Kujdes nga “ndihmat humanitare” ruse
Nga mitologjia e vjetër greke edhe sot përdoret shprehja “kujdes nga grekët që sjellin dhurata”, e që e ka zanafillën në luftën midis Greqisë e Trojës, kur grekët u dhanë trojanëve një kalë të madh druri që përbrenda mbante 30 burra të armatosur. Troja pranoi kalin prej druri dhe pasi e sollën në qytet, gjatë natës grekët e armatosur dolën nga kali i drurit dhe ndërmorën një sulm të papritur kundër Trojës.
Ditët e fundit po flitet dhe po shkruhet shumë në lidhje me të ashtuquajturat “ndihma humanitare ruse” për banorët serb të veriut të Kosovës. Serbët dhe rusët pretendojnë se ato janë “ndihma humanitare”, për banorët serb të veriut të Kosovës, ku jo vetëm sipas zyrtarëve të shtetit dhe të qeverisë së Kosovës, por edhe sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, në atë zonë të Kosovës nuk ka asnjë krizë humanitare, që të nevojitet ndonjë intervenim urgjent. Ashtu që, kjo situatë e krijuar, është një krijesë me paramendim e Rusisë duke përdorur ambasadorin e saj në Beograd, me qëllim për të mbajtur lartë tensionin nëpërmjet barrikadave ilegale të ngritura atje nga serbët që prej muajit Korrik.
Pasi 27 kamionët me “ndihma” ruse ishin bllokuar për disa ditë në pikën doganore Jarinë midis Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje midis Komisionit Evropian EULEX dhe shtetit rus, zhbllokoi ngecjen dhe kamionët u shoqëruan të Premten nga automjete të policisë të komisionit evropian në Kosovë. Gjatë një interviste me Radion Evropa e Lirë, Ministri i Brendshëm i Kosovës, zoti Bajram Rexhepi tha se qëllimi i vetëm i këtyre “ndihmave” është të mbështesin strukturat paralele ilegale të serbëve në veri, për ndryshe ato do të shpërndaheshin edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Për më tepër, sipas Ministrit Rexhepi, ky konvoj “ndihmash” është “një projekt i strukturave politike ruse dhe ambasadorit (të Moskës) në Beograd, Aleksandr Konuzin”. Ndihmat i shoqëronte ambasadori Konuzin, i cili ndër të tjera u dorëzoi serbëve edhe një ikonë fetare, dhuratë e kryeministrit rus Putin.
Kush është ky “diplomat” i një vendi i cili jo vetëm refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, por që aktivisht po minon paqen dhe stabilitetin në Ballkan duke krijuar dhe duke inkurajuar një mjedis dhune e konflikti në veriun e Kosovës?
Ky është ambasadori i Moskës në Beograd i cili merr pjesë në mitingjet elektorale të ultra-nacionalistëve serbë; ky është ambasadori i Rusisë për të cilin bile edhe grupe të ndryshme serbe kanë bërë thirrje, që për arsye të veprimtarisë së tij jodiplomatike, të shpallet “persona non grata”, dhe të dëbohet nga Serbia. Ky është diplomati rus në kryeqytetin serb, i cili në punimet e një forumi mbi sigurinë globale, që u mbajt kohët e fundit në Beograd, i akuzoi pjesëmarrësit se nuk janë duke bërë sa duhet që të mbrojnë pretendimet serbe ndajë Kosovës si dhe “interesat e bashkëkombësve të tyre në Kosovë”.
Ky është ambasadori i Vladimir Putinit, i cili nxitë lidhje të ngushta midis dy vendeve ortodokse në dëm të përpjekjeve të Serbisë për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian, vetëm e vetëm sepse Perëndimi përkrah pavarësinë e Kosovës. Ky është ambasadori rus në Serbi, i cili në një fjalim në qytetin serb Llazarevac – në përpjekje të hapët ndërhyrjeje në punët e brendshme të këtij vendi – kërcënoi se Serbia nuk duhet të lejojë që marrëdhëniet me vende të tjera (vendet perëndimore) të dëmtojnë marrëdhëniet e sajë me Rusinë, pasi “një gjë e tillë do të jetë më shumë e dëmshme se sa e dobishme”, për Serbinë.
Ambasadori Konuzin nuk është duke zhvilluar këtë aktivitet në kokë të vet. Për këtë veprimtari, ai ka përkrahjen e plotë të Kremlinit. Ministria e Jashtme ruse, duke iu përgjigjur ankesave ndaj sjelljeve absurde të diplomatit të saj në Beograd – ka deklaruar se veprimtaria e ambasadorit të saj Aleksandr Konuzin, është një “praktikë normale diplomatike”. Por aktiviteti Konuzin në Serbi nuk ka të bëjë aspak me punën normale të diplomatëve. Megjithëse është e vërtetë se si pjesë e veprimtarisë së tyre diplomatike, diplomatët e huaj të akredituar marrin pjesë në mitingje të partive në vendin ku shërbejnë, nuk është normale dhe ata në asnjë mënyrë nuk duhet të favorizojnë një parti politike në krahasim me të tjerat. Një veprimtari e tillë, përgjithësisht, konsiderohet si aspak e dëshirueshme dhe e pa precedencë dhe jashtë rregullave diplomatike.
Radio Evropa e Lirë citon Zotin Genadi Sosojev, një ekspert i politikës së jashtme i gazetës Komersant se veprimtaria e ambasadorit rus në Beograd, mbi të gjitha, shkelë edhe protokollin diplomatik rus. “Unë nuk di asnjë rast tjetër ku një ambasador rus, kudo në botë, mban fjalime në mitingje parazgjedhore të partive që luftojnë për pushtet”, thotë komentatori Sosojev. “Jo vetëm Serbia, por asnjë vend tjetër nuk do të toleronte një gjë të tillë”, shtoi ai.
Veprimtaria diplomatike anti-shqiptare e ambasadorit të tanishëm rus në Beograd nuk duhet të habisë asnjë njeri. Kjo është një vazhdim i traditës dhe politikës shekullore anti-shqiptare të Moskës që prej kohës së carëve të Rusisë, të sovjetikëve komunistë dhe deri në ditët tona të politikës së jashtme të Vladimir Putinit, siç po e vërteton haptazi edhe aktiviteti i ambasadorit të tanishëm rus në Beograd, politikën e të cilit ai zbaton me përpikëri dhe devotshmëri, në një shtet vasal të Rusisë.
Le të shpresojmë që “kali i Trojës” i “ndihmave humanitare” të Rusisë për serbët në veriun e Kosovës, që u lejua të hynte brenda “mureve” të Kosovës të Premten, të mos dëmtojë arritjet e deritanishme të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të shkatërrojë “qytetin”, duke prishur paqen dhe sigurinë. Si rrjedhim, duhet të ketë një politikë shqiptare të konsoliduar dhe të bashkërenduar mirë ndajë veprimtarisë aktive anti-shqiptare të politikës dhe diplomacisë ruse, pasi aktiviteti dhe deklaratat e ambasadorit rus në Beograd nuk janë asgjë tjetër veçse një pasqyrim i përpjekjeve shekullore të Moskës për sigurimin e objektivave gjeopolitike të Rusisë në Ballkan, historikisht në dëm të interesave të kombit shqiptar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin