Kosovës, po ashtu edhe funksionimi i drejtësisë, bashkë me ruajtjen e rendit dhe qetësisë, do të jenë shumë më lehtë të aplikueshme dhe më funksionale. Në mesë të vizitave të ndryshme, raporteve të përpiluara, dhe deklaratave të lëshuara, kryesisht kërkohet në avancimin dhe respektimin e qasjeve të lartë përmendura. Prandaj, të pasurit demokraci të zhvilluar, dhe me shenja inkurajuese për avancim të më tejmë, realisht zhvillimi i saj do ti ndihmoj të gjithë, dhe do të jetë bazë e fortë e vendosjes së hapave, për integrim në Bashkimin Evropian.
Progresi social – ekonomik: vazhdon të mbetet sfidë, gjendja aktuale, sociale dhe ekonomike, aktualisht është në disharmoni me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës, kanë rolin qendror, për ta shtyrë këtë proces kah lëvizja edhe më pozitive, së pari, është nevojë imediate krijimi i një legjislacioni të nevojshëm në raport me situatën socio – ekonomike, së dyti, fillimi i nismave të reja kohezive në ekonomi, me gjeografin rajonale dhe më gjerë, së treti, krijimi i një këshilli kombëtar për prezantimin e kapaciteteve të cilat i ofron Kosova në të gjitha sferat, po ashtu edhe tërheqja e donacioneve socio – ekonomike në vendin tonë nga investitorët potencial ndërkombëtar.
Kjo iniciativë, përveç leverdisë ekonomike, që do t’i sillte Kosovës, njëkohësisht do të vendoste një komunikim të qëndrueshëm, njohje dhe bashkëpunim ndërmjet shtetesh, kjo qasje do të ndikonte edhe në ngritjen e imazhit, lehtësi në njohjen e Kosovës, nga shumë vende të globit etj. Gjithnjë, ngritja e ekonomisë, përveç krijimit të kushteve më të mira për qytetarë, dhe ngritjen e standardit të jetesës, si e tillë krijon favore po thuaj se vendimtare për tu gjendur në Bashkimin Evropian.
Çështja e arsimimit, me theks të veçantë teknologjia: edhe më tutje, qasja ndaj këtyre dy proceseve duhet vazhduar, me theks të veçantë, investimi në Arsim, me këtë rast, vlen të përmendet thënia e shkencëtarit, Albert Einshtein se “E ardhmja e një kombi është, e lidhur ngushtë me edukimin qe merr rinia”. Bota e shekullit XXI, veprimtarit e veta, i shpreh me anën e mbështetjes së faktorit tekniko- teknologjik, sot po thuaj se shumë çka, ndodhë përmes mjeteve të komunikimit elektronik etj, pastaj, tendenca për ngritjen e industrive të prodhimit, e deri tek aplikimi i faktorëve teknologjik, në çdo segment shoqëror, kërkon një mori ekspertësh të fushave të ndryshme, për drejtimin e teknologjisë dhe digjitalizimit, i cili ka ndodhur dhe thuaj se për çdo ditë po përsoset dhe po aplikohet me dinamizëm.
Në masë të konsiderueshme, i nevojshëm është progresi i më tejmë nga fusha e Informatikës, Elektronikes, Mekanikes, etj, investimet duhet të shënojnë rritje më të theksuara, edhe pse kërkohet kosto jo e vogël, por i rëndësishëm është, zhvillimi dhe ndërtimi i kabineteve të reja, ngritja e kapaciteteve të këtyre kabineteve aktuale, vizita studimore jashtë vendit, me qëllim të njohjes dhe përcjelljes së trendeve globale tekniko – teknologjike, bartjes së përvojave në vendin tonë, e gjithë kjo do të jetë plus, në funksion të lehtësisë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, pasi që ka shumë projekte të BE-së, të cilat për tu aplikuar kërkojnë mjaft; ekspertë, koncizitet, etj.
Përfundim – Shtetet e ndryshme të botës, të cilat sot shënojnë rritje të mirë, qëndrueshmëri në çdo aspekt shoqëror, duke mos lënë pa përmendur shtetet e Bashkimit Evropian, të arriturat e tyre, përveç shumë të tjerave, por disa më të rëndësishmet që punuan shumë, janë: Ndërtimi dhe zhvillimi i demokracisë, avancimi i saj, duke vlerësuar, një konkurrencë të lirë në shumë aspekte, pastaj progresi social – ekonomik, duke ndërmarrë reforma të gjëra me qëllim të ngritjes së këtyre sektorëve etj, duke qenë në trendë me të arriturat e larta tekniko – teknologjike, janë disa nga të arriturat e larta. Krejt në fund natyrisht, investimi në arsim është garant për zhvillimin, në ide dhe fusha të ndryshme, por investimi në arsim, është pasuri nacionale, dhe ardhmëri e ndritur për qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-8-780x439.png)
"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe