Fal dhe kërko falje
Në mesin e vlerave më të larta të civilizimit njerëzor, qytetar, kulturor, në nivel botëror, padyshim mbetet falja dhe kërkim falja. Këto janë edhe pikat, vlerat esenciale, të cilat e bëjnë dallimin e qartë në mes një evropiani dhe një aziatiku.
Gjatë historisë së njerëzimit, kanë ndodhur luftëra, shtypje, robërime, masakra e deri në gjenocid, etnocid, kulturocid etj., etj., mirëpo gjithmonë, pas çdo lufte, në momente paqeje, është vlerësuar dhe është bërë ndarje e qarte në mes të agresorit dhe viktimës, dhe si të tilla historia e njerëzimit i përshkruan dhe i njeh.
Posaçërisht, shekulli i kaluar, XX, ishte ai që historia njerëzore e njeh si më mizorin dhe më të përgjakshmin. Jo pse vetëm në ketë shekull ndodhën të këqija, por se përmasat e se keqes, (krimit) ishin shumë më të mëdha, me shtrirje globale.
Ishte lufta e parë botërore ajo e cila shkaktoi viktima të pa imagjinueshme, të pakapshme për kapacitetin mental normal njerëzor. Ishte ajo periudha e tmerrshme e luftërave ballkanike e botërore, të cilat edhe për kombin tonë shqiptar ishin aq të kobshme, ku nga të gjitha anët sulmoheshin trojet e shqipes, nga Perandoria Osmane për të cilën ishte fundi i saj si perandori e që për ne shqiptaret kishte përmasa shkatërruese. Nga ana tjetër, ishin shtetet sllave, si Serbia, Mali i Zi , të cilët shfrytëzuan pikërisht këto kohëra të errëta dhe iu vërsulën trojeve shqiptare, duke djegur çdo gjë mbi dhe. Dhe në anën tjetër ishin grekët, po ashtu, të cilët me të njëjtat metoda pothuaj në koordinim të plotë me otomanet dhe sllavët të cilët zhvilluan spastrim etnik dhe gjenocid mbi shqiptarët.
Bota moderne, njeh të paktën tri ngjarje të tmerrshme të cilat patën impakt në ngjarjet dhe zhvillimet globale. Ishte pra tragjedia armene, ajo japoneze, pas hedhjes së bombës atomike nga amerikanët, si dhe tragjedia e hebrenjve të cilën e shkaktoi makineria e Hitlerit. Ndërsa, në kohën më të re ishte gjenocidi serb në Kroaci, Bosnje dhe në Kosove, i cili për kohen moderne kur ndodhi ishte me përmasa shkatërruese dhe të tmerrshme.
Pothuajse në çdo përvjetor përkujtimor të tragjedisë në Hiroshima dhe Nagasaki, si shenjë të ndjenjës së keqardhjes dhe kërkimit falje në mënyrë publike, marrin pjesë edhe SHBA-të. Jo pse ato i detyron dikush ndonjë fuqi ta bëjnë këtë sepse edhe tani janë superfuqi botërore, por sepse në vlerat civilizuese perëndimore është madhështi të falesh, dhe te kërkosh falje, për të bëmat qoftë edhe të paraardhësve të tyre.
E njëjta gjë ndodh me gjermanet, mbi krimin të cilin ata në kohën e nazizmit, ia shkaktuan popullit hebre. E bën aq me shumë madhështor një komb i cili qëndron drejt ndaj gabimeve (krimeve) të bëra nga paraardhësit, për të cilat pendohen dhe kërkojnë falje në vazhdimësi. Në çdo përvjetor të Holokaustit, kemi një pjesëmarrje dhe një deklarim publik të udhëheqësve më të lartë shtetërorë gjermanë që kërkojnë falje për krimet e bëra.
Mirëpo e njëjta gjë nuk ndodh të dëgjohet asnjëherë nga pjesa tjetër e botes, gjegjësisht civilizimi lindor.
Shembuj më eklatantë dhe aktualë janë krimet ndaj popullit shqiptar, por edhe ato ndaj popullit armen të shkaktuara nga Perandoria Osmane, për të cilat turqit, Turqia e sotme jo vetëm që nuk kanë kurajë dhe vlera civilizuese t’i pranojnë ato si ngjarje historike, dhe të kërkojnë falje për një krim të cilin e bënë paraardhësit e tyre, por madje Turqia e sotme është e gatshme edhe të vë në pikëpyetje marrëdhëniet me shtetet mike, si SHBA-të e së fundi edhe me Francën për të mbrojtur gjenocidin. Në këtë pikë nuk duhet të na befasojë fakti ne shqiptarëve pse shteti turk kërkon edhe ende ka pretendime ndaj nesh. Kam dëgjuar shumë zëra të cilët mundohen Turqinë e sotme ta shkëpusin në kontekst historik nga Perandoria Osmane, me qellim që ta prezantojnë si një shtet me vlera të larta civilizuese, dhe me pretendime për integrim në familjen evropiane.
Realiteti flet të kundërtën ata nuk njohin keqardhje për krimet e bëra dhe nuk kanë gatishmëri për të pranuar ato e aq më pak të kërkojnë falje as ndaj armenëve e as ndaj shqiptarëve. Ndërsa për integrime evropiane as që mund të bëhet fjalë me një mentalitet të tillë. Turqia pra aspiron të integrohet në Evropë me një mentalitet aziatik dhe momentin kur duhet të vendosin në mes të trurit të ftohtë dhe zemrës së nxehtë ata vendosin për zemrën e nxehtë e cila rrah pa ndërpre për Azinë.
Në këtë pikë për fat të keq, edhe shqiptarët shquhen me karakteristika të përbashkëta. Nga njëra anë jemi populli që në fjalorin politik më së shumti në botë e shqiptojmë termin integrime euro-perëndimore, por në lëvizjen tonë drejt këtij qëllimi e luajmë rolin e gaforres duke bërë një hap para e dy prapa. Gjithashtu edhe me dashamirësinë tonë ndaj SHBA-ve. Si shenjë falënderimi, shqiptarët njihen si populli më pro amerikan në botë, por njëkohësisht jemi edhe prodhuesit më të mëdhenj në përqindje të terroristeve islamikë të cilët janë të betuar për shkatërrimin e po këtij shteti të dashur, SHBA.
A duhet të analizojmë qartë dhe me gjakftohtësi këto karakteristika dhe të themi se ne i përngjajmë, takojmë këtij apo atij civilizimi, dhe të zgjedhim qarte njërin, sepse nuk mund të jetë e shëndetshme një luhatje më mes substancave të cilat me gjasë nuk do të ofrohen asnjëherë përnjëmend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin