Nevoja rinisë shkollore për motivin e mësimit
‘Një rini pa ideale është vetëm numër, është vetëm objekt i dikujt tjetër me ideale’
S’mund ta merrni me mend numrin e të rinjve shkollor që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë. Pyesni shkollarët se kur për herë të fundit kanë lexuar ndonjë roman ose çfarëdo libri. Njëshat që kanë mbushur ditarët e shkollarëve në këtë fund gjysmë vjetor janë dëshmi më e mira për ‘ardhmërinë’ që e pret popullin tonë. Sikur jemi mësuar me këtë fakt, por ende s’mund ta besoj që nuk na bënë përshtypje ky fenomen.
Gjersa dje mësuam në bodrume dhe në ambiente aspak shkollore, sot kur kemi modernizuar objektet shkollore, po bindemi duke përjetuar në lëkurët tona se jo domosdo faktorët e jashtëm nxisin dhe mundësojnë dijen dhe ngritjen shkencore e akademike.
Një numër i vogël i nxënësve të shkëlqyeshëm tregohen shumë aktiv në mësim, por edhe në organizmat e nxënësve dhe të shoqërisë civile, të cilët janë një shkëndisë e vogël shprese. Por edhe aty jo pak të rinj janë të hutuar.
Sikur që kanë manipuluar për disa vite me zyrtarët e lart shtetëror edhe të rinjtë aktiv shkollor sot manipulohen nga donatorët e projekteve grandioze, e që krejt për shkak të pilot-projekteve këtyre organizatave financuese sot kemi një sistem tërësisht të dështuar.
Reformat në procesin e arsimit e kanë shkatërruar tërësisht sistemin shkollor. Klasa nëntë jo veç për nxënësit, por edhe për mësimdhënësit konceptohet si një tepricë, për nxënësit pushim, për mësimdhënësit relaksim me që do ligjërojnë gjëra të njëjta që i kanë ligjëruar në vitet e kaluara. Kjo pauzë jo formale në sistemin e arsimit jep rastin rinisë shkollore që aktivisht të ketë hapësirë kohore për të orientuar kush e di se ku.
Duke qenë një rini ngelaqe dhe dështake në dije, rinia shkollore që nga filloristët e deri tek ata në të mesmen kanë kohë për të qenë aktiv të mëdhenj në vandalizma qoftë në kacafytje të përgjakshme në mes grupeve të rinjve, qoftë në shkatërrimin e objekteve shkollore. Dhe kulmi aktiv edhe në shkatërrimin e vetës. Statistikat jo formale flasin për 20% të rinjve që përdorin drogën. Por nëse pjesë e këtyre statistikave janë edhe rina shkollore pa më të voglin dyshim që përqindja është shumë më e madhe. Mendoj se skeptikët e këtyre statistikave duhet të zbresin në tokë dhe të shohin realitetin e çdo ditshëm.
Ata që e shohin si normale këtë gjë, sigurisht janë anormal. Bota është plot me shembuj të mirë dhe pozitiv, por kush është ai dreq që po parapëlqen shembullin e një rinie të shkatërruar për rininë tonë.
‘Japonezët formojnë ndjenjën e përgjegjësisë te fëmijët qysh nga faza e arsimit fillor, nëpërmes angazhimit të tyre në punën shërbyese, të cilat u sjellin dobi shkollave, e në fund edhe vetë atyre. Kur të përfundoj mësimi ditor, nxënësit nuk mjaftohen vetëm me fshirjen e pluhurit, evitimit të tij dhe rregullimin e sallave të mësimit, por pastrojnë dyshemetë dhe korridoret me ca lecka të lagura. Përkrah përforcimit të ndjenjës së lojalitetit ndaj shkollës, me këtë rregull, ata synojnë të kultivojnë frymën e përgjegjësisë te nxënësit, gjë që i bënë më pak të pasionuar për shkatërrim, e që disa nxënës e bëjnë zakonisht.’’ (Formimi i Brezave, Dr.Abdul Kreim Bekkar)
Shembull unik mund të marrim edhe nga një lloj i tjetër i shkollave shqipe, nga ai i gjimnazeve të përgjithshme fetare – medresetë, nxënësit e këtyre shkollave janë shquhen vetëm për aktivitete pozitive, që nga etika e një nxënësi, sjelljet e shkëlqyeshme e deri tek angazhimi në dituri që janë të pa konkurrent.
Pikaso thotë : “Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen arsyen”. Është e qartë që jo veç të rinjtë janë fajtor për statusin dhe profilin që tani kanë formuar. Familja , shoqëria dhe institucionet gjegjëse ka më shumë se një dekadë që kanë lënë anash rininë duke u marr me gjithçka pos me ta. Flas për angazhim të sinqertë për ta dhe konkret, sepse retorika politike mijëra herë e ka përmendur rininë si një resor me rëndësi. Megjithatë me rëndësi vetëm për ta, si militant e njerëz që më lehtë mund të manipulohen me premtime boshe për gjetje të vendeve të punës e të tilla. Por jo diçka konkrete.
Rina jonë po gjakos. Mbi 14 të rinj vetëm gjatë vitit 2011 kanë vdekur nga abuzim me droga. Edhe pjesa tjetër janë cak i këtij rreziku, me që numri i përdoruesve të drogave është në rritje. Konsumimi alkoolit është i pa kriter, ndërsa deformimet dhe efektet e përnjëhershme të alkoolit mund t’i shoshësh tek të rinjtë që duken si pleq edhe duke qenë farë në moshë të njomë.
Po në botë ka njerëz që shoshin vetëm zi, ka edhe të atillë që ia bëjnë vetëm rrafsh. Unë e llogarisë vetën në mes tyre. Në fakt që gjërat i shoh realisht. Edhe pse vet jam i ri, më dhembë në shpirt tek shoh shkatërrimin e rinisë. Më shumë më dhemb injorimi që kësaj dukure i bëjnë të rriturit dhe personat gjegjës.
Dijetari Jakup Asipi thotë ‘Ju a doni të shpëtoni? Ju keni tre rrugë që ta bëni atë, e ato rrugë janë : rruga e besimit, arsimit dhe veprimit’. Nëse askush nga jashtë nuk ia imponon politikës kosovare mosveprimin në procesin e shkatërrimit të saj, atëherë armiqtë dhe tradhtarët më të mëdhenj qenkan politikanët tanë. Thënien e mësipërme të misionarit më të madh modernë të nxitjes për dije, Jakup Asipit patjetër që duhet t’i shkojmë vij për vijë.
Të rinjtë nuk mësojnë se nuk kanë motiv.
Të rinjtë abuzojnë me droga se nuk kanë karakter të qëndrueshëm që tu rezistojnë atyre.
Të rinjtë abuzojnë me droga, pinë alkool sepse si çdo rini kudo në botë kanë probleme dhe kanë nevojë për prehje, e këtë prehje e gjejnë tek këto substanca shkatërruese sepse nuk u kemi dhënë madje përkundrazi u kemi ndaluar alternativa shpëtuese.
A e dini cili është ideali i rinisë sonë tani ? Ja cili: Një mësimdhënës po u rikujtonte nxënësve motivin e ardhjes së tyre në shkollë duke ju thënë: “Ju këtu keni ardhur për të nxënë, e ne kemi ardhur për të ju dhënë juve mësim”. Nxënësit ia kishin plasur të qeshurave, duke iu drejtuar mësimdhënësit, po vallah bash për të zënë… kemi ardhur.
Një rini që ka vetëm ideale të tilla mund të prodhoj vetëm fëmijë (në rastet më të shpeshta bastard), por jo të quhet ardhmëri dhe të pritet diç prej saj.
Prandaj është koha e fundit që komplekset dhe mbi të gjitha mashtrimin dhe frikën që një pjesë e mercenarëve të agjendës së armiqve tanë e kanë formuar për lëndën për fenë ta tejkalojmë. Në fund të fundit kjo është alternative e vetme që gati gjitha vendet dhe popujt normal e kanë provuar. Me fjalë të tjera kurdo që bëhet fjalë për dështimin total të rinisë , shkatërrimin e saj nga dukuritë negative, kudo që frustroheni nga gjithë ajo katrahurë që ka kapluar rininë tonë, atëherë keni ku ta drejtoni gishtin, pikërisht atje tek politika dhe tek një pjesë e medieve dhe analistëve që na paraqiten si kundërshtar të ashpër të lëndës për fenë. Mendja ta thotë mendja se mos këta janë dilerët e drogës dhe do u zvogëlohet biznesi, apo se janë njerëz me ideale që dëshirojnë t’i kenë të robëruar të tjerët.
Nuk ka ndonjë ideologji të thërret me kaq pasion për dije dhe shkencë se siç thërret feja. Gjersa imperativi kuranor i pari ishte Lexo, pse të frikësohemi nga këto dituri dhe nxitje. Gjera kjo edukimi fetar thërret për respekt të qenies njerëzore, a prisni që të tillët të angazhohen ndonjëherë në rrjetet trafikimit të qenieve njerëzore. Gjersa ky mësim për fetë i mbush nevojat shpirtërore, pushon nevoja për të konsumuar drogat dhe alkoolin e të tjerat.
Si përfundim nuk shoh tani për tani ndonjë nxitës dhe stimulues më të madh për dije se siç është feja. Le ti japim rast një herë popullit tonë të bëhet normal, si dikur Grënada, si Aleksandria e qendra tjera të dijes, ose thjeshtë të kemi një rini që vërtet dëshiron të mos, dhe jo vetëm të presë nëse mësimdhënësi po ua fal një dysh sa për ta kaluar vitin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin